Qytetarët e Lleposaviqit: Po n’a rëndohet edhe më tej jeta, por luftën do t’a vazhdojmë

Pošta u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Pozita e sërbëve pas mbylljes së filjaleve të Postës së Sërbisë do të jetë edhe më e rëndë, theksojnë banorët e Lleposaviqit, por thonë se nuk do të tërhiqen nga lufta për mbijetesë në vatrat e tyre.

"Sigurisht që mbyllja e Postës na e rëndon edhe më tepër pozitën e këtushme në veri të Kosovës dhe nuk është mirë për ne pasi ishte një prej institucioneve më të vyera që kishte ngelur në funksion për të punuar. Po nuk kemi se çfarë të bëjmë, do të vijojmë të luftojmë këtu në këto hapësira", ka thënë Radenko Arsenijeviq nga Lleposaviqi.

Vukosava Bojaniq së fundi është shpërngulur prej Sllovenisë duke ardhur në fshatin Dren të Komunës së Lleposaviqit ndërsa vëzhgon situatën, thekson se asnjë popull nuk e meriton atë çka u ndodh sërbëve në Kosovë.

"Nuk kam kohë që jetoj këtu, nuk jam prej këtej, im shoq është nga Dreni ndërsa unë jam nga Sllovenia nga Koperi, aty kam jetuar qysh në moshë të vogël dhe kam marrë pension dhe tani kam ardhur në Dren, por nuk është e drejtë kjo që po bëhet me popullin këtu, asnjë popull nuk e meriton diçka të tillë. Nuk ka produkte sërbe, nuk ka kushte për këtë popull që jeton këtu” ka thënë Bojaniq.

Stojan Mllagjoviq shkurtimisht kujton se sërbët e veriut duhet të udhëtojnë drejt Rashkës sesi të blejnë ilaçet, të tërheqin pagat dhe pensionet.

"Mbyllja e gjithçkaje si dhe Postës është gjë e keqe për sërbët, na duhet të shkojmë në Rashkë dhe për ilaçet dhe për të hollat dhe për pensionin dhe për gjithçka", ka thënë Mllagjoviq.