Vuçiq: Dy institucionet më të rëndësishme të Serbisë funksionojnë në Kosovë – shëndetësia dhe arsimi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se nuk është e vërtetë që në Kosovë nuk funksionojnë institucionet serbe dhe ka thënë se janë duke funksionuar dy më të rëndësishmet, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi, shkruan RTV.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në fillim të vizitës së tij në Podrinjë, ai tha se nesër do ta vizitojë Mitrovicën e Kosovës nëse forcat ndërkombëtare do të ia lejojnë një gjë të tillë.
“Të shkoj atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai dhe shtoi se do të shkonte jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat tona në Kosovë, transmeton Tanjug.
Ai ka deklaruar se është shumë i pikëlluar dhe i pakënaqur për atë që po ndodh në Kosovë dhe se e sheh se dikush nuk dëshiron paqe dhe shtoi se nuk dëshiron t'i jap atij mundësinë për të marrë pjesë në persekutimin dhe pogromin e popullatës sonë.
Ai i cilësoi shifrat si pozitive se në fillim të vitit të ri shkollor në Kosovë, 1081 nxënës të klasës së parë nga gjithsej 9700 nxënës fillor filluan të vijojnë shkollat që funksionojnë sipas sistemit arsimor serb.
"Ky nuk është një numër i vogël, duke pasur parasysh situatën që kemi atje," tha ai.
komentet