Vuçiq: Dëshiroj takim me sërbët e K&M, përherë do t’a ndihmojmë popullin tonë

Aleksandar Vučić, tematska sednica Vlade Srbije
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi sot në mbledhjen e Qeverisë së Sërbisë se bota po shkon drejt fragmentarizimit të mëtejshëm, diferencimeve dhe konflikteve dhe se vendi në këtë pikë kthese, duhet të gjejë vendin e vet. Vuçiq nga drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, kërkoi takim me përfaqësues të sërbëve të Kosovës.

Tematika e mbledhjes së qeverisë ishte e hapur për publikun, ndërsa në rendin e ditës kanë qenë çështje kyçe me rëndësi strategjike për Sërbinë, me referencë të veçantë për kushtet e përgjithshme politike dhe ekonomike në vend e botë, si dhe në realizimin e projekteve të zhvillimit dhe infrastrukturës me rëndësi kombëtare.

Vuçiq prej drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, kërkoi takim me përfaqësues të sërbëve të Kosovës.  

“Dua takim me përfaqësues të popullit tonë në K&M. Jo vetëm kur janë zgjedhjet të kërkojmë mënyra për t'i ndihmuar dhe si të votojnë, por gjithmonë të shikojmë sesi mund t’a ndihmojmë më tej popullin tonë. Të mos u’a kërcënojmë mbijetesën e tyre, të mos i kërcënojmë në asnjë mënyrë, por t'i ndihmojmë", theksoi presidenti Vuçiq.

Ai të pranishmëve u përcolli konkluzionet dhe vëzhgimet nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit.

"Bota po shkon drejt fragmentarizimit, diferencimit dhe konflikteve të mëtejshme. Kjo nuk është më ndarje mes Perëndimit dhe pjesës tjetër të botës. Po vijnë deri në fragmentarizim brenda Perëndimit dhe ky është proçes i përhershëm, sikurse tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen. Kjo nuk do të ndalet", nënvizoi Vuçiq.

Ky i fundit tha se dhe kur shkohet drejt qetësimit, kjo në fakt është vetëm frymëmarrje.

"Mund të presim veçse konflikte të mëtejshme në të gjitha nivelet. Bota në vitin 2026 nuk do të jetë më paqësore sesa viti 2025, por vend më problematik për jetesë. Në këto kushte, angazhimi i të gjitha organeve shtetërore është i rëndësishëm për të përmbushur prioritetet e ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, tha Vuçiq.

Kjo, shtoi ai, do të thotë angazhim i plotë i të gjitha pjesëve të shtetit dhe në kontaktet ndërkombëtare, për të ruajtur dhe avancuar pozitën e Sërbisë dhe si t’u garantojë paqe e sigurisë për qytetarët e vet.

Do të ketë çarje në BE; Qeveria të formojë ekip operativ për zgjidhjen e çështjeve teknike në rrugën e BE

Vuçiq përsëriti se Sërbia është në rrugën europiane, por tha se në BE do të ketë përçarje për gjëra të ndryshme këtë vit, e veçanërisht në lidhje me Ukrainën dhe anëtarësimin e saj eventual nga 1 janari 2027, për të cilin nuk do të ketë qëndrim unik.

“Pjesë e planit të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse arrihet dhe i cili nuk do të përfshijë vetëm dy palët ndërluftuese, por edhe pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, do të jetë që Ukraina të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE nga viti 2027. Dhe kjo është 'nesër'. Nëse dëshirojnë që të përmbushet plani i paqes, Ukraina duhet të jetë anëtare, kundër saj do të jenë Polonia, Çekia, Hungaria dhe Sllovakia”, spegoi Vuçiq.

Ndaj, thotë, procedurat do të ndryshohen me forcë, në kundërshtim me rregullat.

"Detyra jonë është të mbrojmë interesat tona dhe të bëjmë atë çka mundet. Paguam çmim të lartë për politikë liridashëse e sovrane, morëm vetë vendimet tona ndaj dhe për katër vite nuk na janë çelur kapitujt", tha Vuçiq.

Ky i fundit vuri në dukje se nuk ka problem me vendimet politike dhe se do të marrë barrën e dhënies së spegimeve për qytetarët, por që vërtet ka problem kur shikon që disa gjëra themelore nuk i ka përmbushur të cilat disa vende të tjera i përfundojnë për dy muaj.

Ndaj i propozoi kryeministrit formimin e organit operativ, i cili do të merrej me gjëra teknike në nivelin ditor. Këtë organ, sikurse propozoi, do të drejtohej nga ambasadori i Sërbisë në BE, Daniel Apostoloviq, ndërsa anëtarët mund të jenë ministri për Integrimin Europian, Nemanja Staroviq, ministri i Financave Sinisha Mali, kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabia, ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, si dhe ekipet e tyre, të cilët do të merren me çështje të tilla përditë.

"Jo për të vendosur për politikë, por për çështje teknike. Që ky ekip përditë të japë llogari dhe raporte, të jetë funksional. Dua dhe unë të marr raport çka kemi bërë në rrugën europiane", tha Vuçiq.

Në mbledhjen tematike me ftesë të kryeministrit Gjuro Macut, asistuan dhe kryetarja e Kuvendit të Sërbisë Ana Bërnabiq, kryetarja e Qeverisë Krahinore Maja Gojkoviq, guvernatorja e BPS Jorgovanka Tabakoviq, përfaqësues të Ushtrisë së Sërbisë me në krye shefin e Shtabit të Përgjithshëm Millan Mojsiloviq, drejtorë të ndërmarrjeve publike.