Vuçiq: Kurti vazhdon ideologjinë e Devës naziste, ëndërron të jetë Enver Hoxha prandaj nuk e duron dot Ramën
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vazhduesi i ideologjisë së Enver Hoxhës, Xhafer Devës naziste dhe Lidhjes së Prizrenit, raporton RTV.
“Të gjitha planet dhe programet e tyre bazohen në Lidhjen e parë të Prizrenit nga viti 1889, Lidhjen e dytë të Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja Balli Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u themelua në Nju Jork dhe që na shkaktoi më shumë dëmë. Është ideologjia e tyre dhe Xhafer Deva, një burrë nga Mitrovica e Kosovës, një oficer Abvehr, i cili i pari iu bashkua forcave pushtuese naziste”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me Nikolla Nedelkoviq.
Ai shpjegoi se Deva ishte Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë administratës naziste.
“Sot Albin Kurti po i rinovon shtëpinë e tij në pjesën jugore të Mitrovicës së Kosovës. Bëhet fjalë për qëndrim ndaj një krimineli nazist të dënuar me vendim të formës së prerë. Po i ngreni një monument, mburreni se lëvizja balliste është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jote. Nazizmi. Kriminel që persekutoi jo vetëm serbët, por edhe hebrenjtë dhe të gjithë të tjerët. I madhi Xhafer Deva", tha me ironi Vuçiq.
Ai theksoi se ky është ideologu i tyre, si dhe ish-presidenti komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha.
"Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot (Edi) Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak i Zelenskit. Prandaj ato marrëzi që “Vuçiqi është Putini i vogël” dhe siç mund ta shihni, ai përsëri gënjeu. Dhe ne nuk jemi të interesuar për të gjitha këto, ne jemi të interesuar vetëm që ai ta lërë popullin serb. Ai vetëm mund t'i ëndërrojë të gjitha ato ëndrra boshe", tha Vuçiq.
Ai falënderoi popullin serb në Kosovë për ruajtjen e emrit dhe vatrave serbe dhe tha: “Ne do të vazhdojmë të luftojmë”.
Presidenti i ka uruar të gjithëve Vitin e Ri dhe festat e ardhshme të Krishtlindjeve.
komentet