Vuçiq: Populli sërb nuk mund të vuajë më nën terror
Populli sërb në Kosovë është i vendosur të mos vuajë më terrorin dhe për këtë arsye është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të përmbushë marrëveshjet, ka thënë sot presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
"Sot për mua ishte një nder i veçantë, nuk ka lidhje me politikën, pasi kam njohur një familje të shkëlqyer, prindër që kanë rritur një djalë të mrekullueshëm. Jam krenar që mundëm t’i ndihmojmë. Duke qenë se nuk u mjaftoi që t’a dënonin për shkak të bluzës, atëherë sollën tre gënjeshtarë për të thënë se ai kishte shprehur fjalor urrejtjeje. Në evidencën tonë, ai do të rezultojë si person i padënuar-ka thënë presidenti duke njoftuar se në 4 apo 5 janar do të mbajë konferencën e përvitshme para udhëtimit drejt Hilandarit.
Rreth deklaratave të Hillit dhe Llajçakut
"Për mua është e rëndësishme para së gjithash që ato që premtuan u përmbushën nga garancitë që kanë dhënë, të kuptojnë se janë bërë naivë, e kam fjalën për komunitetin ndërkombëtar. Dikush ndërton katër baza dhe ju i ndërtoni ato për të kërcënuar njerëzit, kështu që ju mund t'i keqtrajtoni njerëzit. Populli ynë nuk do ta tolerojë më. Kërkoj që të kujdesen për Miljan Axhiqin dhe Sërgjan Trajkoviqin. Axhiq u arrestua për shkak të barrikadave dhe asaj që ndodhi në barrikada. Ne as nuk kemi ndjekur penalisht askënd për një kundërvajtje për shkak të bombave shokuese në stadiume. Kontaktova me përfaqësuesit evropianë mëngjesin e sotëm duke u thënë që të kujdeseshin. Populli sërb është mjaft i vendosur që të mos përjetojë më terror. Çfarë pres? Pres që në gjysmën e parë të janarit të vijnë tek ne njerëzit më të fuqishëm të botës. Do t'i prisja bukur, duke pretenduar se më kanë shijuar ato biseda. Disa do të jenë të lumtur, sepse laku është në qafën e Vuçiqit, por në të vërtetë laku qëndron në qafën e Sërbisë" ka thënë presidenti.
Rreth papërgjegjshmërisë së qeverisë së Prishtinës.
"Na pret një periudhë e vështirë, por do t’ia dalim! Edhe sot po luftojmë për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin. E dini përse më besuan ndërkohë që askush nuk ishte pro heqjes së barrikadave prej tyre? Sepse e panë sesa shumë luftova. Ajo që unë premtoj është se do të luftojmë për popullin tonë, për Kosovën dhe Metohinë tonë, për Sërbinë tonë. Deri tani nuk kanë arritur të na thyejnë as gishtin e dorës së majtë, e lëre më shtyllën kurrizore" ka thënë presidenti.
Për herë të parë kemi garanci për atë që Prishtina e quan ushtri, nuk mund të hyjnë në veri pa miratimin e sërbëve vendorë dhe Sërbisë.
"Ajo që është e rëndësishme, është se njerëzit nuk do të përndiqen, nuk ka pasur ngjarje nëpër barrikada që të kenë shkaktuar të vdekur apo të lënduar. Ata e dinin shumë mirë se nuk kishin çfarë të kërkonin, se nuk mund të mbijetonin në veri. Amerikanët thanë se do të ndiqnin secilin nga proceset në thellësi, së bashku me evropianët", ka theksuar presidenti.
Vuçiq ka theksuar se ai nuk mendon si disa që Kosova është e pavarur pasi këtë e detyron Kushtetuta e Sërbisë.
"Nuk e kam problem që shumë mendojnë se Kosova është e pavarur. Nuk mendoj kështu. Kur thashë se ne kërkojmë zgjidhje kompromisi, u hodhën të gjithë ata që mendojnë se Kosova është e pavarur. Hipokrizia e njerëzve nëpër kafene që duan të zihen por jo fëmijët e tyre, jam ngopur me to dhe për këtë jam krenar për një Sërbi normale dhe të denjë. Sërbi e paqes që dëshiron të ruajë veten”.
Rreth deklaratave të Ramës për barrikadat.
"Kemi mendime të ndryshme rreth Kosovës. Më duket interesante se sa cinike ishte vërejtja e tij. Ju kujtohet se ka pasur konflikte, kanë vrarë policë dhe kur vret dikë nuk je vrasës, por përfiton amnisti madje dhe përfaqëson një krah politik. Përse ata që shprehën paqësisht vullnetin e tyre nuk duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë? Mos më lejoni t'ju kujtoj të gjitha gënjeshtrat dhe sesi ne qëlluam mbi letonët gjersa vetë këta e mohuan. Çfarë sulmi ishte ndaj EULEX me bombë shokuese? Fëmijët 16 vjeçarë që shkojnë në stadium qeshin me të.
Rreth deklaratave të Ponoshit dhe Kurtit.
"Është e turpshme për dikë që shkatërroi ushtrinë tonë që nuk arriti të bënte asnjë top, e përse nuk e bleu? Sepse nuk kishin Llazarin, Miloshin, asnjë avion që mund të ngrihej. Jam krenar për ushtrinë tonë. Patëm një përgjigje më të mirë se shqiptarët. Kurti ka rindërtuar shtëpinë e Xhafer Devës, i cili ishte i pari që i’u bashkua nazistëve. Kriminelit nazist juve po i ndërtoni monument. Një horr që persekutonte sërbët, hebrenjtë. Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha, të jetë një përzierje e Hoxhës dhe Zelenskit. Por ne nuk jemi të interesuar për të gjitha këto, vetëm mos e keqtrajtoni popullin sërb-ka thënë presidenti duke uruar me këtë rast Vitin e Ri dhe festat pasuese.
komentet