Vuçiq: Kurti do luftë, nuk e do BKS me çfarëdolloj çmimi, dëshiron të n’a shtyjë në konflikt me NATO-n
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se kryeministri kosovar Albin Kurti dëshiron të shkaktojë luftë dhe të shtyjë Sërbinë në konflikt me NATO-n pavarësisht çmimit që do të shkaktonte shmangia e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.
"Bëhet fjalë për enveristë, anarkistë ku në biografi u mungon udhëheqësia në luftë. Ai nuk do të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe sepse e di se duhet të formohet me principet me të cilat vetë unë i kam firmosur në vitin 2013 me Isa Mustafën. Ai dëshiron që përditë të çojë tension, dëshiron luftë dhe të na shtyjë drejt saj" ka thënë Vuçiq në emisionin "Mëngjesi i ri" në TV Pink.
Presidenti i Sërbisë shton se kriza në veri të Kosovës ende nuk ka arritur në kulmin e vet dhe se Kurti dëshiron t’a shtyjë Sërbinë drejt konfliktit me NATO-n.
"Gjithçka që dua t’a shmang, ai dëshiron t’a ketë. Ai e di që nuk është e mjaftueshme që dëshiron këtë, por kërkon të n’a shtyjë në konflikt me NATO-n" ka shtuar Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se Sërbia është e kënaqur që turqit në kuadër të Kfor, erdhën në Zubin Potok dhe se nuk u beson teorive konspirative se po krijojnë "të ashtuquajturën linjën e blertë të tërthortë" sepse mendon se NATO nuk merret me këto, por shtoi se në të tilla teori, shpesh ka një përqindje të vërtetë.
Vuçiq theksoi se Sërbia duhet të jetë mjaft e kujdesshme se ushtria sërbe është pakrahasimisht më e madhe sesa forcat kosovare. Njëkohësisht paralajmëroi se FSK ku në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB nuk duhej të egzistonte, gjithmonë e më shumë po pajiset me armatime mbi të gjitha me armë turke.
"Turqia në mënyrë serioze po armatos FSK të cilat nuk duhet të egzistojnë. Bërën ushtri e cila nuk duhej të egzistonte" nënvizon Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se nuk është e thjeshtë të shkohet në Bruksel dhe të durojë të gjitha presionet e mundshme, ndonëse nuk është fajtor për situatën që po ndodh në Kosovë.
"Nga njëra anë presion nga sërbët që kërkojnë mbrojtje dhe që nuk mundesh t’ua ofrosh” ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se aktorët kyç edhe në perëndim e dinë qartë fajtorin kryesor në Kosovë, por jo të gjithë e pranojnë.
"Në bisedime duhet të shkohet se nuk do të ishim ne fajtorët" shton presidenti i Sërbisë.
0 komentet