Vuçiq: Heshtje e zëshme e pakëndshme pas deklaratës nga Shqipëria

Beograd_240202_Aleksandart Vučić 03
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se pas deklaratës nga Shqipëria se ky vend do të qëndrojë me Kosovën nëse dikush e sulmon atë, pasoi “kaq heshtje e zëshme” ku u përshkrua e gjithë dyfytyrësia e Europës ndaj Sërbisë.

"Nga një vend fqinj të dëgjohet se nëse dikush e sulmon Kosovën, ndërkohë nuk e di se kush do jetë, Shqipëria këtë nuk do t’a lejojë dhe do të jetë pranë saj. Nëse do të thoja diçka të tillë…. Dhe, pas kësaj deklarate kaq të tmerrshme, mund të dëgjosh vetëm heshtje të zëshme. Kaq e zëshme sa ishte e pakëndshme, saqë askush nuk foli asnjë fjalë për të”, theksoi Vuçiq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me rastin e Ditës së Takimit.

Nëse dikush nga Sërbia do të thoshte diçka të ngjashme, vuri në dukje Vuçiq-do të pasonte me bubullima sharjesh, ofendimesh, fushata më të pista nga e gjithë bota, madje edhe "topa dhe avionë", në mënyrë që sërbët, tashmë të denoncuar, të mbylleshin njëherë e përgjithmonë.

Presidenti tha se Sërbia nuk ka nevojë dhe nuk do të sulmojë askënd.

„Ne na duhet Europa. Jo gjithmonë hipokrizia dhe dyfytyrësia, por na duhet, nuk mundemi të bëjmë pa të. Por edhe kështu kur n’a detyrojnë të mundemi pa disa që nuk na kanë marrë tokën, ne do të themi se jemi sërbë, se kemi zemër e shpirt dhe do të bëjmë politikën tonë. Do të mbajmë marrëdhënie me Europën, por nuk do të heqim dorë nga bashkëpunimi me Rusinë, Kinën dhe me çdokënd tjetër” ka theksuar presidenti i Sërbisë.