Vuçiq: I domosdoshëm kthimi tek "status quo ante"

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi masat në të cilat Sërbia do të ndërmarrë pas aksioneve të shumta që kanë ndërmarrë autoritetet kosovare ndaj popullsisë sërbe në veri të Kosovës. Ai tha se Sërbia ndodhet në situatë të vështirë politike për rastin e Kosovës dhe se do të kërkojë kthimin e "status quo ante"-tek të gjitha ato që janë nënshkruar dhe arritur në procesin dialogues.

"Sërbia ndodhet jo në situatë të lehtë juridike politike për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, ekonomikisht po avancojmë mjaft shpejt dhe shumë mirë, por ajo çka është pika më e mirë dhe më e rëndë është Kosova dhe Metohia" ka thënë presidenti.

Përpara se të thoshte masat konkrete, ai theksoi se dëshiron që përmes disa fjalëve të fliste në kontekstin me të cilat do të merren masat e sotme.

"Kosova është fjala më e shtrenjtë për çdo sërb, njëkohësisht, lëvizja më lehtë dhe jo rrallë me papërgjegjshmëri të padurueshme dhe abuzimi çka na çoi në pakuptimësi. Çfarëdolloj masash që të marrin, askush nuk do të jetë kurrë i kënaqur, përveçse një numri të vogël njerëzish racionalë që janë të sinqertë me veten e tyre. Çfarëdolloj të propozonim, në fund të gjithë do të ishin kundër. Ata që sot bëjnë thirrje nën armë, ditën e parë që i thërrasim në kazermë, do të thoshin se e kanë të vështirë. Ata që sot bëjnë thirrje për pavarësi, nëse e bëjmë këtë do të thoshin: 'Ju jeni tradhtarë'” ka thënë Vuçiq.  

Ky i fundit shtoi se zgjidhja e çështjes kosovare që do të kënaqte sërbët, nuk egziston.

"Nuk egziston ai çudibërës që do të mund t’ua sillte sërbëve këtë. Këtë e pranoj, pavarësisht se jam president që kam ndërmarrë shumë bisedime. Njoh çdo fshat sërb, di të gjitha problemet. Di që nuk ka zgjidhje të mirë. Nuk dua të mashtroj askënd. Masat që do të marrim sot janë të vështira, kërkojnë përpjekje dhe punë. Do të ndesheni me rezistencë. A do t’i pëlqejë dikujt? Sigurisht që jo", ka thënë presidenti.

Ky i fundit kujtoi se Sërbia në vitin 2006 priti shkëputjen e Malit të Zi çka do të ishte kushti i fundit për hyrjen në fazën e fundit të ndarjes së Kosovës nga Sërbia.

"Nisën dhe negociatat në Vjenë, ndërsa rezultati i të gjithë asaj është që Kosova të bëhej e pavarur. Brenda natës për më pak se një vit, 85 vende njohën Kosovën. Deri më 2013 kemi 112 vende që njohën pavarësinë e Kosovës, çka do të ishte më shumë. Vetëm më të fortët në botë dhe ata që kanë të njëjta probleme, qëndrojnë në krahun tonë", tha ai.

Atëherë, tha ai, vijnë negociatat për marrëveshjen e Brukselit për çka dihej se “do të vinte një ditë që ato të mbaheshin".

"Prej atëherë kam marrë pjesë në shumë bisedime dhe asnjë prej tyre nuk ishte i bukur. Por kemi tentuar të tregojmë se Sërbia është për paqe dhe dialog. Jemi përpjekur të arrijmë paqen dhe kompromisin dhe të zhvillojmë vendin. Në të gjithë këtë që ndodhi, nënshkruam në 2013, Marrëveshjen e Brukselit e cila ishte e rëndë për ne, por e pamundur ka qenë të arrihet më mirë sesa në atë moment. Morëm disa garanci. Pamë se nuk ishte rasti që do të nënshkruante BE dhe pala prishtinase çka do të thoshte diçka, por që në fakt nuk kishte fare domethënie. Prej atëherë nisën vështirësitë për sërbët në K&M dhe dëbimi pa zë i tyre dhe me zë, pasi kjo ishte e vetmja garanci për shqiptarët që Kosova të jetë e lirë. Kjo veçanërisht është e dukshme sidomos në epokën e fundit të Albin Kurtit ndërsa më pas kemi dëgjuar veçse lajme të këqia pasi ata kanë zgjedhje. Në të gjithë këtë nuk kemi të drejtë të jemi të zhgënjyer përsa i përket Perëndimit, por duhet të kuptojmë se interesat e tyre janë të tjera", ka thënë Vuçiq.

"E dini sesa deklarata zyrtare i janë dërguar Perëndimit rreth të shtënave ndaj fëmijëve sërbë të cilët mund t’i gjejmë? Gjashtë, ndërsa për Banjskën, 7660. Kjo dëshmon se lotët e prindërve tanë nuk vlejnë. Nuk u intereson atyre fati i fëmijëve tanë, por çdo masë e jona shihet nga këndvështrimi i Kosovës së pavarur. Nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Mund të mbështesim popullin tonë dhe t’a forcojmë. Me gjithë forcën dhe diturinë e vet” shtoi presidenti.

Ky i fundit bëri të ditur se është krenar për atë çka ka bërë Zyra për Kosovë e Metohi dhe Ministria e Punëve të Jashtme, veçanërisht ministri Marko Gjuriq. Më pas ka folur rreth masave që Sërbia do të ndërmarrë.

"Do të kërkojmë kthimin tek 'status quo ante' heqjen e pasojave kyçe të ndërmara përmes akteve të njëanshme dhe të pakoordinuara të rregjimit të Kurtit, çka paraqet parakusht të domosdoshëm për përparim domethënës në procesin e dialogut. Kërkojmë që të kthehemi tek të gjitha ato që janë nënshkruar dhe arritur në procesin e dialogut. Kemi dëshmuar se jemi shumë më të përgjegjshëm se pala prishtinase dhe ndaj atyre që janë garant të këtij raporti. Për rrjedhojë, do të nisin fushata globale diplomatike në të cilën do të përcillen pritshmëritë që në periudhën më të shkurtër të përmbushen shtatë supozimet e nevojshme për përparim në dialog të cilat përfshijnë:

-Shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike lokale në veri të Kosovës e Metohisë nën pjesmarrjen e Misionit të OSBE dhe BE;

-Zbatimin e nenit 9 të Marrëveshjes së Parë të Brukselit përmes kthimit kolektiv të sërbëve në Drejtorinë Rajonale të PK Veri.

-Kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve sërbë në funksionet e sistemit të drejtësisë;

-Tërheqjen e forcave speciale të së ashtuquajturës polici kosovare nga bazat e ndërtuara ilegale dhe postblloqet e kontrollit në veri të Kosovës e Metohisë, sikurse dhe tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet të cilat prej vitit 1999 deri në mbylljen ilegale të vitit 2024 ku u kanë ofruar qytetarëve shërbime vitale publike e administrative;

-Urgjentisht pa shtyrje dhe përfundimisht formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe pa mashtrime dhe lojëra politike pasi për ne është e qartë se përgjatë 12 viteve kjo ka qenë veçse lojë që është shfrytëzuar për të blerë kohë me qëllim që BKS kurrë të mos formohet dhe përmes kësaj t’u hiqen të gjitha të drejtat sërbëve. Kjo konkretisht do të thotë arritjen e Draft-Statutit përfundimtar të BKS në mënyrën siç e parashikon Rregullorja e punës e Grupit Menaxhues nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike të komunitetit sërb në veri të Kosovës e Metohisë;

-Aplikim i menjëhershëm i garancisë së Unionit Europian dhe SHBA prej 28 dhjetorit të vitit 2022 dhe lirimi momental i të gjithë të burgosurve politikë që janë arrestuar nga e ashtuquajtura polici kosovare për aktivitetin e tyre demokratik, qytetar apo politik-e veçanërisht të atyre që u arrestuan për pjesmarrje në protestat paqësore/barrikadat;

-Mundësimi i menjëhershëm i transaksioneve të pagesave të pandërprera dhe shërbimeve postare. E gjithë kjo është e parashikuar në dokumente dhe marrëveshje. Të gjitha këto janë dënuar nga BE dhe Pesëshja dhe i ftojmë që t'i përmbahen asaj që kanë mbështetur.

Këto kërkesa do të përcillen në aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare që do të përfshijnë bisedime dhe ngjarje të veçanta brenda sistemit të KB dhe OSBE si dhe ngritjen e vetëdijes për shkeljen e të drejtave të njeriut të sërbëve në kuadër të Komitetit për të Drejtat e Njeriut në KB” tha Vuçiq.

Zona e mbrojtjes së veçantë sociale

“U dakordësua që Kuvendi Popullor i Republikës së Sërbisë në harkun e 45 ditëve të miratojë ligjin që do t’a shpallë Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë, zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, çka do të garantojë të drejtën për mbështetje financiare për të papunët. Ky ligj do të rregullojë dhe kufizojë veçanërisht shitjen e pasurive të paluajtshme” tha ai.

Vuçiq bëri të ditur se deri në fund të nëntorit do të takohet me 60 liderë vendesh me të cilët do të bisedojë rreth kësaj.

"Do t’u dorrëzoj dekorata atyre që u zotuan të n’a mbështesnin për çështjen e rezolutës së Srebrenicës. Dëshirojmë t’u dëshmojmë mirënjohje. Në 45 ditët e ardhshme do të tentojmë të vendosim ligjin në të cilën K&M do t’a shpallim zonë të veçantë të mbrojtjes sociale dhe kjo nënkupton asistencë sociale për popullatën. Do të rrisim drastikisht asistencën për banorët, për 5.000 njerëz të papunë. Fjala është për dhjetëra milionë euro kur gjithçka mblidhen gati qindra milionë euro” ka thënë ai.

Vuçiq shtoi se është rënë dakord dhe për librat shkollorë falas për nxënësit e shkollave fillore e të mesme, sikurse dhe shtesë për ushqim prej 5.000 dinarësh. 

"Do t’u dërgojmë falas materiale ndërtimi njerëzve që dëshirojnë të ndërtojnë objektet e tyre private. Do të punësojmë 41 mjekë, 59 infermiere dhe staf tjetër, do të pajisim repartet dhe kuzhinat e fiziatrisë, do të rrisim shtesat për geronto-shtëpiaket, do të nxisim zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, ndërtimin e kopshteve të reja, do të nxisim zhvillimin e sportit, të fëmijëve dhe rinisë, turizmit rural. Do të zgjerojmë numrin e njerëzve që do të gëzojnë përfitime dhe do të marrin ndihmë. Do të bëjmë ndryshim të madh. Çdo dinar do të marrin ata që jetojnë në K&M. Njerëzit janë ankuar se çdo privilegj dhe të holla marrin edhe ata që jetojnë në Sërbi. Të gjitha këto masa kanë lidhje vetëm për njerëzit që jetojnë në K&M. Do të kemi kontroll të vazhdueshëm se si shpenzohen fondet e shtetit të Sërbisë” ka thënë ai.

Vendosmëri të institucioneve sërbë në K&M

Institucionet sërbe dhe organet e përkohshme në Kosovë nuk do të hiqen apo mbyllen, ka thënë Vuçiq duke speguar se ato ndalohen që Albin Kurti të arrijë synimin e tij kryesor politik që të shpërngulë dhe të eleminojë tërësisht institucionet e Sërbisë dhe sërbët nga Kosova.

"Do të bëjmë zyra moderne për njerëzit tanë në K&M, që do të jenë 1 km larg Bërnjakut, e pastaj në Rudici... Gjithçka janë mbyllur. Nuk mund të martoheni dhe të aplikoni apo dhe për vdekjet... Hoqën gjithë spektrin e lëshimit të çertifikatave dhe formularëve çertifikuese. Sërbët nuk mund t’I bëjnë të gjitha këto. A ka diku në botë tjetër si kjo? Të gjithë njerëzit që punojnë në institucionet sërbe, do të marrin paga, të gjithë ata 5800 persona do të marrin paga” ka thënë presidenti.   

Vendosja e organeve të veçanta të Prokurorisë në K&M

“U miratua që Kuvendi Popullor i Republikës së Sërbisë në harkun prej 45 ditësh të miratojë ligjin rreth organizimt të organeve drejtësisë të Republikës së Sërbisë për territorin e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë në të cilën do të themelohet Prokurori e veçantë për ndjekjen penale të keqpërdorimeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut, uzurpimit të pronës, kërcënimit të integritetit fizik dhe dinjitetit të qytetarëve të Republikës së Sërbisë në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë. Prokuroria do të ketë detyrë të veçantë të hetojë dhe ndjekë penalisht veprat penale dhe të kundërligjshme të punonjësve dhe zyrtarëve të institucioneve të përkohshme në Prishtinë” tha ai.

Vuçiq shtoi se organet shtetërore në Sërbi nuk janë marrë mjaftueshëm me Kosovën.

“Ne në Beograd, apo pak në Beograd me të vërtetë kujdesen për Kosovën jashtë kafeneve, jashtë sharjeve të zakonshme e veçanërisht në organet shtetërore. Organet shtetërore nuk kanë as kohë që të merren me Kosovën e Metohinë dhe kjo nuk është nga vetja. Kjo është sëmundja jonë prej 1945 e këndej. Gjithçka tjetër është më e rëndësishme për ne se kaq. Ndaj dhe organet tona shtetërore, nga MPB e deri tek Prokuroria dhe gjyqësori, asnjëherë nuk janë marrë mjaftueshëm me situatën në Kosovë e Metohi. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të zgjasë vetëm deri në vendosjen dhe respektimin e normave të dakordësuara dhe të nënshkruara në Bruksel dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit. Pra, ne po e plotësojmë këtë vakum ligjor, sepse ne në këtë moment nuk kemi opul rregullojmë mundësinë ligjore që të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin dhe dëbimin e sërbëve, të gjithë ata që marrin pjesë në keqtrajtimet, ngacmimet, rrahjet dhe të shtënat ndaj sërbëve, që më në fund të mund t’i ndjekim penalisht. Dhe kjo është gjë që ne do t’a bëjmë” ka thënë ai.

Vuçiq tha se për këtë do të caktohet trup gjykues I posaçëm, si dhe prokurori speciale.

“Që të hetohen dhe ndiqen veprat kriminale dhe të paligjshme të zyrtarëve që kryejnë veprime që cënojnë të drejtat e njeriut ndaj opulates sërbe në Kosovë e Metohi. Këtu do të përfshihen edhe personat e kombësisë sërbe të cilët në emër dhe në llogari të Policisë Sekrete Shqiptare, kryejnë persekutimin më të keq të jetëve sërbe në mënyrën më të mundshme dhe marrin pjesë në persekutimin e opulates sonë”, tha Vuçiq.

Vendimi rreth paligjshmërinë së të gjitha institucioneve të themeluara pas shpalljes së pavarësisë

Vuçiq shtoi se është dakordësuar që Kuvendi Popullor i Republikës së Sërbisë brenda 45 ditëve të miratojë vendim me të cilin do të konstatohet paligjshmëria e të gjitha organeve dhe institucioneve të themeluara në territorin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, si dhe mosrespektimi i akteve të tyre.

“Kjo do të vërtetojë se të gjitha aktivitetet, aktet e njëanshme dhe të pakoordinuara të atyre organeve janë ligjërisht inegzistente dhe nuk mund të prodhojnë pasoja juridike apo efekt juridik. Procedurë e ngjashme është ndërmarrë edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur ligji shpalli pavlefshmërinë dhe rregulloret ligjore të miratuara para datës 6 prill 1941 dhe gjatë pushtimit armik”, tha ai.

Nuk ka shpallje të pushtimit

Vuçiq i’u referua ndaj asaj çka në opinion u ngrit pyetja nëse Sërbia do të marrë vendim për pushtimin e një pjese të territorit, sepse dukej vendim i shkëlqyer.

"Nuk e ndërmorrëm vendimin rreth pushtimit dhe do t’ua sqaroj se përse. Ekspertët tanë ishin kundër kësaj. Menaxhimi ndërkombëtar në Kosovë u vendos nën presionin e Sërbisë. Megjithëse disa rregulla të okupimit mund të zbatoheshin vetëm analogjikisht ku regjimi i vendosur është i veçantë. Madje dhe formimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe formacioneve tjera nuk shpie në atë se kjo mund të konsiderohet si pjesë e territorit nën okupim pasi formimi i këtyre formacioneve është ilegal dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244. Nëse do të shpallej pushtimi, grupet e armatosura në K&M pavarësisht nga emërtesa e tyre, do të njiheshin me statusin e forcave të armatosura. Pra, ne nuk duhet t'u japim atyre statusin e forcave të armatosura legale. Kjo është arsyeja e parë dhe kryesore përse nuk po shpallim pushtim sot. Nuk do t'u japim legjitimitet ligjor sepse nuk e kanë. Ajo që ata bërën, ishte forcë e zbathur. Nuk ka legalizim apo legjitimim, ndaj nuk ka vendim për pushtimin. Kjo është arsyeja kryesore”! ka thënë ai.

Si arsye e dytë është se pushtimi luftarak është i mundur vetëm në konflikte të armatosura ndërkombëtare.

"Kjo do të thoshte se ne njohim teritorin e Kosovës e Metohisë si territor i një shteti tjetër. Dhe këtë nuk duhet t’a pranojmë e ndaj nuk i afrohemi masave pushtuese. Pushtimi është termi i konfliktit të armatosur mes të paktën dy shteteve. Patriotët e vërtetë këtë do t’a kuptojnë. Sepse pushtimi nuk është koncepti i konflikteve të armatosura brenda një shteti. Vetëm njohja e pushtimit është vepër penale” tha ai.

Arrestimet në veri

Presidenti i’u referua edhe arrestimit të të rinjve sërbë.

"Dëgjova se thanë se ata sulmuan policët kosovarë? Si e bërënë këtë ata? Për ta ky është modus operandi. Ata dërgojnë disa banditë nga Mitrovica e Jugut, të cilët vrapojnë dhe provokojnë njerëzit që dalin nga kafenetë... Pastaj vijnë dy të tjerë të cilët i kërcënojnë dhe i shajnë në shqip. Sërbët nuk e kanë idenë se bëhet fjalë për policë. Kur sërbët shkojnë drejt tyre, u bien në hak të Zotit. I qëllojnë automjetet, i godasin në stomak, tek organet gjenitale….Vetëm që të mos shikohen shenjat e plagosjes. Të gjitha këto masa që morëm do të punojmë dhe do t'i shtojmë përkrahjen popullit tone. Duam të ndihmojmë popullin tonë në K&M. nuk duam luftë. Duam që në mënyrë paqësore të fitojmë të drejtat tona. Ata nuk do të ndalen me kaq. Do të hapin urën mbi Ibër, do të mësyjnë nëpër shkolla dhe spitale. Sa më shumë që ata të sulmojnë, aq më shumë ne do të bëjmë gjithmonë e më shumë për popullin tonë. Dhe ata mund të ëndërrojnë për pavarësinë dhe anëtarësimin e tyre në KB. Aty mund të ëndërrojnë për për dhjetëra vite. Vetëm dëshirojnë të persekutonin dhe keqtrajtonin sërbët”, tha ai.

Rreth kthimit të ushtrisë

Duke i’u përgjigjur pyetjes rreth kthimit të 1.000 ushtarëve dhe policëve sërbë në Kosovë, Vuçiq tha se Sërbia i ka duart “të lidhura” pasi Kosova ka aleatë të rëndësishëm tek NATO por tha se Sërbia sërish do të përcjellë kërkesë për kthimin e ushtarëve dhe policëve sërbë në Kosovë.

"Ata mendojnë se nuk ka arsye për formimin e BKS. Kam frikë se nuk e kanë përllogaritur mirë. A do të jetë e vështirë për popullin tonë në K&M? Patjetër që po. Vetëm se nuk kemi dëgjuar ndonjë akuzë për njeriun që shtiu ndaj dy fëmijëve tanë një ditë para Krishtlindjes. Nuk ka patur të akuzuar as për Dragisha Galjakun, i cili u qëllua me dy plumba. Organet tona do të ndërmarrin hetime për çështjen e Banjskës, kjo për ne patjetër nuk është terrorizëm.

Vizita e Kurtit në veri 'ishte mjaft e suksesshme'. Ishte manifestim force. Kështu bëri dhe Hitleri duke treguar se mund të lëvizte ngado. Vetëm një problem pa Kurti. U ul në atë kafenenë shqiptare, por kurrë në atë kafene asnjë sërb nuk hyri. As qeni i rrugës nuk donte t'i afrohej. As për të, as për bolumentën e tij. Sepse ata nuk mund t’a pushtojnë shpirtin e popullit sërb. Asnjë sërb nuk i’u afrua. Qentë nuk do të futen në qerfullin e tyre. Zero. Jam krenar për popullin sërb. Ky është shpirti i popullit të pamposhtur. Kush do t'i rezistonte të gjitha këtyre”, tha presidenti.

Pyetjes për të komentuar shkrimet se Kristofer Hill ndodhet në listëpagesat e tij, Vuçiq tha se Hill është "njeri me të cilin mund të flisni".

“A pajtohem me të për çështjen e K&M, sigurisht që jo. A pajtohem me të për shumë çështje që kanë të bëjnë me Republikën Sërbe të Bosnjës, sigurisht që jo. Por ky është njeri me të cilin mund të bisedoni haptazi dhe të keni biseda të vështira. Përsa i përket pagesës, për mua është diçka interesante”, tha Vuçiq.