Vuçiq: Kurti është i vetmi që dëshiron luftë, tërë jetën ka dashur të veshë uniformë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Albin Kurti është i vetmi që dëshiron luftë pasi tërë jetën ka dashur të veshë uniformë dhe në Ballkan të aktronte "Zelenskin e vogël", ka theksuar presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq. I pyetur për deklaratën e Kurtit se Sërbia armatoset se është gati për sulm ndaj Kosovës, Vuçiq tha se ëndërrat e Kurtit janë me luftëra, ndërsa suksesi i tij është Sërbi e zhvilluar, plotësisht më e zhvilluara në rajon.

"Që po armatosemi-po, pak më shumë sesa ai do të donte, shumë më pak sesa do të doja. Ashtu sikurse ata armatosen nga turqit, nga gjermanët e deri tek amerikanët shumë herë më shumë sesa do të doja. Ai është i vetmi që dëshiron luftë. Tërë jetën ka dashur të veshë uniformë dhe në Ballkan të aktrojë “Zelenskin e vogël”. Nuk do t’i plotësohet kjo dëshirë, pasi Kosova nuk ka asnjë lidhje me territor sovran të njohur ndërkombëtarisht” ka thënë ai.

Vuçiq tha se ëndërrat e Kurtit janë me luftëra.

Theksoi se Sërbia do të vazhdojë të investojë tek industria e vet luftarake, të blejë gjithçka që i nevojitet për të qenë faktor frenues ndaj Kurtit dhe të tjerëve.

"Do të vazhdojmë me këtë dhe mirë do në shkojë. Ne bëjmë më të mirën dhe blejmë më të mirat. Askush nuk do të mundet kurrë të na ndalë zhvillimin tonë të industrisë luftarake dhe ushtrisë. Këtë e bëjmë vetëm për të frenuar tipat siç është Kurti dhe të tjerët", tha ai.

Tha se pas një muaji në Sërbi do të vijnë mjaft liderë të vendeve europiane dhe afrikane, ashtu sikurse vetë do të vizitojë shumë vende dhe që në këto biseda do të shfaqë pozicionin e Sërbisë dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

"Dy javët e ardhshme për ne janë shumë të rëndësihme. Do të kemi shumë vizita, largime. Kështu që do të marrim pjesë në Samitin e Bashkësisë së Politikës Europiane që do të mbahet në Londër. Pres në Beograd dhe përfaqësues të shteteve më të mëdha europiane dhe afrikane. E gjitha kjo do të ndodhë për një muaj. Para nesh është verë e vështirë", sqaroi ai.

Për Sërbinë, nënvizoi ai, është më e rëndësishmja që në të gjitha kontaktet të konfirmohet pozita e Sërbisë dhe përpjekjet e saja për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

"Kjo është e rëndësishme si pasojë e gënjeshtrave që po përhapen për Sërbinë me synim që të hyjmë në konflikte rajonale dhe që në to të abuzohen kundër interesave vitale të Sërbisë. Ndaj na duhet të reagojmë shpesh", tha ai.

Vuçiq bëri të ditur se sot mori njoftimin për investimin më të madh luksemburgas ku është madhështor dhe që do të jetë domethënës në prodhimin e pjesëve për autoveturat elektrike.

Ai tha se Sërbia ka bërë hapa të mëdhenj në axhendën e rritjes dhe shprehu besimin se do të shpërblehet.

"Jemi gati për hyrje në axhendën e rritjes dhe kandidimit për përfitimin e transhit të parë të financimit. Është e rëndësishme kur mund të llogariten 200 milionë euro, por e rëndësishme për ne është kur do të bëhemi pjesë e hapësirës unike për pagesat" konkludoi ai.