Vuçiq: Presim që të formohet BKS dhe më pas do të vazhdojmë bisedimet

Aleksandar Vučić
Burim: RTS/Printscreen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se Marrëveshja e Brukselit askund nuk nënkupton Kosovën si të pavarur, për dallim nga propozimi evropian, të cilin, siç thotë ai, as nuk e ka nënshkruar për këtë arsye, dhe shtoi se duhet të formohet Bashkësia e Komunave Serbe që të vazhdojnë bisedimet.

Vuçiq deklaroi në RTS se pajtohet me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, se propozimi evropian përfshin njohjen de facto të Kosovës.

“Nuk thotë se Kosova është e pavarur edhe sipas këtij propozimi, por në thelb po, kjo nënkupton. Jam dakord që është një njohje de facto. Lajçaku ka thënë dhe ka të drejtë, prandaj nuk e kam nënshkruar”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti thekson se BKS nuk është askund në udhërrëfyes sepse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka pranuar dhe thekson se duhet të jetë në pozitën numër një.

“Nuk e di se në cilën rrugë të shkojmë nëse nuk e kemi kaluar hapin e parë, mund të hidhemi në të dytin, por jam shumë i vjetër për të kërcyer. Presim që të formohet BKS dhe pastaj do të vazhdojmë bisedimet”, theksoi ai.

Vuçiq përkujton se janë katër marrëveshje për Bashkësinë e Komunave Serbe, njëra është themelore, e dyta është fushëveprimi dhe mandati i ekipit menaxhues, e treta është plani i zbatimit të marrëveshjes dhe e katërta është marrëveshja mbi parimet.

“Ajo që është e rëndësishme për ne, përveç kompetencave tona, janë forcimi i demokracisë lokale, mbikëqyrja e zhvillimit të ekonomisë lokale, arsimi, shëndetësia dhe kujdesi social, planifikimi urban dhe rural, kushtet e jetesës për të kthyerit në Kosovë, mund të promovojë dhe avokojë për interesat e përbashkëta të anëtarëve të BKS-së dhe t'i përfaqësojë ata para autoriteteve qendrore në Prishtinë”, tha ai.

Ai shtoi se BKS kryen shërbime publike, aktivitete të shumta komunale, monitoron realizimin e qëllimeve të saj, krijon shoqata të tjera dhe bashkëpunon me organizata të tjera, përbëhet nga Kuvendi, kryetari, bordi dhe administrate, mbi te gjitha keto merren dhe kane te drejten te zoterojne pronat e tyre te luajtshme dhe te paluajtshme, te kene kompanite e tyre qe kryejne sherbime te rendesishme komunale, do te kene buxhetin e tyre, simbolet e tyre, stemen, flamurin…

“Brenda parimit, pika 16, thotë diçka që është me rëndësi thelbësore për ne, dhe ka të bëjë me faktin se BKS financohet nga kontributet, kreditë e pakthyeshme, donacionet dhe me mbështetje financiare nga organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbia në realizimin e synimeve të saj. Kjo është e rëndësishme sepse nëse keni dikë si sot që do të thotë se duhet të anulojmë transaksionet e pagesave me Serbinë, si do t'i paguajmë pagat, pensionet, si do t'i paguajmë mjekët”, ka deklaruar ai.

Presidenti shton se ne kemi të drejtën përgjithmonë dhe gjithmonë të paguajmë para në BKS, dhe më pas ajo do t'i transferojë paratë dhe askush nuk mund ta kundërshtojë këtë.

Ai ka theksuar se Bashkësia e Komunave Serbe është i rëndësishëm për veriun e Kosovës, por edhe për gjashtë komunat në jug.