Gjuriq: Sukses diplomatik i Sërbisë, tema e Kosovës u kthye në KB jashtë seancave rutinë të Këshillit të Sigurimit
Ambasadori i Sërbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka vlerësuar se Sërbia në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën shënoi sukses diplomatik sepse katër nga pesë anëtarët e përhershëm të këtij organi të organizatës botërore, dënuan masat e autoriteteve prishtinase të Albin Kurtit.
“Objektivisht Sërbia me pjesëmarrjen dhe mënyrën e përfaqësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të KB, shënoi gjë thelbësore. Tema e Kosovës u kthye në KB në nivelin më të lartë jashtë seancave rutinë të Këshillit të Sigurimit. Ky është një hap i mëtejshëm drejt delegjitimimit të regjimit të Kurtit. Çka u bë e qartë se duke ushtruar presion ndaj sërbëve, bëri autogol të madh politik në skenën ndërkombëtare”, tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se po shkohet drejt hapit të afërt të dënimit shumë të gjerë të veprimeve të Kurtit nga bashkësia ndërkombëtare.
"U dëgjua zëri ynë dhe e vërteta për atë që po ndodh në Kosovë e Metohi. Së dyti, bashkësia ndërkombëtare shkoi një hap më afër dënimit më të lartë të regjimit të Kurtit dhe shtypjes së sërbëve", theksoi Gjuriq.
Ambasadori i Sërbisë ka treguar se 13 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit kanë shprehur shqetësim serioz apo dënuan veprimet e Kurtit në lidhje me vendimin për transfertat e pagesave, ndërsa katër nga pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit këtë e kanë dënuar.
“Praktikisht është hap drejt dënimit dhe izolimit ndërkombëtar të të ashtuquajturës Kosovë, pasi siç kujtoi presidenti opinionit ndërkombëtar, më shumë se 100 shtete nuk e njohën pavarësinë e shpallur njëanshmërisht të Kosovës. Në fakt pakica e njeh pavarësinë”, ka theksuar Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se dje mund të shikohen dhe shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke mbajtur shumë qartë dhe pa mëdyshje anën e Sërbisë në temën e mbrojtjes së të drejtave të popullit sërb në Kosovë.
Ai tha se ajo që është e nevojshme dhe për çfarë Sërbia do të qëndrojë është që-bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht aktorët kryesorë, përfshirë SHBA që ka mekanizma të përpunuar sanksionesh, të zbatojë masa energjike dhe më të ashpra ndaj regjimit të Kurtit.
“Është e nevojshme të sanksionohet Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij për rrezikimin e të drejtave të njeriut të sërbëve në K&M, shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe cënimin e stabilitetit në pjesën tonë të botës. Ajo që Kurti po bën, direkt korrespondon me përshkrimin e disa dekreteve presidenciale të presidentit të SHBA që i referohet minimit të stabilitetit rajonal” ka thënë ambasadori Gjuriq.
0 komentet