Vuçiq: Kurti provokon, dëshiron të n’a kthejë kundër Nato-s para zgjedhjeve në SHBA
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Albin Kurti me lëvizjet e tij provokon, pasi dalëngadalë po i mbaron afati, në tentativë që para zgjedhjeve amerikane të shkaktojë konflikt dhe Sërbinë t’a nxisë në luftë me Nato-n.
"Kurti provokon, pasi dalëngadalë po i mbaron koha dhe dëshiron para zgjedhjeve në SHBA të shkaktojë konflikte. Ai dëshiron që mos të presë ndryshime serioze në Shtëpinë e Bardhë dhe administratën amerikane dhe para kësaj të tentojë për të n’a shtyrë në luftë me Nato-n dhe anasjelltas. Është mjaft nervoz“, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Beograd.
U shpreh për situatën e rënduar në të cilën ndodhen sërbët në Kosovë por dhe theksoi se pozicioni politik i Kurtit nuk është aq i thjeshtë sikurse ka qenë para një viti apo dy vitesh.
"Na duhet të jemi serioz, racional, të vendosur për të ruajtur Kosovën e Metohisë në kuadër të kufijve tanë. Di që për popullin tonë është e vështirë por kur dikush thotë se ky është rezultat i disa politikave…Jo, ky është rezultat i dhunës” nënvizoi presidenti i Sërbisë.
Kujtoi se egzistojnë marrëveshje të nënshkruara për postën dhe telekomunikacionin të cilat, shton ai sipas fjalëve të vendeve të Pesëshes, janë shkelur dhe cunguar brutalisht.
Ata nuk reaguan ashpër-pasi ruajnë kalamanin e vet.
"Por unë shpresoj që nesër të reagojë Kfor siç duhet, që në përputhje me të gjitha ato çka kanë folur ditët e fundit të mbyllin urën dhe ndalin pushtimin e shqiptarëve pasi pashë vetë Bahtirin me urdhër të Kurtit tashmë ka planifikuar kundërmiting në përgjigje ndaj tubimit sërb nga ana tjetër e urës…“, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit përsëriti se beson që Kfor të mund të sigurojë paqe dhe mbrojë jetët sërbe.
"E di sesa të vështirë e ka populli ynë dhe shpresoj që mos të n’a çojë në pozitën në të cilën duhet të reagojmë, pasi kjo do të ishte katastrofale për ne. Por ndonjëherë dikush ju vendos në pozitë prej të cilës nuk mund të dilni. Por unë besoj se ende mundemi” konkludoi Vuçiq.
Përshëndetjet ustashe nuk janë risi-marrëdhënie më të mira me kroatët por krimet nuk u’a falim
Duke komentuar atë çka u kremtua në Kroaci përvetori i Stuhisë nën përshëndetjet "Gati për shtëpi", Vuçiq konstatoi se Sërbia çdo vit në atë datë vajton, ndërsa kroatët festojnë.
Vuçiq i’u referua dhe asaj çka Kroacia mburret me blerjen e avionëve të rinj "rafal" dhe tha se edhe Sërbia ka me çfarë mburret dhe se ndoshta së shpejti do të "mburret me rafalë të rinj".
Megjithatë, vuri në dukje se "nuk duhet përherë të tregojmë".
Përsa i përket përshëndetjeve dhe këngëve ustashe, Vuçiq ka vënë re se kjo nuk është asgjë e re dhe surprizuese por fakti është që Sërbia duhet të punojë në përmirësimin e raporteve me Kroacinë ndonëse asaj nuk do t’i falen krimet e kryera ndaj sërbëve.
"Që të jem tërësisht i drejtë dhe të hedh poshtë ngarkesat personale si pasojë e asaj që i ka ndodhur familjes sime me djegijen e të gjitha shtëpive në vitin 1992, ne me kroatët duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira në të ardhmen përpara se të ulemi dhe të bisedojmë me kaq shumë ngjyra. A do të jetë proces i lehtë? Jo. Dhe a do t'u kërkojmë falje atyre për krimet në Jasenovac dhe do të mbështesim heshtjen për këtë çështje? Jo, këtë nuk e bëjmë", ka thënë Vuçiq.
Trembem se konfliktet do të intensifikohen
Vuçiq shtoi se nuk ndryshon pikpamjet duke analizuar edhe më tej situatën globale, duke besuar se konfliktet në Lindjen e Mesme por dhe në Ukrainë do të intensifikohen. Ai tha se konflikti i madh strategjik mes SHBA dhe Kinës dhe se Uashingtoni duhet të ndryshojë qasjen strategjike e taktike ndaj Pekinit i cili arriti të vendosë pothuajse balancë në Paqësorin perëndimor.
“Ndaj amerikanët duhet t'i lënë mënjanë të gjithë gurët, për t'iu përkushtuar kësaj sepse padyshim e dinë se kush është problemi i tyre strategjik…..Nuk u nevojitet konflikti në Lindjen e Mesme dhe SHBA po tenton më shumë se gjithë të tjerët të ndalë përgjigjen ndaj vrasjeve dhe përshkallëzimit të mëtejshëm, sepse nuk u vjen përshtat. A do t’ja arrijnë? Ndoshta në afat të shkurtër, por kam frikë se në planin afatgjatë nuk ka zgjidhje të qartë, të dukshme dhe paqësore", ka thënë Vuçiq.
0 komentet