Vuçiq: Çmojmë atë që Rumania mban qëndrim për të mos njohur Kosovën

Aleksandar Vučić sa Alfredom Robertom Simonisom
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë Alfred Robert Simonis dhe theksoi se Beogradi çmon atë që Bukureshti pavarësisht presioneve, qëndron i palëkundur në pozicionin e vet të respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë.

Bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe Rumanisë karakterizohen si e fqinjësisë së mirë, miqësi tradicionale dhe mirëkuptim dypalësh mes dy popujve, bëhet e ditur në deklaratën e lëshuar nga Presidenca e Sërbisë.  

Duke biseduar për integrimet europiane, Vuçiq ka falenderuar Rumaninë për mbështetjen e Sërbisë në rrugën europiane.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Parlamentin e Rumanisë Simonis ka thënë se vendi i tij qëndron i palëkundur në pozicionin e respektimit të integritetit dhe sovranitetit të Sërbisë.

"Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar lidhjen e rëndësishme infrastrukturore mes Rumanisë dhe Sërbisë ku mes të tjerave kërkon dhe ndërtimin e autostradës mes Pançevos dhe Temishvarit, por dhe punën për lidhjen energjitike” thuhet në deklaratë.

Vuçiq në Instagram ka theksuar se Beogradi çmon mbështetjen e Bukureshtit për çështjen e mosnjohjes së Kosovës dhe vijimin e dialogut.

"Çmojmë shumë faktin që Rumania pavarësisht presioneve të forta me të cilat është ekspozuar, vijon të jetë e vendosur dhe qëndron në pozitën e vet të mosnjohjes së njëanshme të shpalljes së pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë dhe i jemi mirënjohëse në mbështetjen që vjen nga Bukureshti për përparimin e rrugës sonë europiane dhe vijimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në qasjen e përgjegjshme të të gjitha palëve të përfshira” ka thënë ai.