Vuçiq: Duhet të jesh i verbër për të mos parë se çfarë bën Kurti, nga bashkësia ndërkombëtare maksimumi është deklarata
Presidenti duke i’u drejtuar gazetarëve me rastin e vizitës në Aeroportin Ushtarak në Batajnicë, tha se beson se veç Qipros edhe katër vendet e tjera të BE nuk do të ndryshojnë qëndrim për çështjen e Kosovës dhe shtoi se nuk pret reagim të veçantë nga komuniteti ndërkombëtar kur vihet në diskutim pamundësia e sërbëve në Kosovë, që të votojnë në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
"Jam i bindur se këto vende janë të palëkundura në vendosmërinë e tyre për të ruajtur të drejtën ndërkombëtare. Spanja dhe Qipro janë kundërshtarët më të fortë, por Sllovakia dhe Greqia janë miqtë tanë të mëdhenj dhe të sinqertë dhe nuk kanë frikë për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj Sërbisë, se do të ndryshojë, ashtu sikurse dhe sipas Kartës së KB” tha Vuçiq.
Duke komentuar pamundësinë e sërbëve të Kosovës të votojnë në zgjedhjet e Sërbisë në territorin e Kosovës, Vuçiq ka thënë se "duhet të jesh i verbër politikisht për të mos parë se çfarë bën Kurti përgjatë gjithë kohës” dhe se nuk pret reagim të veçantë prej bashkësisë ndërkombëtare.
"Ashtu sikurse e kam thënë në konferencën me gazetarët, Jens Stoltenbergut i’a kam thënë në sy se ata do të japin deklaratë, të presim, të shikojmë nëse do të japin deklaratë. Dhe nëse e japin, maksimumi është deklaratë për të dhënë. Dhe kjo deklaratë është në pikëpyetje. Në çdo rast, mos prisni asgjë më shumë se kaq. Për sërbët egziston një rregull, ndërsa për shqiptarët tërësisht ndryshe dhe këtu asgjë nuk do të ndryshojë kur bëhet fjalë për Pesëshen dhe marrëdhëniet e atyre fuqive perëndimore, të cilat lindën të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës” tha presidenti dhe shtoi se Sërbia duhet të luftojë me vendosmëri për të ruajtur rendin ndërkombëtar dhe mbrojtur vendin tonë.
0 komentet