Petkoviq i drejtohet Kurtit: Sërbët duan lirimin e të arrestuarve, paqen dhe BKS, jo përralla për fëmijë të vegjël
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq ka reaguar sot pas publikimit të një videoje që ka hedhur në Fejsbuk kryeministri i Kosovës Albin Kurti, se sërbët e Kosovës presin prej Prishtinës lirimin e menjëhershëm të sërbëve të arrestuar dhe tërheqjen e efektivëve të policisë së Kosovës dhe të kryekomunarëve të imponuar dhe jo që t’u “rrëfejë përralla për fëmijë” kryeministri kosovar.
"I vetmi mesazh që sërbët në Kosovë e Metohi presin, është lirimi i menjëhershëm me të drejtën e Zotit të bashkatdhetarëve tanë të rrëmbyer dhe torturuar nga kazamatët e Kurtit” ka bërë të ditur Petkoviq në një deklaratë për mediat.
Sërbët, vijon Petkoviq, presin në vazhdim “tërheqjen e forcave policore pushtuese nga veriu i krahinës” dhe tërheqjen nga politika e presionit, keqtrajtimit dhe frikësimit që realizohet përmes urisë, arrestimeve të pabaza dhe dhunës fizike ndaj sërbëve.
Këtë mesazh, thekson Petkoviq, Kurti duhet t'i shtojë se ka vendosur të tërheqë zyrtarët e tij ilegjitimë dhe të imponuar të pushtetit vendor nga veriu i Kosovës, ku populli sërb, siç thotë ai, me të drejtë i njeh si administratorë të impunuar dhe gauleitarë.
E pas kësaj, përfundon Petkoviq, të gjithë do t’a përshëndesnin dënimin e përgjegjësve për rrahjen dhe lëndimin e sërbëve dhe mesazhin se Prishtina tërhiqet nga bllokimi kokëfortë i formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.
“Kjo është ajo që sërbët presin nga urrejtësi i sërbëve dhe anarko-fashisti i deklaruar Albin Kurti, dhe jo klipet e Tik-Tokut dhe përrallat për fëmijë. Kjo do të ishte e vetmja dëshmi e pranueshme që Kurti është i gatshëm të ndryshojë qëndrimin e vet ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe gjithçka tjetër, është vetëm një shfaqje për komunitetin ndërkombëtar, ndonëse besoj është e qartë për të gjithë se shfaqja ku vetë Kurti është regjizor dhe luan rolin kryesor, nuk është gjë tjetër veçse teatër absurd. Përderisa dhunuesi Kurti tund me njërën dorë degën e ullirit dhe në tjetrën mban shkop apo pushkë, për cilindo sërb në Kosovë e Metohi është e qartë se videoja e tij më e re, është kulmi i hipokrizisë dhe cinizmit dhe nuk është mesazh paqeje, por fyerje dhe një tjetër kërcënim” tha Petkoviq.
Ky i fundit vlerëson se është “fyerje për mendje të shëndoshë” që Kurti tenton t’ia kalojë fajin për situatën në veri të Kosovës, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndonëse ai (Kurti), si avokat i luftës, ka arsye të urrejë dhe përçmojnë politikën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon të personifikuar, siç thotë ai, nga presidenti i Sërbisë.
"Sërbët në Kosovë e Metohi siç thotë populli ynë, nuk ranë pre, dhe tek ta, gënjeshtrat e Kurtit dhe përbuzjet fyese dhe të pasinqerta, të gjithëve e kanë të qartë se qëllimi i tij është dëbimi i popullit sërb përmes forcës fizike dhe thyerjen e ndjenjës së besnikërisë ndaj Sërbisë tek një numër i vogël njerëzish të lëkundur në veri të krahinës. Kulmi në mesazhin e fundit propagandistik të Kurtit, është përmendja e manastireve sërbe në Kosovë e Metohi, sikur të gjitha ato nuk kujtojnë se ishte ideologjia e urrejtjes së Kurtit që shkatërroi më shumë se 150 kisha e manastire në Kosovë e Metohi dhe tokën e grabitur të Manastirit të Deçanit, Kurti dhe ekstremistët e tij refuzojnë të kthejnë.
0 komentet