Vuçiq: Kosova gur pengese, por një gjë është e sigurtë-nuk do t’a njohim
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq theksoi se sot çështja themelore për vendin është se-cilat janë synimet dhe çfarë dëshirojmë të arrijmë, duke theksuar se çështja e Kosovës është gur pengese në politikën e brendshme, por edhe burim i presioneve nga jashtë.
Vuçiq për TV Pink, ka thënë se e vetmja që di është-se Sërbia nuk do t’a njohë Kosovën.
"A mundemi rreth Kosovës të pajtohemi. Jo, dhe kurrë asnjëherë. Nuk mundemi. Mund të mashtrojmë veten se jemi njëzëri për këtë çështje. Një pjesë mendon që duhet sa më parë të dorrëzojmë Kosovën në mënyrë që Sërbia të shërohet, por nuk guxojnë këtë t’a thonë, ndërsa të tjerët thonë që Kosova duhet mbrojtur me çdo çmim, por pa të dhe fëmijët e saj. Ne punojmë çka është e mundur për të mbrojtur Kushtetutën. Kosova është gur pengese në vend, për të mos folur ne këto raste rreth presioneve që vijnë nga jashtë të cilat nuk është lehtë të mbahemi" ka thënë presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit duke kujtuar fjalën e ish presidentit të Francës Sharl De Gol theksoi se qytetarët e Sërbisë dhe sërbët duhet të pyesin veten se çfarë dëshirojnë nga vetja, për shtetin e tyre, si dëshirojnë që të duket shteti dhe nëse munden që t’a bëjnë këtë.
Ai tha se duhet të gjendet çështja rreth të cilës qytetarët e Sërbisë dhe sërbët vetë të jenë të dakordësuar.
"A është kjo BE? Shumica thonë po. Por dikush bën pyetjen-BE kërkon të njohim Kosovën defakto dhe de jure.
Thelbësisht këtë kërkojnë. Këtë e kërkojnë vendet më të rëndësishme të BE. Kur të shkojmë tek kjo, do të kuptojmë se gjysma për gjysmën është kundër", ka thënë Vuçiq.
Për këtë na duhet të gjejmë synime të reja për të cilat sërbët të bien dakord.
"Ndaj kam thënë se Ekspo 2027 është synimi ynë që duhet të lartësojë dhe zhvillojë vendin në çdo segment, që në të ardhmen dikush të mund të definojë lehtësisht qëllimet kombëtare. Na duhet të bëjmë ndryshime të thella dhe thelbësore në të gjitha sferat e jetës. Për tre vjet, shumë qytete nuk do t’i njohim dot", nënvizoi Vuçiq.
Prishtina dhe mbarë bota u ngritën-jo për shkak të numrit të ushtarëve në linjën administrative, por ne për herë të parë zbarkuam me sisteme komplekse luftarake.
Vuçiq theksoi se Ushtria e Sërbisë sot është 100 herë më e fortë sesa ç’ka qenë, dhe se vetëm mendje e dreqosur mund t‘a krahasojë ushtrinë e sotme me atë të 15 viteve më parë.
Ai kujtoi se kur ishte ministër i mbrojtjes, ushtria organizoi aeromiting dhe kishte veçse-një avion, ndërsa sot zotëron 14 gjuajtës modernë të armatosur.
"Kemi 10 bombardues, shumë avionë instruktazhi ndonjëherë në histori. Helikopterë kemi 11 herë më shumë dhe do mbërrijnë edhe 12 të tjerë të gjithë të armatosur. Vështroni sesi na duket ushtari sot dhe si dukej atëherë, sa është rroga sot… kanë çizme, uniforma. A na duhet ushtri më e fortë, patjetër që na duhet" ka thënë Vuçiq.
Në këtë kuptim ka thënë se "ulërima" rreth prezencës së Ushtrisë së Sërbisë në linjën administrative, nuk ishte e zëshme për numrin e ushtarëve por për armatimin modern që për herë të parë u gjend aty.
"Ne kemi pasur tek linja administrative dhe 14.000 ushtarë, por nuk ishin me sistemet moderne. Kur kemi patur 8.000 ushtarë, u çmendën fare, mbarë bota, pasi për herë të parë zbarkuam me sisteme komplekse luftarake. E dinin që ishin të armatosur me 'bajraktarë', por ne kishim makineri që do t'i rrëzonin sapo t'i pikasnim. Pra, ju po përgatiteni për atë që doni, ndërsa Sërbia nuk mund të mbrojë vendin e vet?”, tha presidenti Vuçiq.
Për këtë nënvizoi-pa ushtrinë ju nuk na shtypni dot.
Kur është fjala për rivendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak, Vuçiq ka thënë se gjithësesi ky nuk do të jetë vendim që do të merret „brenda natës“ pasi fillimisht do të shqyrtohet në kabinetin e tij ushtarak, ashtu sikurse është e nevojshme të përcaktohet sesa kohë do të duhet të përgatiten kazermat dhe përcaktohen rregullat.
Vuçiq shtoi se Sërbia pas Hungarisë, Rumanisë dhe Greqisë, do të jetë fuqia më e fortë përsa i përket forcave ajrore.
Theksoi se Ushtria e Sërbisë sot është fuqi tankiste e cila mund të ndikojë bindshëm dhe në situatën në Ukrainë por mungojnë njerëzit.
Krishtlindje të mbarë të gjithëve e në veçanti popullin e vuajtur sërb në Kosovë
Presidenti uroi për Krishtlindjen të gjithë që e festojnë sot e veçanërisht sërbët në Kosovë.
"Krishtlindje të mbarë të gjithëve, Krishti u lind! Veçanërisht popullin tonë të vuajtur në Kosovë e Metohi. Dhe popullin në
Republikën Sërbe të Bosnjës, ku pasnesër feston ditën e vet" ka thënë Vuçiq, ndërsa në konstatimin se dikush dëshiron që të pezullojë së egzistuari Republikën Sërbe të Bosnjës, ai u përgjigj:
"Republikën Sërbe askush nuk mundet t’a pezullojë së egzistuari".
komentet