Vuçiq: Do të kërkojmë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe masa për mbrojtjen e serbëve
Burim: Kosovo Online
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar sot se Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit për situatën në Kosovë. Në atë seancë, tha ai, Serbia do të kërkojë që KS të marrë masa urgjente për mbrojtjen e serbëve në Kosovë.
Kërkesa do të jetë që të pamundësohet funksionimi i strukturave në Prishtinë që kërcënojnë sigurinë e serbëve, të kryhet demilitarizimi i të gjitha strukturave shqiptare në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Vuçiq njoftoi gjithashtu se do të kërkojë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai po ashtu ka thënë se në periudhën e ardhshme do të shqyrtohet kërkesa e Listës Serbe që policia speciale dhe formacionet tjera të sigurisë të institucioneve të Prishtinës në veri të Kosovës të shpallen organizata terroriste.
0 komentet