Vuçiç me Kallas: Biseda të mira mbi çështjet strategjike që formësojnë të ardhmen evropiane

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Samiti i sotëm i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është një mundësi e mirë për të shkëmbyer pikëpamje se si të ruhet paqja, të mbrohen vlerat demokratike dhe të forcohet arkitektura ekonomike dhe e sigurisë.

Në Tiranë, Vuçiq bisedoi me Shefen e Diplomacisë së BE-së Kaja Kallas, Kryeministrin e Spanjës Pedro Sançez, Kryeministrin e Sllovakisë Robert Fic, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rute, Princin Albert II të Monakos, Presidenten e Konfederatës Zvicerane Karin Keller Suter dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev.

Ai deklaroi në Instagram se pati biseda të mira rreth çështjeve strategjike që formësojnë të ardhmen e Evropës.

“Në një kohë kur Evropa kërkon më shumë unitet dhe qëndrueshmëri, takimi i sotëm është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer pikëpamje se si të ruhet paqja, të mbrohen vlerat demokratike dhe të forcohet arkitektura jonë ekonomike dhe e sigurisë”, shkroi Vuçiq.