Vuçiq: Kurrë nuk kam hequr dorë nga Kosova dhe kurrë nuk do të heq dorë

Aleksandar Vučić
Burim: Instagram

Sërbia do të vijojë politikën e neutralitetit ushtarak, ruajtjen e paqes në rajon dhe botë, do t'i përmbahet Kartës dhe rezolutave të KB, jo vetëm për çështjen e Kosovës, por edhe të gjitha krizave të tjera në botë, theksoi presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në konferencën vjetore për mediat. Tha se kurrë nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe nuk do t’a bëjë këtë.

"Kurrë nuk kam hequr dorë nga Kosova dhe as nuk do të heq dorë kurrë prej saj", tha Vuçiq mbrëmjen e sotme ndaj deklaratës së Sonja Biserkos se hoqi dorë nga Kosova, por që e përdorte për qëllime politike.

Vuçiq kujtoi se Kosova shpalli pavarësinë e vet në vitin 2008, se një vit më pas vendet më të fuqishme perëndimore e njohën atë pavarësi dhe se në vitin 2011, nën qeverinë e mëparshme, u vendos pika e kalimit kufitar drejt Sërbisë qëndrore.

"E gjithë kjo që duroni, presione të pamundura, është me të vërtetë heroike, para së gjithash i popullit tonë në Kosovë e Metohi dhe liderëve të atjeshëm politikë. Do të vijojmë t'i rezistojmë presioneve dhe të luftojmë për të drejtën, ligjin dhe Kartën e KB në rrethana të pamundura, të presionuar nga kërcënimet e sanksioneve dhe shkatërrimi i ekonomisë", nënvizoi Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se përherë merrte vendime jo vetëm sipas ndërgjegjes së tij dhe i udhëhequr nga Kushtetuta e Sërbisë, por dhe duke u kujdesur për popullatën sërbe në Kosovë.

Dëftoi se nuk paralajmëroi vetëm aleancën ushtarake të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, çka tani shikohet qartë kur njoftojnë se do të ndërtojnë bashkarisht autoblindin "Shota".

"Më duhet t'i përgëzoj dhe përherë gëzohem kur shikoj sesa njerëz investohen në nivele të ndryshme, por ne investojmë shumë më tepër dhe do të vazhdojmë kështu. Nuk e përjetoj këtë si rrezik të mjaftueshëm në këtë moment. Do të shikojmë se si do të refuzohet në të ardhmen", tha Vuçiq.

Dy qëllime të Sërbisë në vitin e ardhshëm

Vuçiq bëri të ditura dy qëllime të Sërbisë për vitin 2026.

"E para janë paqja dhe stabiliteti, ndërsa tjetra është e lidhur me politikën, që të bëhet viti më i mirë në historinë e Sërbisë, para së gjithash lidhur me ekonominë. Gjithçka që kemi bërë dhe arritur mund të orjentohet tek këto dy qëllime", tha Vuçiq.

Përsa i përket politikës, nënvizoi se Sërbia do të vazhdojë politikën e neutralitetit ushtarak.

"Sërbia do të vazhdojë politikën e neutralitetit ushtarak, paqes në rajon dhe botë, do t'i përmbahet Kartës dhe rezolutave të KB, jo vetëm për çështjen e Kosovës e Metohisë, por edhe në të gjitha krizat e tjera mbarë botën. Njëkohësisht, do të mbrojmë sigurinë e qytetarëve të Sërbisë, do t’a mbrojmë vendin tonë nga agresori potencial dhe do të bëjmë gjithçka për të penguar sulmet", theksoi Vuçiq.

Ai tha se jetojmë në kohë që nuk janë të thjeshta për t'u parashikuar, në të cilat kur zgjohesh shikon se ka shpërthyer një luftë e re, në të cilën nuk mund të thuhet se së shpejti do të përfundojë lufta në Ukrainë, ndonëse sikurse shton, dyshon se kjo do të ndodhë.

"Jam i sigurt se tensionet do të rriten edhe në pjesë të tjera të planetit tonë. Është e rëndësishme që gjatë kësaj kohe, pavarësisht ndikimeve ndaj të cilave jemi të ekspozuar, të ruajmë stabilitetin, paqen dhe të tentojmë të përmirësojmë bashkëpunimin me të gjithë aktorët mbarë botën", theksoi Vuçiq.

Ky i fundit përcolli të dhëna preçize se gjatë këtij viti pati 63 takime me shefat e shteteve, si dhe 34 takime me kryeministra të huaj. Gjithashtu, me shefat e organizmave ndërkombëtarë dhe BE është takuar 34 herë, me ministrat dhe kryetarët e parlamenteve 31 herë, si dhe 26 telefonata me shefat e shteteve dhe qeverive të huaja.

"Këto nuk janë të gjitha takime e biseda, por ato janë më të rëndësishme dhe gjithsej janë 188. Kjo do të thotë më shumë dhe më shpesh se çdo ditë tjetër të vitit. Bërëm gjithçka që në mënyrë dinjitoze të paraqisnim interesat e vendit tonë", tha Vuçiq.

Presidenti i Sërbisë përmendi se duhet të përmirësohet dhe mbrojtja e kundërzbulimit të vendit.

Në këtë kuptim, shprehu pritshmëritë se në vitin e ardhshëm do të ketë shtesë të rrogave të pjestarëve të policisë dhe ushtrisë por tha se njësitë speciale policore do të pajisen me mjete të mira e të pakrahasueshme.

“Dhe Xhandërmaria, SAD, Brigada Policore, UKP, SBPOK të gjitha që punojnë në terren” shtoi Vuçiq.

Marrëveshjet e nënshkruara për ushtrinë, vlejnë miliarda euro

Kur është fjala për Ushtrinë e Sërbisë, Vuçiq informoi se janë nënshkruar marrëveshje të mëdha që vlejnë miliarda euro.

"Kur të jetë mundësia dhe kur të jetë e domosdoshme, do t'ju informojmë rreth kësaj, por dëshiroj që të dini se duhet të ndiheni të sigurt. Ne prodhojmë gjithçka që mundemi për ushtrinë tonë, blejmë gjithçka që është e domosdoshme për të siguruar qiellin dhe tokën tonë", dëshmoi presidenti Vuçiq.

Ky i fundit tha se Sërbia në kuptimin e mbrojtjes kundërajrore, por edhe kur bëhet fjalë për pengimin e çdo agresori të mundshëm, do të jetë një nga më të pajisurat në Europë. Shtoi se po punohet për rritjen e numrit të pjestarëve të njësive speciale, si të policisë dhe të ushtrisë.

Tha se Sërbia blen armatim nga anë të ndryshme, çka sikurse thotë, nuk i fsheh, por është krenare për to.

"Nga Franca, Izraeli, Kina, Rusia, zgjedhim armatimin më të mirë, ekspertët tanë zgjedhin atë që është e nevojshme që vendi ynë të jetë i mbrojtur, që mos të përsëritet viti 1999. Sot, përpara se të sulmojnë Sërbinë, duhet t’a mendojnë dy herë. Ushtria e Sërbisë është më e fortë se kurrë më parë", qartësoi presidenti i Sërbisë.

Vuçiq tha se këtë vit në Sërbi është regjistruar shkalla më e ulët e krimit dhe numri i përgjithshëm i krimeve të kryera ndonjëherë. Këtë vit janë regjistruar 64,072 vepra penale, çka është më e ulëta në 25 vitet e fundit, qysh kur këto të dhëna janë mbledhur.

"Jam krenar për faktin se, pavarësisht veprimeve të paligjshme të disa dhjetëra mijëra tubimeve, sulmeve të shumta ndaj pronës, njerëzve dhe policisë, arritëm të ruajmë stabilitetin dhe paqen dhe jetën e njerëzve", tha Vuçiq.

Kushdo që t’a marrë NIS, Rafineria do të punojë

Kur është fjala për NIS, Vuçiq theksoi se situata në të cilën ndodhet Sërbia në këtë moment, nuk është e lehtë, duke shtuar se shpreson për vendim pozitiv nga OFAK dhe Departamenti i Shtetit.

"Jemi 83 ditë pa kaluar asnjë pikë naftë nëpër tubacion dhe kemi ruajtur stabilitet të plotë energjetik. Për ne, gjithçka është e jashtëzakonshme, sepse shfrytëzojmë rezervat që i mblodhëm me mund. Qeshët kur fola për fasulet dhe bizelet dhe kështu kemi punuar dhe me naftën dhe derivatet e saja, kështu punojnë mikpritësit e vërtetë. Por imagjinoni nëse Danubi ngrin, ose niveli i ujit bie, nuk mund t’a zëvendësojmë furnizimin, veçanërisht me naftë, pa të, ne dhe nuk mundemi të importojmë 6,000 ton naftë, kaq na duhet përditë. Ne përdorim tani 'argjendin' tonë, pra zairetë tona", sqaroi Vuçiq.

Ky i fundit tha se çdo ditë që zgjatet mospunimi i rafinerisë, humbasin shuma të mëdha të hollash, sasi të mëdha nafte, por edhe shkalla e rritjes.

"Rafineria do të punojë kushdo që merr, NIS duhet të punojë, përndryshe ata nuk do të punojnë në Sërbi. Ky është i vetmi kusht që kemi. Kjo është e pamundur të përballohet, ky është presion i tillë në nivelin ditor. Jam krenar për Sërbinë, e cila ka treguar se çfarë do të thotë njerëz të përgjegjshëm. Imagjinoni nëse kjo do të ndodhte në vitin 2011, tre ditë as nuk do të kishim mbijetuar. Ne do të ndajmë sasi të madhe të hollash për tubacionin e naftës nga Novi Sadi deri në Hungari. Do të ndërtojmë ndërlidhës gazi drejt Maqedonisë së Veriut, që të ndërtohet ai tubacion gazi. Ndërtuam Kostolac B3, na duhet të bisedojmë për energjinë nukleare, të bisedojmë për ndërtimin e centraleve nukleare, si të vogla ashtu edhe të mëdha, të cilat ndërtohen për 12 vjet me radhë”, tha presidenti i Sërbisë.

Ai shtoi se Sërbia është në 20% të vendeve që janë të përgatitura për inteligjencën artificiale dhe se kjo do të na sjellë avantazh të madh në të ardhmen.

"Kragujevaci me qendrën e të dhënave, pason me Nishin dhe na nevojitet infrastrukturë për këtë, ndërsa bekapi i të gjithë atyre kompjuterëve është në Beograd. Dhe e gjithë kjo fjalë për fjalë harxhon energji elektrike, na duhet energji e pastër dhe në të ardhmen do të na duhet edhe më shumë", tha Vuçiq.

Duke komentuar ndalimin e liderit të Partisë Popullore Demokratike në Mal të Zi Millan Knezheviq, Vuçiq tha se nuk përzihet në çështjet e brendshme të vendit tjetër, por është i shqetësuar pasi bëhet fjalë për liderin e popullit sërb në Mal të Zi.

“Si president i Sërbisë, kam detyrimin që të kujdesem për popullin sërb, duke mos rrezikuar integritetin territorial dhe sovranitetin dhe përherë do të jem në anën e popullit tonë” ka thënë Vuçiq duke komentuar zhvillimet në Mal të Zi ku sot në Botun afër Podgoricës u tubuan banorët për të ndalur nisjen e punimeve në ndërtimin e njësisë për pastrimin e ujërave të zeza, ndërsa policia ndaloi disa dhjetëra persona.

Vuçiq tha se nuk përzihet as kur atë dhe Sërbinë përditë e sulmojnë, duke shtuar se e di që këtë e bën “Krahu i Gjukanoviqit por dhe me disa të tjerë”.

“Mali i Zi është dhe do të jetë përherë shteti vëlla”, nënvizoi Vuçiq.

Do t’a përfundoj mandatin në paqe dhe stabilitet

Vuçiq theksoi se mandatin do t’a përfundojë në paqe dhe stabilitet.

“Do të ruaj paqen dhe stabilitetin. Nuk përgatitem për luftë, por punoj për ruajtjen e paqes

duke penguar ata që mendojnë të na sulmojnë” u shpreh Vuçiq.