Vuçiq: Heqja e pllakës përkujtimore e ushtarëve sërbë në varrezën e Prishtinës-pa kuptim

Aleksandar Vucic Sajam vina "Vinska vizija"
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se është e pamundur të komentohen të gjitha gënjeshtrat që thuhen në nivelin ditor rreth Sërbisë dhe as t'u përgjigjemi veprimeve të pakuptimta, siç është heqja e pllakës përkujtimore e ushtarëve sërbë të rënë në Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore në varrezën ushtarake në Prishtinë.

Vuçiq pas çeljes së Panairit të Verës në Beograd, komentoi deklaratën e gjeopolitikanit Xhorxh Fridman se “Sërbia do t’a nxjerrë luftën jashtë Ballkanit”, ironikisht është përgjigjur:

“Po, po mendojmë se kur do të zbresim në Mars dhe do të sulmojmë pak Venusin dhe Neptunin...”.

Presidenti i Sërbisë ka theksuar se të tilla gënjeshtra po i dëgjon prej një viti e nëntë muajsh qysh prej fillimit të konfliktit në Ukrainë, dhe për këtë është i vetdijshëm se me të tilla do të vazhdojnë akoma më fort dhe më ashpër.

“Ne duhet të merremi me punën tonë dhe të shtyjmë vendin përpara. Ndaj gënjeshtrave të tyre nuk mundem përditë t’u përgjigjem, ashtu sikurse dhe heqjen e pakuptimtë të lapidarit sërb në varrezën e Prishtinës. Sa herë që pyet se çfarë ka në kokën e këtyre njerëzve, nuk mund të dalësh në asnjë përfundim”, ka thënë Vuçiq.