Vuçiq: Kurti nisi me spastrimin etnik të sërbëve, bashkësia ndërkombëtare të reagojë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë nga Nju Jorku se pas arrestimeve të sotme të sërbëve në Kosovë është shumë e qartë se pas kërcënimeve se sërbët do vuajnë dhe paguajnë, Albin Kurti nisi një prej operacioneve të fundit në aksion të gjerë për spastrimin etnik të sërbëve të Kosovës e Metohisë.
Ai ka theksuar se Sërbia do të ndërmarrë gjithçka që është në forcën e vet për të reaguar ndaj kësaj.
“Dëshirojmë të shfrytëzojmë të gjitha burimet diplomatike dhe politike dhe e dimë mirë cila është puna jonë për mbrojtjen e interesave të popullit tonë në K&M“ ka thënë Vuçiq. Ky i fundit ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të reagojë dhe të bëjë gjithçka që ka në dorë që sërbët të mund të mbijetojnë në Kosovë dhe që njerëzit që nuk e dinë se për çfarë janë fajtorë të lirohen në një afat të shkurtër kohor.
"Dëshirojmë të shfrytëzojmë të gjitha burimet politike e diplomatike. Ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të reagojë. Në orët e hershme të mëngjesit do të kem takime mjaft të rëndësishme" ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se për këtë ka vënë në dijeni dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sançez si mik i madh dhe i sinqertë i Sërbisë dhe sërish do të bisedojë me kryetarin e Këshillit të Europës Sharl Mishel dhe me përfaqësues të BE.
“Shpresoj dhe dëshiroj të besoj se do t’i mirëkuptojnë mesazhet tona” ka qenë i qartë presidenti Vuçiq.
Ky i fundit tha se nesër përveç fjalimit në AP të KB, do të ketë edhe shumë takime bilaterale mes të cilave me zv.presidentin e Kinës dhe presidentin e Republikës së Koresë. Vuçiq njoftoi se për herë të parë prej mikut kinez do të kërkojë që t’i thotë përveçse këndvështrimit të përgjithshëm për situatën në Kosovë-mundet që Sërbia të presë mbështetje të gjerë nga Kina.
Në kuadër të kësaj do të ndërmerren dhe vendimet për kërkesën e mbajtjes së seancës së Këshillit të Sigurimit rreth situatës në Kosovë në përputhje me interesat shtetërore.
“Nuk do të lejojmë që për një, dy apo tre ditë të mbarojë punën ashtu sikurse e kanë bërë gjetkë...”, tha Vuçiq dhe shtoi se për këtë do të informohet opinioni publik ndoshta qysh nesër.
Është e qartë se kush është fajtori, e kanë të qartë edhe ata që mbështesin Kurtin se kush është fajtori
Presidenti Vuçiq tha se nëse Kombet e Bashkuara nuk e lejojnë Sërbinë që të mbajë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, dikush do të duhet të na spegojë dhe theksoi se Beogradi është i ngopur me "të dyja palët" dhe “faji i dyanshëm”.
“Është e qartë se kush është fajtori, është e qartë edhe për ata që e përkrahin Kurtin se kush është fajtor”, tha Vuçiq.
Pyetjes nëse Kosova do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij, Vuçiq thotë se temë kryesore e fjalimit të tij do të jenë parimet e së drejtës ndërkombëtare publike dhe sigurisht edhe Kosova.
Ai ftoi qytetarët e Sërbisë që nesër të dëgjojnë fjalimin e tij çka do të jetë pas orës 17:00 me orën tonë, dhe shton sesi veteran politik, si dikush që do të jetë në pushtet për kohën më të gjatë që kur kemi sistem shumëpartiak, kërkon të lërë gjurmë dhe me atë fjalim.
"Do të flas faktet, të vërtetën dhe besoj se nuk do t'i pëlqejë shumë njerëzve. Nuk jam i sigurt se do t'i pëlqejë dikujt për shkak të hipokrizisë së përgjithshme në botë, të gjithë u referohen parimeve dhe ato egzistojnë nëse i zbatoni në çdo situatë dhe që sot thoni se integriteti territorial dhe sovraniteti janë më të lartat në të drejtën publike ndërkombëtare, si mundeni dhe sot këtë t’a shkelni, Rezoluta 12 44 është ende në fuqi”, thotë Vuçiq.
Ky i fundit thekson se Sërbia kërkon atë që fuqitë e mëdha kërkojnë të respektohet në Ukrainë, të respektohet dhe tek ne dhe ky është integriteti territorial i Sërbisë.
Pyetjes nëse pret që diçka të ndryshojë pas fjalimit të tij, Vuçiq thekson se asgjë nuk do të ndryshojë, por e kupton se kush jemi dhe se ata do të vënë në dukje se njerëzit në botë janë gjithnjë e më pak të gatshëm të durojnë diktatet e të gjithëve, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja.
“Kërkojmë që të na respektoni dhe të mos na flisni rreth një parimi për Ukrainën dhe një tjetër për Sërbinë, një për Kurtin dhe një tjetër për Beogradin. Kur jemi fajtorë, thuajeni se jemi fajtorë, por mos flisni më për të dy palët”, tha. Vuçiq.
Për kërcënimet e Sveçlës: Tim bir e keqtrajtuan, mua do të më arrestojnë... Të shohim
Pyetjes në lidhje me mesazhin e Sveçlës se do të arrestohet nëse vjen në Kosovë pa lajmëruar dhe pa leje, Vuçiq është përgjigjur shkurt: “Do t’a shohim”.
Mirë është që Stano të kishte reaguar ndaj kërcënimit të Kurtit, sesa të ndante leksione rreth "përgjegjësisë të dyanshme"
Pyetjes nëse së shpejti do të ketë ndonjë vizitë të rëndësishme në Sërbi, duke qenë se në media përmendet emri i kancelarit gjerman Olaf Sholc, Vuçiq është përgjigjur se kjo sigurisht nuk do të ndodhë në muajin pasues.
Vuçiq thekson se tani është plotësisht i përkushtuar ndaj ngjarjeve në Kosovë dhe vizitës së ardhshme në Kinë, e cila, siç thotë ai, do të jetë vendimtare për shumë arsye, nga ato ekonomike e deri tek ato politike.
“Të shikojmë se çfarë është kjo për Kosovën dhe Metohinë, deri në çfarë mase mund të përllogarisim në cilët partnerë ndërkombëtarë, çfarë nuk mundemi dhe çfarë mund të bëjmë të vetëm”, theksoi Vuçiq.
Ky i fundit thotë se po bëhet “kaq e pafytyrshme” ku çdo gjë që bën Kurti, ndërkohë që të gjithë heshtin.
“E gjithë kjo vjen pas thënies se sërbët do t’a vuajnë dhe paguajnë për të cilin askush nuk reagoi. Mirë do të ishte që ai eksperti Stano të kujtohej për të reaguar ndaj asaj thënieje kriminale, në vend që të bëhet i zgjuar dhe japë leksione për përgjegjësi dypalëshe” ka thënë presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit vuri re se po ndjehet erë lirie në botë e cila ndoshta nuk është para portave, por siç thotë, po ndihet më fortë se kurrë ndonjëherë.
“Mund të them se këtu kushedi sesa herë, shikoj sesi lëvizjet e lirisë po shtrihen në mbarë botën…Njerëzit duan të jenë vetvetja dhe nuk do të tolerojnë që t'u thuhet. Më duhet t'i duroj, por gjithmonë e bëj në interes të Sërbisë. E shumë të tjerë që janë më të mëdhenj se ne nuk e ndjejnë më këtë nevojë... Për ne të vegjëlit, kur ndjejmë atë erën e lirisë, që na lejohet të themi gjithçka që mendojmë, është ushqim për shpirtin e njerëzve tanë të vuajtur, që kanë kaluar nëpër të gjitha gënjeshtrat... Përherë ne jemi fajtorë, ndërsa ata asnjëherë. Por nuk do të jetë më kështu” tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se do të vazhdojë të “thithë atë aromë me mushkëri të plota”, pa e dëmtuar Sërbinë.
“Kam besim se do të luftojmë për vendin tonë. Vetë ne do t’a mbrojmë qiellin tonë, do të blejmë kudo, do t’a bëjmë tonën dhe do të mund të mbrojmë popullin dhe vendin tonë”, përfundoi Vuçiq.
“Më kanë keqtrajtuar djalin, do të më arrestojnë... Kush dhe kë do të arrestojnë dhe si do të duket... Të shikojmë”, tha Vuçiq.
Rreth Nagorno-Karabakut
Pyetjes për të komentuar situatën në Nagorno-Karabakh dhe nëse ai kishte mësuar leksionin armen.
“Ju keni mashtrues në Sërbi që thonë shikoni ngjashmërinë e situatës në Armeni dhe Sërbi. Shikoni se për çfarë mashtruesish bëhet fjalë dhe këta janë mesa duket patriotë. E para duhet të keni parasysh se Sërbia nuk është anëtare e CSTO, nuk është as anëtare e NATO. Ne nuk i përkasim asnjë pakti ushtarak dhe jemi ushtarakisht neutralë. Armenia i përket CSTO grupit ushtarak rus dhe së fundmi ka filluar të largohet prej saj dhe të kryejë stërvitje me amerikanët” tha Vuçiq.
Nga ana tjetër, thekson ai, Sërbia ka të drejtë t’a bëjë këtë me kë të dojë sepse, siç spegon ai, është vend neutral, ndryshe nga Armenia.
"Armenia po braktiste pozicionet e veta të miqësisë dhe afërsisë me Rusinë. Përsa na përket ne, nuk nuk do të hyj në pozicionin armen, sigurisht që është e vështirë, për ne është popull mik dhe për këtë nuk dua të flas” tha Vuçiq.
Sërbinë, e cila është ushtarakisht neutrale, thekson ai, nuk do të përcaktohet as nga rusët, as nga amerikanët, as nga gjermanët apo kushdo tjetër me të cilin do të bëjë stërvitje dhe çfarë do të bëjë.
“Përse? Sepse e di që mundemi të mbështetemi vetëm tek vetja. Ne edhe sot e kësaj dite, nuk e dimë përse rusët braktisën K&M dhe përse atëherë na lanë të vetëm, por nuk do t’a pranojnë argumentin që rusët nuk na bombarduan dhe nuk ndërmorën agresion ndaj vendit tonë, veçse këto 19 vendet më të fuqishme të themi demokratike” tha ai.
Vuçiq tha se ka ardhur koha kur njerëzit në botë janë më pak të gatshëm të përballojnë presionin nga jashtë dhe se vendet e vogla dhe të mesme kanë filluar të bashkohen ngadalë dhe të "ngrenë krye dhe të fillojnë të kërkojnë vendin e tyre nën dritën e diellit".
"Këtë kurrë më qartë se sot nuk e keni parë më herët. Ky është një proces i pakthyeshëm, ky është një proces në të cilin njerëzit shohin se si njerëzit e tyre mund të ecin përpara dhe të jetojnë më mirë”, tha Vuçiq.
Ky i fundit përmendi shembullin e Afrikës, ku dekolonizimi është duke u zhvilluar dhe ku qytetarët e atyre vendeve duan të përdorin burimet e tyre për të mirën e qytetarëve të tyre.
“Sërbia ka të drejtë së bashku me të gjitha vendet, por edhe dëshiron të bashkëpunojë me të gjithë, ne të gjithë të mëdhenjtë i respektojmë, vetëm kërkojmë që të n’a drejtoheni me respekt dhe të mos na ofendoni inteligjencën. Për të mos folur në njërën me parime për Ukrainën dhe në tjetrën për Sërbinë, rreth njërës për Kurtin dhe për tjetrën për Beogradin”, tha Vuçiq.
Ky i fundit thekson se Sërbia e pranon përgjegjësinë nëse është fajtore, por jo nëse nuk është.
„Lufta do të jetë e gjatë dhe e lehtë, por jam i sigurt se bota liridashëse do të fitojë në fund”, ka përmbyllur Vuçiq.
0 komentet