Vuçiq: Nga nesër historia do të shkruhet ndryshe

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se është e qartë se nuk ka më të drejtë ndërkombëtare dhe rregulla dhe po hyhet në kohën e panjohur në të cilën “çdokush ka vartësin e vet për të ndjekur” në nivelin vendor, rajonal e global. Ai tha se për Sërbinë është mirë që të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë, me SHBA dhe BE, por dhe të ruajmë interesat vetjake, pasi sikurse thotë, historia nga nesër do të shkruhet ndryshe. Në konstatimin e ish të dërguarit amerikan për dialog mes Kosovës dhe Sërbisë Riçard Grenell se Europa është në telashe dhe se presidenti i Sërbisë duhet të ndjekë rrugën amerikane dhe jo atë europiane, Vuçiq i’u kthye se shpreson bisedime për partneritet strategjik me SHBA, por që Sërbia ndodhet në rrugën e BE.

Vuçiq ka thënë se mënyra se si diskutohen territoret në botën moderne, presidenti amerikan Donald Tramp i ka ekspozuar ato deri në atë masë saqë as nuk dëshironin t'i paketonin në kutiçkë të bukur se bëhet fjalë për ndonjë katastrofe humanitare si në Kosovë, kur mashtruan.

"Nëse shikoni burimet dhe të dhënat ndërkombëtare të Natasha Kandiq, e cila sigurisht nuk punon për vendin e vet, do të shikoni se nuk egziston ndryshim kaq i madh mes shqiptarëve të vrarë dhe sërbëve dhe se është e qartë se këto ishin të pavërteta kundër Sërbisë. Por duhej të gjendej arsyeja e Leibnicit për të justifikuar sulmin ndaj vendit tonë. Sot në botë, fuqitë e mëdha nuk kanë më kohë për këtë. Kjo po bëhet modë", spegoi ai për RTS.

Vuçiq tha se ngjashmërisht foli dhe Aleksandar Dugin ku para disa ditësh tha se shtetet e vogla të rrethuara nga fuqitë e mëdha nuk e kanë më të drejtën e sovranitetit, pavarësisë dhe mëvetësisë.

"Kështu e drejton dhe Tramp", nënvizoi Vuçiq.

Tha se Tramp, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, foli për numra.

"Është e saktë që SHBA po rriten më shpejt sesa Europa. Rritja në SHBA është e pabesueshme, ndërsa shkalla e rritjes është ajo që ul shkallën e borxhit që është madhështore. Këtë Tramp e vuri re saktë. Ndaj duhet të përqendrohemi tek rritja", vuri në dukje Vuçiq.

Ky i fundit tha se shkalla e borxhit publik të Sërbisë është 49.9% dhe kurrë nuk ka qenë borxhlie.

Shtoi se Tramp paraqiti të dhëna që shkojnë në favor të SHBA.

"Paraqiti disa fakte historike dhe disa që nuk mund t'i quani me atë emër. Ai i quajti ato fakte, por unë do të thoja se ato janë pjesë e politikës ditore", theksoi ai.

Vuçiq shtoi se është e saktë që SHBA marrin pjesë në NATO me 65% të parave dhe se ishin mbrojtëse të Europës.

"Kur merrni parasysh gjithçka, është e qartë se nuk kemi më të drejtë ndërkombëtare, rregulla dhe se po hyjmë në kohë të panjohur, në të cilën të gjithë do të ndjekin vartësit e tyre në nivel vendor, rajonal e global. Të gjithëve po u hapen orekset", konstatoi ai.

Vuçiq tha se kurrë nuk kemi pasur kaq luftëra dhe shtoi se numri do të rritet.

"Detyra jonë është të ruajmë marrëdhënie të mira me të gjithë, si me SHBA, si me BE, por dhe të shikojmë dhe mbrojmë interesat tona", nënvizoi ai.

Theksoi se është plotësisht e sigurtë se është mbyllur një faqe e historisë dhe se nga nesër historia do të shkruhet ndryshe.

"Ajo që është e sigurt është se Europa dhe SHBA nuk do të veprojnë më bashkë, të paktën jo për të gjitha çështjet sikurse ishte deri më tani. Do të operojnë jo rrallë veçmas dhe në disa raste edhe në kundërshtim. Për ne kjo është për të mësuar e kuptuar sa më parë", tha Vuçiq.

Rreth publikimit të Grenell: Shpresoj për bisedime për partneritet strategjik me SHBA, por Sërbia është në rrugën europiane

Në konstatimin e ish të dërguarit amerikan për dialog mes Kosovës dhe Sërbisë Riçard Grenell se Europa është në telashe dhe se presidenti i Sërbisë duhet të kalojë në rrugën amerikane e jo në atë europiane, Vuçiq i’a ktheu se shpreson për partneritet strategjik me SHBA por që Sërbia ndodhet në rrugën e BE.

"Ekonomia amerikane është më e fortë, rritet më shpejt, por ne ndodhemi në kontinentin europian dhe nuk mund që në problemin e parë të tregosh se je i dobët dhe të kthehesh. Do të kemi të shtunën mbledhje të zgjeruar të Qeverisë së Sërbisë, për të biseduar rreth gjithçkaje që është e nevojshme. Besoj se do t'i përmbushim dy kërkesat formale të SHBA dhe se do të jemi në gjendje të nisim bisedimet për partneritet strategjik, por Sërbia është në rrugën europiane dhe kemi mundësinë që në masë të konsiderueshme atë rrugë t’a përshpejtojmë", tha Vuçiq, duke shtuar se pati bisedë të mirë rreth rrugës europiane të Sërbisë me komisioneren Marta Kos, deklaratën e së cilës Grenell e përmendi.

Vuçiq vuri në dukje se ndonëse nuk është shumë optimist, por realist dhe pragmatist i udhëhequr nga interesi kombëtar e shtetëror i Sërbisë, në momente të vështira, megjithatë shikon mundësi për t’a treguar Sërbinë në dritë tjetër dhe për të marrë pozicion edhe më të favorshëm në mjedisin ndërkombëtar, duke ruajtur miqësitë tradicionale me Kinën e Rusinë.

Presidenti i Sërbisë shprehu bindjen e tij se në dy-tre muajt e ardhshëm do të shkohet deri në ndërprerje të konfliktit në Ukrainë, ndonëse jo paqe e përhershme.

Spegoi se një nga kushtet e Volodimir Zelenskit është që Ukraina të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE prej 1 janarit të vitit 2027, për të kompensuar lëshimet e tij. Unioni, shton, duhet të dalë në takim për këtë, pavarësisht kundërshtimit në radhët e veta.

"Nesër është seanca e Këshillit Europian dhe duke gjykuar nga ajo çka u dëgjua këtu në Davos, do të ketë kundërshtime të ashpra, do të shikohen ndasitë e para. Shumë gjëra thyhen brenda natës", vuri në dukje Vuçiq.

Ky i fundit paralajmëroi se në Europë tani në mënyrë tjetër i qasen gjithçkaje sepse nëse SHBA vendosin tarifa prej 10, pastaj 25%, asnjë automobil nga Europa në këtë territor nuk do të shitet.

"Atëherë ekonomia vuan, pason reçesioni dhe kjo do të na prekë edhe ne. Situata është komplekse, na duhet reflektim dhe përmbajtje nga fjalët e ashpra", shtoi ai.

Gjithçka, sikurse thotë do të ketë këtë vit në botë.

Kujtoi se dhe në rajon janë shfaqur disa aleanca ushtarake, të cilat nuk janë pjesë e NATO, për të cilën Sërbia duhet të forcohet dhe ekonomikisht.

"Nuk janë kohë të lehta. Duhet të jemi të kujdesshëm, të përkushtuar të punojmë për të shpëtuar vendin, sepse gjithçka do të ndodhë këtë vit në botë. Nuk ka surpriza, për gjithçka duhet të jemi të përgatitur, të jemi përgjegjshëm", shtoi presidenti Vuçiq.

Pyetjes nëse egziston rreziku që Sërbia, në këtë situatë, të luajë tek ekipi i gabuar, u përgjigj se Sërbia luan vetëm në një ekip.

"Ne luajmë vetëm tek një ekip dhe zemra jonë rreh vetëm për një ekip dhe ky është ekipi sërb. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen", nënvizoi ai.

Bëri të ditur se Sërbia do të vendosë pesë synime bazike dhe se ndër qëllimet më të rëndësishme të politikës së jashtme, i pari do të jetë ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

"Kemi humbur fëmijë, ushtarë dhe civilë në çdo konflikt në botë. Nuk kemi fëmijë dhe njerëz për t’i hedhur tej. Duhet ta ruajmë atë që kemi sot dhe të shikojmë sesi t’a përmirësojmë ekonominë tonë. Të tjerët le t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrën e tyre, ndërsa ne do të jemi korrektë, të shikojmë që askënd të mos t’a lëndojmë por do të shprehim edhe qëndrimin e Sërbisë", tha presidenti Vuçiq.