Vuçiq: Me Fon der Lajen nesër bisedime të gjata dhe të rëndësishme

Aleksadnar Vucic
Burim: Print Screen TV Hepi

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nesër me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, do të ketë bisedime mjaft të gjata.

“Do të kemi bisedime të gjata nesër përgjatë gjithë ditës dhe gjithë natën. Përveçse bisedimeve zyrtare dhe atyre çfarë do të deklarojmë në publik, do të kemi bisedime tet a tetë në mbrëmje rreth çështjeve të rëndësishme për Sërbinë” ka thënë ai në TV Hepi.

Vuçiq ka thënë se situata ka qenë shumë komplekse dhe e vështirë por beson se se do t’a ruajë Sërbinë pavarësisht faktit se as sot askush nuk mund të ndjehet mirë pasi kjo është e pamundur ku kudo ushtrohet terror ndaj popullit sërb në Kosovë.

Vuçiq theksoi se do të jenë shumë gjëra të rënda dhe vendime të vështira por që autoritetet e dinë se çfarë lejohen, sa kohë lejohen dhe se në çdo gjë është e rëndësishme që vendi të ecë përpara.

Presidenti ka thënë se po tenton të mbrojë interesat e Sërbisë por njëkohësisht të përparojë ekonomia dhe rritja ekonomike.

Theksoi se kur vjen fjala për Kosovën përherë egzistojnë presione nga jashtë.

"A duam ne të jemi gjithmonë nën këtë presion? Epo, do të jemi. Unë për 10-11 vjet kam dëgjuar se si e kam njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe harroni se në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Dhe harroni se këto nuk janë të njëjtat kushte si para 2008. Që ne u mbajtëm për tetë muaj që ju të merrni çmimin Nobel për qëndrueshmëri, jo 11 vjet apo më shumë se 11 vjet”, theksoi ai.

Egzistojnë kërcënime të fshehta ndaj Sërbisë, Kroacia është përherë pro ndëshkimit të vendit tonë

Vuçiq, duke i‘u përgjigjur pyetjes se si duket lufta për Sërbinë gjatë negociatave, tha se nuk do të transmetojë kurrë se kush e çfarë ka thënë saktësisht, por këto nuk janë kurrë kërcënime ndaj tij personalisht, por kërcënime të mbuluara ndaj Sërbisë.

"Ata e dinë se e di se çfarë kemi për të humbur. E dinë se e di se sa të rëndësishme janë investimet për ne dhe ata e luajnë këtë kartë", tha Vuçiq, duke shtuar se të njëjtën gjë do të bënte po të ishte në vendin e tyre. .

Ai shtoi se bashkëbiseduesit nga bashkësia ndërkombëtare ndonjëherë bëjnë sikur nuk e shikojnë atë çfarë është, por e shikojnë pasi duket mirë.

“Nuk e kuptoj se përse nuk e kuptojnë se sa për Sërbinë është e rëndësishme të ketë paqe në rajon, që sërbët të mos persekutohen në Mal të Zi, në B&H... Një nga njerëzit madje më tha-përse je ulur me Dodikun... Kjo ishte pyetje qe nuk isha i përgatitur, pasi mendoj se eshte e kuptueshme. Vërejtja është se nuk është foto e mirë të hash hamburger me të... Përgjigja ime nuk kishte të bënte me menynë dhe ushqimin. Nuk e besoni kur dëgjon të tilla vërrejtje dhe konstatime” ka thënë Vuçiq.

Tha se Kroacia është vendi që përherë ka qenë për ndëshkimin e Sërbisë.

"Për ndëshkimin e Sërbisë përherë ka qenë Kroacia, një pjesë e vendeve skandinave dhe një pjesë e vendeve balltike. Por jo kaq ashpër sa Kroacia dhe ndonjëherë Bullgaria“ ka përmendur presidenti Vuçiq.

Pyetjes sesi është e mundur që dikush nga Sërbia të jetë për ndëshkimin e vendit të vet, tha se autoshovinizmi është „sëmundje e rëndë tek sërbët“.

Duke ilustruar me shembullin e unitetit në Izrael, pas sulmit të Hamasit, apo bashkimit të arabëve, pavarësisht dallimeve, kur u sulmuan palestinezët, ai deklaroi se vetëm sërbët kanë dëshirë patologjike që vendi të jetë më pak i rëndësishëm, nuk do t’i shërbente dikujt tjetër.

"Por kjo nuk është karakteristikë e popullit sërb, por e një pjese të vogël të njerëzve... Shumica e njerëzve këtë e kuptojnë ndaj dhe jam krenar me politikën e pavarësisë dhe sovranitetit të Sërbisë. Përse kanë kaq nevojë të punojnë kundër Sërbisë, kurrë nuk do t’a kuptoj“ nënvizoi presidenti.

Vuçiq tha se duke votuar për cilëndo parti nga opozita, qofshin ato pro-europiane apo të djathta, ju votoni për Dragan Gjillasin, për pavarësinë e Kosovës, për atë që Sërbisë t’i vendosen sanksione.

Siç thekson ai, është qëndrim legjitim politik që të njihet pavarësia e Kosovës por është e dëmshme dhe e keqe, dhe kujton se ish-qeveria kërkoi që të presin që të kalojnë zgjedhjet dhe të fitojë Boris Tadiqi dhe më pas të njohin Kosovën.

“Nuk ka program, ideologjia e tyre është xhepi i tyre” tha Vuçiq.

Pyetjes për të komentuar faktin se pritet fushatë e ndyrë zgjedhore, si dhe fakti që hulumtimet tregojnë se 86% e sulmeve i drejtohen atij, Vuçiq thotë se sipas të dhënave në rrjetet sociale, më shumë se 80% e përmbajtjeve negative është kundër tij, dhe më pak se 20% është kundër të gjithë të tjerëve së bashku.

"Nuk është diçka për të cilën njeriu ankohet. A kam zgjedhur nëse do të jem dikush që do të merrja vendime apo do të qëndroja në misër-unë më shumë dua të parën pasi kështu mund të bëja diçka" tha Vuçiq.

Ky i fundit thekson se të gjitha programet e opozitës janë se “Vuçiqi është budalla” dhe thekson se në kohën e qeverisjes aktuale, janë ndërtuar dhe riparuar 147 spitale, ndërsa gjatë regjimit të mëparshëm ai numër ka qenë zero. Gjithashtu kujton se vitet e fundit janë ndërtuar 108 kilometra shina të shpejta, janë rikonstruktuar 807 kilometra dhe janë riparuar 31.5 kilometra. Sa i përket autostradave, 445 kilometra janë ndërtuar në kohën e qeverisë së PPS (SNS) dhe 42.6 kilometra gjatë regjimit të mëparshëm.

Nuk ka ndodhur që raporti për Kosovën të mos votohet në Kuvend

Vuçiq ka theksuar se kurrë në histori nuk ka ndodhur që të mos votohet raporti, deklaratë apo rezolutë e ndonjë autoriteti për Kosovën. Vëren se i është dukur sikur “ka ardhur një dorë” dhe ka treguar se Raporti nuk është votuar.

Vuçiq kujton se kur ka ardhur në Kuvend për të diskutuar për Kosovën, përfaqësuesit e opozitës janë sjellë në mënyrë të pazakontë dhe “tentuan linçimin.

“Kjo ishte tentativë linçuese. Isha ulur dhe qëndroja i qetë, i shikoja, hidheshin, ulërinin, hidhnin sende, bërtisnin, fishkëllenin, përdornin vuvuzela. Nuk ka rendesi. Përfundimi është se sot ata premtojnë se do të shkojnë së bashku” tha Vuçiq.

Ne do t'i ngremë monument Ishtvan Pastorit Pastorit-ai me forcën e tij tërhoqi popullin sërb dhe hungarez nga nofullat e konfliktit

Vuçiq shprehu keqardhjen për vdekjen e kryetarit të Kuvendit të KA të Vojvodinës dhe kreut të SVM, Ishtvan Pastor dhe theksoi se ai ka kontribuar mjaft në përmirësimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Hungarisë.

Vuçiq ka theksuar se vdekja e tij është humbje e madhe për Sërbinë dhe ka përmendur se së fundmi gjatë një vizite private Viktor Orban i ka thënë se Pastor është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë, gjë që e ka habitur.

“Mbarë familjes, hungarezëve në Sërbi, miqve të tij dhe Viktor Orbanit i shpreh ngushëllime. Kjo është humbje e madhe për Sërbinë. Ai është njeriu më përgjegjës për krijimin e marrëdhënieve vëllazërore hungarezo-sërbe. Ai do të hyjë në histori dhe Sërbia do t'i ngrejë monument, atë të duhurin që meriton” ka thënë Vuçiq.

Pastori, thotë ai, është njeriu që me energjinë dhe forcën e tij e nxori popullin sërb dhe hungarez nga nofullat e konfliktit.

“I jam mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë ndaj Sërbisë dhe ndaj popullit hungarez. Kjo është goditje e madhe për ne”, ka përmbyllur Vuçiq.