Vuçiq: Prishtina fsheh raportin e autopsisë së sërbëve të vrarë në Banjskë

Beograd_231224_Aleksandar Vučić 06
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Prishtina fsheh raportin e autopsisë së sërbëve të vrarë në Banjskë kur kanë kaluar plot 3 muaj, ndërsa familjet dhe avokatët e të vrarëve nuk patën mundësinë të ishin në autopsi.

"Pambarimisht kemi kërkuar raportet. Thanë se autopsia u bë ndërsa kur kemi kërkuar nuk thanë se kush e ndërmori atë” nënvizoi ai.

Vuçiq tha se Albanian post më 4 dhjetor publikoi tekstin e takimit mes Albin Kurtit dhe njësive speciale.

Kurti atëherë shtoi se kishte kritikuar forcat speciale se nuk kishin bërë asgjë në Banjskë, pasi snajperi qëlloi për vdekje tre persona, ndërsa forcat speciale thanë se jo të gjithë sulmuesit u vranë me snajper, as nga largësia.

"Pikërisht ashtu sikurse kemi paralajmëruar publikun ndërkombëtar i cili nuk ishte i interesuar për vrasjen e sërbëve. Për ne këta njerëz derisa bota të egzistojë do të kërkojmë sesi u vranë gjakftohtësisht. Kjo është provë sesi i kanë raportet me popullin tonë" nënvizoi ai.

Këtë vit më shumë sulme ndaj sërbëve-për tri vite gjithsej 454 incidente

Vuçiq tha se incidentet etnikisht të motivuara dhe sulmet ndaj sërbëve prej fillimit të këtij viti janë-176. Vitin e kaluar ka patur 150, ndërsa në vitin 2021-128.

“Janë gjithsej 454 incidente" nënvizoi Vuçiq.

Nga ana tjetër theksoi ai, ndonëse nga Prishtina mbërrijnë akuza se shqiptarët në veri kanë sulmuar 114 herë-nuk egziston indicie ligjore as normë ndërkombëtare që as policët aq më pak dhe forcat e sigurisë së Prishtinës të jenë në veri të Kosovës e Metohisë.

Vuçiq përmendi se sipas marrëveshjes së Brukselit, policia rajonale duhet të përbëhet 98% nga sërbët, ndërsa 2% nga grupet e tjera etnike në veri, ndërsa drejtori rajonal u takon sërbëve.

“Por asgjë nga kjo nuk është e rastësishme” konstatoi Vuçiq.

Ky i fundit paraqiti të dhënat se përveç kësaj, veçanërisht në veri të Kosovës, numri i foshnjave të lindura në QSK “Mitrovica e Kosovës” këtë vit është-480.

“Vitin e kaluar lindën 482 foshnja, kështu që kemi një numër të rritur sesa vitin e kaluar. Diçka më pak numri në maternitetin e Pasjanit në Graçanicë-123 dhe 265 foshnja. Përllogarisim se kemi gati 900 foshnja, ndërsa vitin që shkoi ishin 911” ka thënë Vuçiq.

Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje, presim formimin e BKS-nuk ka njohje të Kosovës dhe as anëtarësi të Prishtinës në KB

Vuçiq ka përsëritur se Albin Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje. Sërbia thotë ai, dëshiron zbatimin dhe vënien në zbatim të asaj që ka thënë që mundet, në mënyrë korrekte dhe të sjellshme.

“Por do të presim formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se Sërbia përherë është përpjekur të arrijë kompromisin.

“Përherë jemi për ’Ballkanin e Hapur’, nuk kemi asnjë problem me të, por gjithmonë do të vendosim mohimin për t'i bërë të ditur çdokujt që Sërbia nuk e njeh dhe nuk do t’a njohë pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të pranojë ndonjë dokument që e detyron të mbështesë dhe ndihmojë të ashtuquajturën anëtarësimin e Kosovës në KB, agjencitë dhe organizatat e Kombeve të Bashkuara. As në afat të shkurtër dhe as në afat të gjatë nuk do t’a pranojmë të tillë detyrim” tha presidenti Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se pret polemikë të gjerë për këtë tashmë në janar.

"Këto nuk janë gjëra të thjeshta. Kjo nuk është situatë e lehtë dhe gjithçka që lidhet me lirinë e lëvizjes së njerëzve, shërbimeve, mallrave, duhet t’a kishim përfunduar, për të treguar se ata nuk dëshirojnë asgjë nga kjo. Kurrë nuk na kushtoi, përveçse atë që të gjithë e shfrytëzuan për luftëra të pakuptimta dhe humbje energjie”, tha Vuçiq.

Albin Kurti dhe të tjerët në rajon nuk u përshtatet Sërbi stabile dhe e fortë

Pyetjes rreth marrëdhënieve të Albin Kurtit dhe opozitës sërbe ndaj popullit sërb në Republikën Sërbe të Bosnjës dhe në Kosovë, ai tha se do të ishte e padrejtë të thuhet se egziston koordinim qëndrimesh por sigurisht egzistojnë interesa të përbashkëta, të cilat më së shumti janë rastësore dhe beson se janë të paqëllimshme.

“Sigurisht që egziston në një pjesë të rajonit, përfshirë Kurtin dhe regjimin e mëparshëm, pajtueshmëri rreth tri çështjeve. E para është që kudo të denigrohen përfaqësuesit e popullit sërb si në K&M ashtu dhe në RS. Nuk është rastësi që të njëjtën fushatë kundër popullit tonë në veri të Kosovës dhe RS e kanë bërë mediat e Kurtit dhe mediat e regjimit të dikurshëm, si dhe vendet e tjera të rajonit, por edhe qarqet e majta-liberale-të gjelbërta në Europë” theksoi ai.

Vuçiq tha se fakti i dytë është se të gjithë kanë si shënjestër kyçe atë dhe familjen e tij.

“Gjithmonë siç kanë thënë dje Sveçla dhe Kurti se duhet të jetë fajtor im bir i cili ishte duke drejtuar një autoveturzë në Kosovë. Imagjinoni atë mëkat, si dhe fotot me sërbët e Kosovës për çka është krenar pasi nuk hoqi bluzën ndonëse i drejtuan pushkën. Unë gjithësesi nuk do të isha aq i guximshëm, por jam krenar për tim bir që është kaq i guximshëm”, shtoi ai.

Vuçiq tha se egziston koordinim dhe sinkronizim i plotë dhe i përsosur i mediave të tyre rreth grabitjes së zgjedhjeve, pa asnjë provë apo ankesë.

“Përse Kurti do të donte të thoshte diçka të bukur për Sërbinë, përse Zagrebi do t’a dëshironte këtë? FMN tha se në vitin 2028 Sërbia do të kalojë Kroacinë për sa i përket GDP. Përse do të ishte në interesin e tyre Sërbi sovrane dhe e qëndrueshme? Ndaj është më mirë të mbështesni ata që duan t’a shkatërrojnë Sërbinë”, shtoi Vuçiq.

Zgjedhjet të rregullta, më të paqtat në historinë më të re të Sërbisë

Vuçiq tha se se në zgjedhje nuk ka patur parregulsi dhe se kurrë më parë në historinë e Sërbisë nuk ndodhi gjatë kësaj fushate të kishte incidente fizike.

“Zgjedhjet e fundit ishin të paqta, ishin më të paqtat në historinë e re të Sërbisë. Jam shumë krenar për këtë fakt” ka thënë Vuçiq dhe shtoi se u shënuan dy incidente të vogla.

Duke folur për “zgjedhësit fantazmë”, tha se opozita i ka dorëzuar KQR 496 ftesa, të cilat menjëherë i janë përcjellë MPB. Ai shtoi se opozita po përdor mashtrimin dhe gënjeshtrën për të justifikuar humbjen e vet.

Ai theksoi se shumë prej opozitës, përmes Albin Kurtit, e deri tek disa vëzhgues ndërkombëtarë pohojnë se zgjedhjet në Sërbi janë vjedhur, pasi nuk u përshtatet që Sërbia udhëheq politikë të pavarur.

“Dy vëzhgues austriakë nga një parti e majtë, kanë parë se si ishin zgjedhjet tek ne.. dhe po ata vëzhgues kanë vjedhur zgjedhjet në partitë e tyre dhe rreth këtyre skandaleve kanë shkruar të gjitha mediat në vendin e tyre” tha Vuçiq.

Ky i fundit bëri të ditur se Kuvendi do të konstituohet në janar dhe shprehu pritshmërinë se qeveria e re do të formohet deri në fund të shkurtit.

U lutem të gjithëve të ndalin grevën e urisë

Vuçiq u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës që të ndërpresin grevën e urisë që kanë nisur. I’u lut dhe Ugljesha Gërgurit nga lista “Sërbia nuk mund të ndalet” që të ndërpresë grevën e urisë të cilën e nisi “për vjedhjen zgjedhore të opozitës”.

“Nuk do të flas atë çfarë thonë shumë për Toma Nikoliqin, nga egzibicionizmi e deri tek gjithçka tjetër, gjëja më e keqe, më e shëmtuar e mundshme, edhe pse njeriu ishte në gjendje shumë më të keqe pas dy ditësh... Dëshiroj të lus të gjithë ata që janë në grevë dhe aty pashë edhe atë Vesellinoviqin dhe të tjerët, që t’a ndërpresin grevën e urisë” tha Vuçiq.

Ndërtojmë autostrada-tërësisht të reja me gjak të Sërbisë

Vuçiq kujtoi se nisi ndërtimi i autostradës nga bregu i Baçkës deri më crnjen sërbe të ashtuquajturën “buzëqeshjen e Sërbisë” e cila nuk vlen më pak se 2 miliardë euro, ashtu sikurse dhe autostradën Beograd-Zrenjanin-Novi Sad.

“Inaguruam autostradën Ruma-Shabac, do të vijojmë të ndërtojmë drejt Lloznicës nën degën Slepçeviq-Badovinci, tek Kuzmin-Raça e Sremit… Të gjitha me para të madhe, por do të jetë tërësisht e gjitha nga gjaku i ri i Sërbisë” ka theksuar Vuçiq.

Ky i fundit bëri të ditur se për disa muaj do të përfundojë edhe autostrada deri në Pozharevac e më pas në drejtim të Velika Gradishkas dhe Golupac, ndërsa kur të mbarojë autostrada deri në Pozhega, do të pasohet me ndërtimin e dy korridoreve-ndaj Malit të Zi deri në Duge Poljane dhe Boljare, por edhe nga Duga poljana deri në Nova Varosh me qëllim që Varoshi dhe Priboji të mos vdesin e pastaj edhe të tjerat drejt Kotromanit dhe Vishegradit të cilat besohen se do të nisin të ndërtohen në vitin 2025.

Vitin e ardhshëm investime të veçanta në arsim dhe shëndetësi

Vuçiq ka thënë se qeveria vitin pasues do të investojë veçanërisht në dy fusha dhe këto janë në arsim dhe shëndetësi.

"Më shumë para sesa kurrë ndonjëherë deri më sot do të investojmë në arsim dhe shëndetësi. Do të ndryushojmë shumë tek këto çka nuk ka lidhje vetëm me rritjen e pagave” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se po punohet me investime shtesë në arsimin dual por dhe që Sërbia do të marrë ekskluzivitetin e universiteteve më eminente të botës me qëllim që të mbajë të rinjtë të cilët mendojnë që është më mirë që të studiojnë jashtë vendit.

Kur është fjala rreth shëndetësisë, Vuçiq tha se përveç ndërtimit të spitaleve dhe qendrave shëndetësore, kujdes të veçantë do të ketë në përkushtimin tek njerëzit dhe punësimin e figurave të reja.

"Në shëndetësi ku kemi investuar shumë, na duhet të punojmë dhe investojmë edhe tek njerëzit. Ata të cilët gjatë kovidit u bërën viktima të jetës së tyre tashmë do të kenë punën e tyre” ka thënë Vuçiq.

Sukseset ekonomike do të krijojnë hapësirë të gjerë për përparim në të ardhmen

Presidenti Vuçiq thekson se të dhënat ekonomike para fund vitit krijojnë hapësirë të gjerë për përparim të vendit drejt së ardhmes.

Ai tha se prej 1 janarit do të rriten pagat në sektorin publik me 10% dhe se paga minimale do të jetë mbi 47.000 dinarë.

"Askush nuk do të ketë pagë më pak se 47.000 dinarë. Në raport me vitin 2011 ku paga minimale ishte 15.000 dinarë, ky është përparim domethënës duke patur parasysh dhe inflacionin dhe shpenzimet jetësore" ka thënë Vuçiq.

Pensioni shtoi ai, do të rritet me 14,8%.

"E gjitha kjo dëshmon se nuk kemi kurrëfarrë problemi me financat publike. Nga ribalancimi i buxhetit kemi 300 milionë euro më shumë fitime” sqaroi Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se rezultatet e fundit tregojnë se deficiti do të jetë gati 2,3 deri më 2,4% çka është poshtë asaj që është biseduar me FMN.

"Këto janë rezultate jashtëzakonisht të mira. Borxhi publik nuk do të kalojë 52,5% në raport me GDP çka lë hapësirë mjaft të gjerë dhe të rëndësishme në të ardhmen për të avancuar” nënvizoi presidenti i Sërbisë.