Vuçiq: Mbështetje e sinqertë e Sllovakisë në integritetin territorial; Pelegrini: Sërbia kyçe për ruajtjen e paqes në rajon

Aleksandar VUčić i Peter Pelegrini
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot pas takimit me presidentin sllovak Peter Pelegrinin, se mbështetja e Bratisllavës në rrugën europiane të Sërbisë është e sinqertë, pa mëdyshje dhe inkurajuese në momentin kur kjo nuk është e thjeshtë që të shprehet, nën mirënjohjen e Sllovakisë për respektimin e integritetit territorial të Sërbisë, të drejtën publike ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Presidenti i Sllovakisë Peter Pelegrini ka theksuar se Sërbia është kyçe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

 

Në konferencën e përbashkët për gazetarët me presidentin sllovak, Vuçiq u shpreh se u bisedua rreth të gjitha aspekteve të rëndësishme të bashkëpunimit, raporteve dypalëshe, përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tema konkrete sikurse pozita e sllovakëve në Sërbi.

"Folëm për rrugën europiane të Sërbisë, duke theksuar edhe një herë mirënjohjen tonë ndaj Sllovakisë në respektimin e integritetit territorial të Sërbisë, të drejtës publike ndërkombëtare dhe Kartës së KB të cilën Sllovakia përherë mund të mbështetet tek Sërbia", tha Vuçiq.

Ky i fundit bëri me dije se biseduan dhe për çështjet globale dhe u dakordësuam se si për Sërbinë dhe për Sllovakinë është e interesit të lartë, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në kohët e sotme të trazuara dhe sfiduese.

"Njëri-tjetrin duhet t’a ndihmojmë, të punojmë ngushtësisht për të ruajtur paqen, e cila është me rëndësi të madhe për ne të vegjëlit, por për dinjitet dhe krenari popuj të mëdhenj", tha presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit shprehu mirënjohje të veçantë Sllovakisë për, sikurse theksoi, në mbështetjen e palëkundur, të sinqertë e të plotë për Sërbinë në rrugën drejt BE.

"Jam shumë mirënjohës ndaj presidentit Pelegrini dhe kryeministrit Robert Fico për mbështetjen e sinqertë, të çelët dhe të guximshme kur kjo nuk është e thjeshtë dhe kur shumë rreth kësaj nuk dëshirojnë të flasin publikisht. Njerëzit në Sërbi e vlerësojnë mjaft këtë. Sllovakia është një nga vendet më të njohura dhe njerëzit në Sërbi i duan sinqerisht sllovakët dhe Sllovakinë. Na lidh traditë e gjatë, afërsi historike dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë bashkarisht. Në Sërbi, Sllovakia do të ketë gjithmonë mike besnike, luajale dhe e sinqertë, sikurse ju kemi sot në kohë jo të lehta në Europë", tha presidenti Vuçiq.

Ky i fundit bëri të ditur se u dakordësuan për vazhdimin e bashkëpunimit ushtarako-teknik dhe bashkëpunimin e industrive ushtarako-teknike të të dy vendeve, nën konstatimin se Sllovakia është shumë e fortë në këtë drejtim, por që as Sërbia nuk është e dobët, ndaj beson se do të ketë rezultate të mira.

Shtoi se biseduan dhe për çështjet e energjisë, si dhe angazhimin e shumë kompanive sllovake në Sërbi, veçanërisht në fushën e burimeve të energjisë së rinovueshme, pasi Sërbia, sikurse sqaroi, nuk ka ekspertë të mjaftueshëm për zbatimin e energjisë nukleare, pa të cilën nuk do të ketë energji elektrike të mjaftueshme në të ardhmen. Tha se Sllovakia merr energjinë elektrike më të pastër nga centralet nukleare dhe diskutuan rreth mundësive që ekspertët nga Sërbia në Sllovaki të fitojnë njohuri dhe përvojë të re në këtë fushë.

Vuçiq tha se Sërbia do të japë gjithçka nga vetja të tërheqë investime të tjera nga Sllovakia.

Bëri të ditur se nesër dy presidentët do të vizitojnë komunitetin sllovak në Vojvodinë.

"Është nder i madh për mua t'ju pres në Sërbi, sepse nuk duhet të spegoj në veçanti se sa afër janë popujt tanë. Ne sllovakët i përjetojmë si motra e vëllezër dhe përherë kështu do t'i trajtojmë", tha Vuçiq.

Pelegrini: Sërbia kyçe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pelegrini, theksoi se Sërbia është kyçe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se Sllovakia është mike e Sërbisë dhe do të vazhdojë t’a mbështesë në rrugën e saj europiane.

"Qëndrimi i qeverisë sonë është pas përmbushjes së kushteve, dera për anëtarësim duhet të çelet. Refuzojmë të fusim disa lojëra politike në negociatat e pranimit, vendosjen e kushteve që nuk janë logjike dhe që proçesi të mos bazohet në kushte që edhe ne duhej t'i përmbushnim", tha Pelegrini.

Ai shtoi se Sllovakia, dhe ai si president, do të shprehin kundërshtim nëse futen në proçesin e pranimit, lojërat politike dhe kushtet jashtë proçedurës standarte.

"Nëse Sërbia plotëson kushtet, duhet të ketë të drejtën të bëhet anëtare", nënvizoi Pelegrini.

Ky i fundit paralajmëroi se nëse BE vazhdon të mos jetë e drejtë në raport ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, e kërcënon rreziku që popullsia e rajonit të humbasë interesin për anëtarësim.

"Të them shkurt dhe qartë-Sërbia ka mbështetjen e Sllovakisë", u shpreh i qartë Pelegrini.

Ky i fundit tha se Sërbia dhe Sllovakia kanë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat nuk janë të ngarkuara me probleme dhe të cilat bazohen në respekt dhe besim.

Ai shprehu kënaqësinë e tij që presidenti Vuçiq me të do të vizitojë nesër pakicën sllovake në Vojvodinë dhe falënderoi Sërbinë në mbështetjen e projekteve të pakicës sllovake.

Pelegrini tha se Sërbia është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Sllovakisë në rajon dhe se bashkëpunimi ka arritur një vlerë prej 1.2 miliardë eurosh në vit.

Ai konfirmoi se një nga shtyllat e bashkëpunimit ekonomik është industria ushtarake.

"Sllovakia ka dyfishuar prodhimin e saj dhe ndaj është i nevojshëm bashkëpunim i ngushtë me Sërbinë ku Sllovakisë i dërgon mallra të nevojshme. Pa ndihmën e Sërbisë, nuk do të mund të realizonim prodhimin tonë", shtoi Pelegrini.

Njëkohësisht tha se Sllovakia, e cila ka centrale nukleare, i vë eksperiencën e vet në dispozicion Sërbisë.

Pelegrini ftoi presidentin Vuçiq të vizitojë Sllovakinë sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim vazhdimin e bisedimeve.

"Po përballemi me sfida të mëdha gjeopolitike dhe humbje të konkurrueshmërisë. Kemi erozion të multilateralizmit dhe Sllovakisë i nevojitet kjo që të jetë në gjendje të realizojë interesat e saja. Ne dëshirojmë paqe, jo vetëm tek fqinjësia, por në botë. Konflikte tani ka shumë dhe situata është e rrezikshme", vuri në dukje Pelegrini.

Shtoi se Sllovakia mbështet zgjidhje diplomatike dhe përshëndeti përpjekjet e presidentit të SHBA Donald Tramp për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

"Shpresojmë që ky konflikt të përfundojë gjatë vitit 2026. Sllovakia do të jetë e lumtur të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës e këtë e dëshiron dhe Sërbia", tha Pelegrini.

Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Kapitullin 3, Pelegrini tha se BE po luan me besimin e popullsisë së Ballkanit Perëndimor dhe se vonesa e hapjes së Kapitullit 3 tek negociatat me Sërbinë, është-lojë politike nga disa anëtarë të Unionit.

"E di që do të kritikohem për këtë, por jam gjithmonë i sinqertë. Nëse dikush i plotëson kushtet, atëherë duhet t'i mundësohet që t’i hapen kapitujt. Unioni duhet të punojë në bazë të fakteve, kushteve dhe kritereve dhe të mos përfshijë shumë politikë, sepse qytetarët e këtij rajoni do të humbasin besimin tek projekti ynë. Dhe, ky do të ishte gabim i madh. Sipas kësaj çështjeje, BE nuk sillet në përputhje me standardet, ka shumë politikë dhe kjo mund të shikohet në lidhje me Sërbinë. Ndaj kryeministri ynë ishte shumë i qartë në samitin e fundit", tha Pelegrini.

Vuçiq ndaj kësaj i ktheu edhe një herë miënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Sllovakisë.

"Zëri i tyre dëgjohet përherë dhe njerëzit në Sërbi e vënë re këtë", nënvizoi Vuçiq.

Tha se të gjithë në Sërbi e dinë se cila ishte arsyeja e vendimit të BE për mosçeljen e Kapitullit 3.

"Qysh prej luftës në Ukrainë, ne nuk kemi hapur asnjë kapitull...Përherë lindte diçka, objektivi zhvendosej. Ne ndërkohë, kemi ndryshuar dhe Kushtetutën në fushën e drejtësisë, si gur themeli për përparim më të shpejtë, por nuk kemi çelur asnjë kapitull... Përgjatë gjithë kohës prej nesh është kërkuar bindshmëri politike. Ne ndodhemi në rrugën e BE jemi të përkushtuar ndaj saj dhe shpresojmë që nën mbështetjen e miqve tanë, do arrijmë të përparojmë", tha Vuçiq.

Megjithatë, pranoi se nuk pret ndryshime të mëdha në BE në këtë çështje.

"Të gjitha vendet e vogla përreth nesh u përdorën për të frenuar Sërbinë. Kur Sërbia rritet dhe forcohet, atëherë të mëdhenjtë i përdorin të vegjlit për të përhapur propagandë anti-sërbe dhe për të trembur popullsinë e tyre me Sërbinë, duke treguar historinë se të tjerët janë të mirë dhe të sjellshëm, përveç nesh... Nuk do t’a përmbysim lehtë këtë situatë, ndaj duhet t'i respektojmë miqtë tanë dhe të shikojmë veten, të punojmë për rritjen e ekonomisë dhe standardeve të jetesës. Nga Kapitulli 3, ne kemi hapur tashmë pesë nënkapituj, ngelen dhe tre, kështu që gjithçka ishte mesazh politik", tha qartë presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit nënvizoi se Sërbia duhet të vazhdojë të punojë në ruajtjen e paqes, sepse, sikurse tha, për gjithsej gjashtë apo nëntë muaj, kjo do të rezultojë të jetë vendimi kyç dhe më i rëndësishëm.