Vuçeviq: Shumë alogjikshmëri rreth Banjskës, Kfor duhet të marrë kontrollin dhe qetësojë tensionin në veri
Mënyra e vetme për të qetësuar situatën në veri të Kosovës e Metohisë është tërheqja e forcave policore të Prishtinës dhe që Kfor të marrë kontrollin, e në këtë kuadër gjithçka do të qetësohet dhe nuk do të ketë më asnjë incident dhe problem, ka thënë në intervistën për Kosovo onlajn ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq. Ky i fundit në mënyrë të detajuar ka folur për alogjikshmërinë e versionit prishtinas për ngjarjet në Banjskë, për mënyrën e Kurtit që përmes terrorit të dëbojë sërbët dhe veçanërisht ka thënë se interesi shtetëror i Republikës së Sërbisë është të ruajë paqen.
Vuçeviq thekson se shteti i Sërbisë në asnjë lloj mënyre nuk ka marrë pjesë në ngjarjet e Banjskës më 24 shtator.
Fill kur u mësua për ngjarjet në Banjskë të 24 shtatorit, menjëherë nisën akuzat nga Prishtina, nga Albin Kurti dhe njerëz e rrethit të tij të ngushtë ndaj shtetit të Serbisë. Në cilën mënyrë dhe në cilën masë Ushtria e Sërbisë dhe Ministria e Mbrojtjes u njoh me detajet e këtyre ngjarjeve tragjike dhe si do t’i komentonit akuzat e aktuale të autoriteteve kosovare?
Ne po shpenzojmë kohën me hetimet tona, kur them ne, mendoj për shtetin e Sërbisë. Sigurisht kemi factor të vështirë sepse nuk kemi qasje fizike dhe faktike në vendngjarje dhe nuk mundemi të mbledhim të gjitha ato fakte të cilat organet shtetërore kur është një zonë e caktuar nën juridiksionin e tyre. Nga viti 1999 institucionet sërbe nuk kanë hapësirë fizike e juridike në hapësirën e Kosovës e Metohisë dhe në këto kushte nuk është e lehtë të mbledhësh të gjitha faktet. Aq më tepër, më habit sesi disa njerëz japin lehtësisht vlerësime për atë që ka ndodhur, kush ka marrë pjesë, kush nuk ka marrë pjesë dhe e di që ata kanë më pak informacion se njerëzit nga sektori i sigurisë, të cilët janë shumë më të kujdesshëm kur paraqesin nga larg vlerësime dhe fakte.
Sigurisht që Kurti po tenton dhe jo vetëm ai, por edhe ata që janë në të ashtuquajturën bashkësia ndërkombëtare, sponsorët e politikës së tij apo dhe të politikës së të ashtuquajturës Kosovë e pavarur, që këtë t’a përdorin që Sërbinë t’a etiketojnë si sponsor të asaj që ata e përkufizojnë si terrorizëm. Dhe nuk mjafton të merret tani me sërbët e veriut të Kosovës dhe Metohisë, por për të fituar legjitimitet dhe ligjshmëri për atë që po bëjnë, u nevojitet të bëjnë këtë lidhje mes shtetit të Sërbisë dhe asaj që ata e shikojnë si rrezik për politikën e tyre kriminale, Dhe theksi i tyre tek kjo, është në faktin se nga Sërbia dikush e sponsorizoi këtë, e ndihmoi, mori pjesë në çfarëdolloj mënyre. Shteti i Sërbisë nuk mori pjesë në ngjarjet në Banjskë më 24 shtator dhe për disa arsye mund t’a konkludoni qartësisht.
Cilët janë treguesit më të rëndësishëm të kësaj?
Ajo çfarë është për ne jashtëzakonisht e diskutueshme, është mbledhja e provave, përcaktimi i gjendjes faktike, ajo çfarë zyrtarisht Prishtina shpërndan. Duke e bërë të pamundur që familjet e të vrarëve, të rënëve, gati të pushkatuar ende nuk kanë marrë trupat e anëtarëve të tyre të familjes. Shumë e çuditshme shfaqja e armëve dhe pajisjeve ushtarake të konfiskuara-pothuajse gjithçka të pa-paketuara. Kushtojini vëmendje një detaji, një nga sërbët e vrarë, i cili është shënuar si terrorist i supozuar, ka pushkë të bllokuar. Kur shikon foton e sërbit të vrarë, me siguri i pushkatuar, shikon se pushka automatike është e bllokuar. Çfarë lloj aktivizmi terrorist apo qëndrimi luftarak është. Ajo pushkë nuk ishte e përgatitur për të shtënë, gjë elementare. Dhe shumë detaje të tjera të vogla që hedhin shumë dyshime apo ngrenë shumë pikëpyetje se çfarë dhe si ndodhi në veri të K&M javën e kaluar, do të dëshironim që si shtet të merrnim pjesë në mbledhjen e këtyre fakteve, t'i lejojnë autoritetet tona që përmes EULEKS të grumbullonin gjithçka nga ajo që është e rëndësishme për të përfituar pamjen e plotë.
Çfarë mund të merrnin organet shtetërore të Sërbisë ?
Ajo çfarë mund të them para shtetit të Sërbisë, para Qeverisë së Republikës së Sërbisë, ne do të dëgjojmë të gjithë personat që ndodhen në territorin e Sërbisë qëndrore, për të cilët egzistojnë indicie se eventualisht kanë qenë në atë lokacion, pra se ishin pjesmarrës në këto ngjarje. Sigurisht që Republika e Sërbisë e dënoi vrasjen e policit shqiptar. Kjo nuk është asgjë e mirë, sepse jo vetëm që shkakton dhimbje në familjen e të vrarit, por krijon probleme politike dhe sigurie për mbarë komunitetin sërb dhe mbarë Sërbinë. Por ashtu sikurse Sërbia nuk mund të mbetet e shurdhër, e verbër dhe e pavëmendshme ndaj persekutimit dhe vrasjes së sërbëve, ndaj pushkatimit fjalë për fjalë të serbëve në pyjet përreth, ndaj qëndrimit pasiv të KFOR.
Mënyra në të cilën Kfor dhe Euleks u sollën në mbarë ngjarjet, lanë pas dyshime të panumërta dhe palogjikshmëri. Si e komentoni këtë?
KFOR duket si mision vëzhgimi dhe jo forcë e armatosur. Ata kanë bazë në Noting Hill e cila është shumë afër vendit ku ndodhën këto ngjarje tragjike. Si është e mundur që KFOR nuk hyri në atë kapacitet apo me kapacitet të mjaftueshëm dhe ndaloi gjithë zhvillimin e kësaj ngjarjeje? Përse EULEKS nuk mori juridiksionin dhe nuk bëri hetim policor, pra kontrollin? Kush e lejoi që kjo të zgjaste me orë të tëra, që gjuetia e sërbëve të zgjaste me orë të tëra?
Shikoni atë që ka publikuar Prishtina, ata përmes dronëve ndiqnin këtë grup sërbësh, ata përgjatë gjithë kohës dinin se si dhe çfarë ndodhte dhe diçka-si mund të jetë akt terrorist kur
keni gjithçka të papaketuar, të papërgatitur për aksion e mandej thoni se ata kanë qenë të parët që u hodhën në sulm ndaj asaj çfarë definohet si polici. Ekspertët tanë ushtarakë analizuan fotografitë, granatahedhësi ishte i zbërthyer, domethënë nuk ishte i instaluar, nuk ishte i përgatitur për veprim. Municion në disa kuti, kova, pra kornizat, gëzhojat nuk janë të ngarkuara, nuk ka përgatitje, nuk supozohet se dikush ka qenë gati për të vepruar. Dikush me të vërtetë e ka përgatitur këtë skenar dhe ka shumë përpara që duhet të vërtetohet qartë deri në fund, ndërsa tani Kurti e shfrytëzon këtë si argument të tij. Thotë, shikoni, këto janë organizata kriminale, terroriste në veri, të vazhdojnë me aksionet e tyre, të vazhdojnë me presionet, të krijojnë deri në fund këtë atmosferë të paqëndrueshme për jetën e sërbëve në veri të Kosovës, që njerëzit thonë 'nuk mundemi të jetojmë më këtu'. Përditë hyjnë mjete të blinduara, specialet me maska, me armë tytëgjata. Bastisen shtëpi, spitale, dyqane, banka, arrestohen njerëz, etiketohen se janë terroristë dhe grupe kriminale, se kanë të drejtë të bëjnë fjalë për fjalë çfarë të duan vetëm për t'u thënë sërbëve 'ju nuk jeni të mirëpritur në Kosovë dhe Metohi'' . Kjo është politika që zbatohet. Fatkeqësisht, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është shumë e heshtur ose është aq e heshtur për gjithçka që po ndodh dhe tani po i mungon ai butoni që do të ishte ideal për të gjithë sërbourrejtësit-për të treguar se Beogradi ishte sponsor i asaj që ata thonë se është terrorizëm. Pastaj kanë një vetratë, pamje të plotë gjithçka me kutiza dhe pjesëza abuzive dhe të thonë kjo është kjo, tashmë duhet që Sërbia të ndëshkohet, sërbët të dëbohen nga Kosova dhe Metohia dhe kjo çështje të zgjidhet një herë e mirë.
Çfarë do të thotë për sërbët e tillë sjellje e KFOR, a mund të presin garanci sigurie për jetën e tyre të ardhshme në hapësirën ku jetojnë?
Pa justifikuar dhe pa kërkuar arsye që mund të çojë në justifikimin e vrasjes së një polici shqiptar në veri, në një moment duhet të kthehemi tek shkaqet dhe jo pasojat çka janë shkaqet e gjithçkaje që ndodhi të dielën në veri të Kosovës e Metohisë. Ky është mosformimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, pra mos respektim i Marrëveshjes së Brukselit, ky është largim, ndërprerje e komandantit të rajonit të Veriut para komunitetit sërb, komandantit të policisë kosovare, është vendosja e kryekomunarëve fals me imponim në katër komuna në veri të Kosovës dhe Metohisë, ky është pushtimi zvarritës i veriut të Kosovës dhe Metohisë me numër të shtuar të policëve specialë, me ndërtimin e bazave, postblloqeve, me aktivitet të vazhdueshëm të atyre që sipas Marrëveshjes së Brukselit, nuk kanë të drejtë të jenë në veri të Kosovës e Metohisë-flas për njësitë e tyre speciale me armët tytëgjata.
Bërën në Jasenovik, Koshutovë, disa postblloqe, bazë në urën e Bistricës, në të gjitha rrugët kryesore. Ata fjalë për fjalë çdo vend në veri të Kosovës e Metohisë në një farë mënyre pra, vendosën kontrollin fizik të tyre dhe imponuan monopolin e detyrimit fizik nga ana e njësive të tyre, njerëzve të tyre, që nuk janë nga veriu i Kosovës e Metohisë dhe që nuk mund të jenë aty sipas marrëveshjes së Brukselit, e cila garantohet nga BE, nga bashkësia ndërkombëtare, derisa të vendosin të ashtuquajturit kryekomunarë në katër komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë, të cilët sillen në punë me mjete të blinduara ose nuk lejohen të dalin nga zyra për dy ose tre javë. Imagjinoni o njerëz çfarë pune është kjo. Kryekomunarë të kujt jeni ju?
E gjithë kjo është gjithçka që na udhëheq, fatkeqësisht, drejt asaj që ndodhi të dielën e 24 shtatorit dhe për të cilën presidenti Vuçiq pati paralajmëruar, rrëfeu, foli, jo vetëm në Kombet e Bashkuara para disa ditësh, por në të gjitha raundet e dialogut, në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtarë, me të gjithë diplomatët. Sërbia po flet për këtë, Sërbia paralajmëroi që kjo na çon drejt kësaj-kjo është politika që n’a çon në eskalim dhe jo në de-eskalim. Kjo është politika që të çon në çmenduri të plotë pasi Kurti nuk ka çfarë të humbasë, ai dëshiron luftë, konflikte, dëshiron t‘a fusë Sërbinë në konflikt, jo me këto para-njësitë e tij dhe të ashtuquajturës polici, por mbi të gjitha me paktin e NATO.
Ne jemi shumë të pakënaqur me reagimin e KFOR, pasi duhej të merrte kontrollin e atij lokaliteti dhe të ndalte çdo konflikt. Ka pasur kapacitet, ka legjitimitet, bazë ligjore dhe është instaluar si mision që duhet të kontrollojë situatën në terren dhe të kujdeset për sigurinë. Kur e panë që situata po përkeqësohet, se ka të shtëna, vrasje, kur shikon sasi të madhe armësh siç pretendojnë të gjithë, a nuk është kjo thirrje që KFOR të marrë kontrollin. Po ku është pra EULEKS për të ndërmarrë hetimin, po çfarë është misioni i EULEKS? Të qëndrosh mënjanë derisa Policia Kosovare të operojë? Dy pjestarë qëndruan mënjanë ose nuk lejohen të vijnë në veri të Kosovës pasi Prishtina nuk i lejon.
Cili është qëllimi i EULEKS, cili është qëllimi i KFOR? Të dëgjojmë prej Ushtrisë së Sërbisë dhe të pyesim se çfarë po ndodh në Zonën e Sigurisë Tokësore apo në anën tonë të vijës administrative? Jo, ju duhet të ishit përgjigja e parë në të tilla situata.
Çfarë thonë në Kfor?
Nuk ka përgjigje-këto janë përgjigje teknike boshe, se policia kosovare ka të drejtë të reagojë ndaj sulmit terrorist. Pak a shumë e njëjta gjë që favorizon Kurtin dhe ajo pjesë e mediave në Beograd, për fat të keq, e promovojnë. Fatkeqësisht, sepse keni një pjesë të mediave në Beograd që janë promotorët më të mëdhenj dhe ata transmetojnë gjithçka që shkruajnë mediat e Kurtit apo çfarë deklaron Kurti. Me shpejt mbërrin në Beograd, sesa në mediat e Prishtinës.
Sinqerisht admiroj jetën sërbe në Kosovë e Metohi, duket se ky është popull që ka kapërcyer të gjithë këto kufij, ku secili prej nesh i ka dhe thotë se me çdo çmim do të qëndrojnë. Njerëzit tanë që janë sot aty, të gatshëm për gjithçka për të qëndruar në hapësirën e tyre, në vatrat e tyre dhe ne nuk mundemi të lejojmë këtë fabrikim dhe etiketim për mbarë popullin dhe këta njerëz se janë terroristë, se janë disa celula terroriste, se ne jemi disa banda kriminale sepse nëse hyjmë në këtë narrative, është vetëshkatërrim i një populli dhe një shteti.
Në tetor, në krye të Kfor vjen komanda turke dhe e dimë se Turqia është sponsori kryesor i Kosovës dhe ndihmon në masë të madhe në armatosjen dhe fuqizimin e forcave të armatosura kosovare. Sa do të ndikojë kjo në rolin e mëtejshëm të KFOR?
Për të qenë të drejtë, pak a shumë-të gjitha vendet kontribuuese në KFOR janë në një farë sponzorizuesit e pavarësisë kosovare, shumica dërrmuese e tyre.
Mbërrin komandanti i KFOR nga Turqia, ne kemi pasur komunikim me Ministrinë turke të Mbrojtjes, shtetin turk, për të vendosur këto linja komunikimi. Hajde të shikojmë sesi do të zhvillohet kjo në vazhdim-a do të jetë kjo për ne e lehtë, patjetër që jo, ka dhe shumë simbolika, ka shumë gjëra që përsëriten historikisht, a është kjo rastësore apo jo, kushdo mund të dalë në përfundim për këtë.
Turqia është një nga sponsorët më të mëdhenj të armatosjes dhe pajisjes së të ashtuquajturës Forcat e Sigurisë Kosovare dhe promotori apo sponsori i transformimit të FSK në atë që ata e të nesërmen e shikojnë si Ushtria e Kosovës, ushtri të re shqiptare. Kur e thonë 'kosovare', por kjo është histori shqiptare, që të mos gënjejmë. Fakti që ata gjejnë një rom dhe një boshnjak dhe një pothuajse sërb, kjo është e gjitha komponente, histori shqiptare. Ata tentojnë të bëjnë shtet të ri shqiptar, politika e Kurtit është të krijojë Shqipërinë e Madhe, nuk është vetëm politika e tij pavarësia e Kosovës, por duket qartë se shumica e sërbëve nuk mund t’a njohin këtë. Politika e tij çon në bashkimin e të gjitha trevave shqiptare. Ai këtë nuk e fsheh, ai kështu e performon kudo. O njerëz, duhet të dëgjoni vetëm atë që thotë dhe çfarë bën ai. Gjithçka është shumë e qartë, nuk ka asgjë mistike apo të fshehur, tek ai gjithçka është transparente.
Ne në këtë moment kemi çuar në minimum komunikimin me KFOR në atë nivel teknik i cili duhet të egzistojë. Ne presim që Kfor të marrë kontrollin në veri të Kosovës dhe Metohisë. Mendojmë se e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën në veri të Kosovës dhe Metohisë, është tërheqja e forcave policore të Prishtinës dhe Ffor të marrë kontrollin e veriut. Do t’a shikoni që gjithçka do qetësohet dhe nuk do ketë incidente dhe probleme. Komuniteti sërb, sërbët, nuk e kanë problemin me KFOR dhe me faktin që ata kontrollojnë çështjen e sigurisë në veri dhe shikoj që ditët e mëhershme ka pasur disa iniciativa, madje dhe kryeministri i Shqipërisë doli me të tillë mesazh. Përveç faktit që ne dhe Shqipëria dallojmë në shumë aspekte për sa i përket pozitës, statusit, fatit të Kosovës dhe Metohisë, por kjo mund të jetë mënyrë për të qetësuar pasionet, ndaj ne kemi interes të bashkëpunojmë me Kfor dhe jemi të pakënaqur me reagimin e tij të së dielës. Mendojmë se duhet të ishte përtej shkathtësisë, përtej aktivitetit dhe mbi të gjitha duhej të pengonte gjuetinë ndaj sërbëve që u ndërmorr edhe atë ditë, por fatkeqësisht po bëhet edhe sot.
Edhe tani, ndërkohë që ne po flasim në Ministrinë e Mbrojtjes, në veri të Kosovës e Metohisë po vijojnë aksione të shumta të policisë shqiptare ndaj komunitetit sërb.
Cili është vlerësimi i rrezikut momental nga ndezja e tensioneve të mëtejshme?
I lartë.
A egziston rreziku nga shtrirja e pakontrolluar e incidenteve për të cilat Ushtria e Sërbisë do të jetë e detyruar për të vepruar?
Interesi ynë kombëtar, sërb, interesi shtetëror i Republikës së Sërbisë është të ruajmë paqen. Ne në paqe fitojmë, ndërsa në konflikt mundemi veçse të humbim. Egzistojnë linjat e kuqe dhe të mos përsëris gjithçka që ka thënë presidenti i Republikës. Është mesazh shumë i qartë i shtetit të Sërbisë-kurrë nuk do t’a njohim Kosovën si shtet të pavarur, gjithçka që bëjnë tani nuk do të shkohet tek kjo që Sërbia të kapitullojë politikisht dhe besoj se këto ngjarje tragjike, të gjitha problemet që kemi, ndoshta duhet t’i shikojmë si moment për unitet politik më të fortë për betejë politike për të drejtat e sërbëve në Kosovë e Metohi, për egzistencën e sërbëve në Kosovë e Metohi, për egzistencën e Sërbisë. Që të mos shkojmë të gjithë të qahemi dhe vëmë kujën, të mos kërkojmë përgjithmonë dikë për t‘a fajësuar, që të mos ndahemi në dy kolona ekstreme-një nga ata që mendojnë se tani duhet të tërhiqemi nga gjithçka dhe të dorëzohemi, ndërsa tjetra që mendojnë se tani duhet të fillojmë luftën e tretë botërore, por të besojmë politikisht fuqishëm tek paqja, të mbrojmë politikisht politikën sërbe, popullin sërb në K&M dhe mbarë atdheun e Sërbisë.
Nuk është ky momenti që askush të lëkundet, nuk është ky momenti kur duhet të dekurajohemi, ky nuk është momenti për disfatizëm, ky është momenti për mobilizim politik, për fuqizim, bashkim, për luftë të fortë politike për interesat kombëtare sërbe, për interesat e popullit tonë në K&M.
Si e vlerësoni nivelin e gatishmërisë së Ushtrisë së Sërbisë në këtë moment për të gjitha detyrat dhe sfidat që mund t'i vihen përpara dhe sa e rëndësishme është kjo nga pikëpamja e frenimit të veprimit të armikut?
Ushtria e Sërbisë është e gatshme t'u përgjigjet të gjitha detyrave që i vë udhëheqja shtetërore dhe nuk ka dyshim se US si në aspektin njerëzor dhe pajisjeve dhe armatimit, janë të trajnuara dhe të pajisura për të gjitha detyrat që mund t'u vihen forcave të armatosura të një shteti. Natyrisht, ajo që na ndodhi dhe ajo që po na ndodh, na paralajmëron dhe tregon se duhet të përfundojmë edhe më shpejt disa procese, se duhet të shkojmë edhe më fort për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit tonë, për të kryer edhe më shpejt proceset të cilat edhe më të kujdesshme ku prokurojmë gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur pavarësinë e tonë, për të ruajtur vendin tonë. Jam krenar që dje me ndihmën e presidentit dhe Qeverisë kemi nënshkruar kontratë rekord për blerjen e armatimit dhe modernizimin e armatimit dhe pajisjeve për ushtrinë sërbe me vlerë prej 13.5 miliardë, e gjithashtu kontraktojmë dhe porosisim sisteme serioze, komplekse luftarake nga jashtë që nuk prodhohen në Sërbi.
Gjithçka që ndodhi në dhe përreth manastirit të Banjskës dhe në veri të Kosovës e Metohisë është gjithashtu paralajmërim, por duhet të kuptojmë se cilat janë rrethanat dhe çfarë na rrethon, çfarë bën Prishtina, çfarë armatimi ka, çfarë pajisje, me çfarë po përballemi jo vetëm politikisht, por edhe nga aspekti i sigurisë. Nuk kemi të drejtë të dekurajohemi, të dëshpërohemi, ky duhet të jetë alarm për mobilizim politik, kjo duhet të jetë thirrje për të luftuar edhe më fort politikisht për të drejtat e popullit tonë dhe për interesat shtetërore dhe kombëtare të shtetit të Sërbisë.

0 komentet