Vuçiq: Kurti ka të drejtë kur thotë se flas veç për BKS, respektoj të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet e nënshkruara
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë kur thotë se në çdo bisedë ai kërkon formimin e BKS-së, sepse, siç tha ai, i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të nënshkruara.
“Kurti ka të drejtë, unë kam pengesë në të folur, i përmbahem ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së dhe marrëveshjeve të nënshkruara”, tha Vuçiq nga Katari, ku po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Kombet e Bashkuara.
Vuçiq ka theksuar se është e sigurt se Serbia do të përballet me shumë presione.
“Shumë ishin të pamatur dhe të zemëruar, duke shpresuar se unë do të firmosja diçka dhe se do të mund të thoshin se Serbia humbi, sepse ata kurrë nuk ishin të shqetësuar për Serbinë, por për kolltukët e tyre, a mund të arrijnë në ato kolltuqe dhe të mbushin arkat që nuk e meritojnë. Më pëlqen më shumë kur thonë se sot situata është ndryshe, sepse 27 shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ata mburren me atë që unë kam bërë, por ata nuk e kanë bërë, sepse në kohën e tyre asnjë shtet nuk e ka tërhequr njohjen e tyre", shtoi Vuçiq.
Me rastin e kërkesës së përfaqësuesve të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë që Brukseli të tërheqë njohjen e Kosovës, ai tha se nuk është reale të ndodhë kjo, por është e rëndësishme që në Evropë të ketë qëndrime racionale.
“Kjo nuk është realiste, politikën e udhëheq qeveria e Ollaf Shollcit së bashku me të Gjelbrit dhe liberalët, por është e rëndësishme për mua që të ketë shumë qëndrime racionale në Evropë”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se në takimin me emirin e shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, është biseduar për investimet.
"Ishte takimi ynë i parë dypalësh. Ne ishim të parët që u takuam me emirin e Katarit, që është një nder i madh. Është e qartë se ky është një takim me rëndësi të madhe dhe ne do të kërkojmë të bëjmë më të mirën për vendin tonë. Për sa i përket takimin me sheikun, kemi biseduar për ekonominë, investimet, për vizitën e tij të ardhshme”, tha Vuçiq.
Siç shtoi ai, një nga temat ishte edhe partneriteti strategjik për Air Serbia.
Vuçiq mohoi akuzat se Serbia eksporton armë në Ukrainë.
"Serbia nuk i ka dërguar armë askujt. Serbia prodhon dhe shet municion. Ne kemi shumë fabrika në industrinë e mbrojtjes të Serbisë. Kur prodhon municion, ai gjithmonë përfundon diku në fushën e betejës ose në një zonë krize botërore. Ne nuk kemi shitur asnjë armë, mjet apo municione te vetme në Rusi apo Ukrainë. Ekziston një përdorues i autorizuar në Serbi dhe Serbia mund të eksportojë vetëm në vende të tilla.Thonë se kemi eksportuar nepermjet Turqisë. Duke ditur që ka mundesi që një pjesë e mallit te të dërgohen në çdo anë në fushën e betejës, shtuam se është e pamundur të eksportohen municionet që kemi dhënë Turqisë”, përfundoi Vuçiq.
0 komentet