Vuçiq bisedon me Melonin: Sërbiaçmon jashtëzakonisht fuqishëm partneritetin strategjik me Italinë

Vučić i Meloni
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar në telefon me kryeministren e Italisë Xhorxhia Meloni e me këtë rast ka theksuar se Sërbia çmon jashtëzakonisht fuqishëm partneritetin strategjik me Italinë, një prej partnerëve më të rëndësishëm ekonomik e politik të Sërbisë në BE.

“Në bisedën e përzemërt dhe konstruktive me Xhorxhia Melonin shkëmbyem opinione rreth çështjeve më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe rreth hapave konkrete që na udhëheqin drejt forcimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe Ekspozitës së ardhshme në të cilën Italia ka konfirmuar pjesmarrjen, çka e konsideroj mesazh të fortë të miqësie dhe partneriteti”, ka shkruar Vuçiq na Instagram.

Vuçiq ka falenderuar Italinë për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme që i ofron vendit tonë në procesin e integrimit europian.

“Sërbia çmon jashtëzakonisht fort partneritetin strategjik me Italinë, një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm politik e ekonomik në BE. Kryeministrja Meloni edhe një herë konfirmoi se Italia ngelet e përkushtuar për zgjerimin e mëtejshëm të Unionit Europian dhe mbështetjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë”, shtoi ai.

Vuçiq i përcolli ftesë Melonit që të vizitojë Sërbinë.