Vuçiq: Letër drejtuar zyrtarisht kundër meje, por në thelb kundër Sërbisë

Obraćanje predsednika Srbije Aleksandra Vučića i premijerke Ane Brnabić
Burim: Kosovo Online

Letra e 56 parlamentarëve të Bashkimit Europian, SHBA dhe Britanisë së Madhe është veçse formalisht zyrtare kundër meje, ndërsa në thelb është kundër Sërbisë, ka theksuar sot presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

"Pashë se këta 56 parlamentarët kishin nënshkruar letrën në të cilën titullohem si 'ad hominem', 'ad personem', ku sulmohem. Jam fajtor sepse ndihmoj popullin e RS. Gjithçka si kukull orkestroj lëvizjet. Zoti e di çfarë bëj për sërbët në Mal të Zi, në K&M e mbi të gjitha shkaktoj probleme sepse nuk pranoj pavarësinë” ka thënë Vuçiq.

Së bashku me kryeministren Ana Bërnabiq, presidenti i është drejtuar mediave duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nënvizoi se disa media letrën e cilësojnë kundër tij, atë që formalisht është kundër tij, ndërkohë që në thelb është kundër Sërbisë.

"Në këtë letër thuhet se është i mirë vetëm ai që në Sërbi njeh Kosovën. Unë shkaktoj destabilitet pasi nuk njoh Kosovën, ku i’u zotohem sërbëve për këtë. Ndihem krenar për këtë faj, krenar ndihem kur më sulmojnë Kerns, Menendez, Tores, por jam krenar edhe kur ka disa emra njerëzish të cilët më herët përherë kanë qenë pjesmarrës në diçka të tillë” ka sqaruar ai.

I pyetur për mundësinë që Ukraina të njohë Kosovën, Vuçiq kujtoi se Ukraina përherë Sërbinë e ka pasur vend mik.

“Kurrë nuk kemi pasur konflikte dhe probleme, shpresoj se nuk do të kemi. Shpresoj dhe mendoj madje jam i bindur se presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski është shumë më i mençur dhe i zgjuar sesa shefi i këshillit parlamentar për politikë të jashtme në parlamentin ukrainas. Mendoni sikur Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një ditë Ukraina do të humbë gjithçka që ka patur në duart e saj. Të gjithë kredibilitetin politik, për të mos folur për raportet me Sërbinë. Si do të thotë Zelenski pas kësaj se po respekton të drejtën ndërkombëtare, Kartën e KB. Jam i bindur se këtë kartë Zelenski nuk do t’a heqë nga duart” ka thënë ai.

Ky i fundit tha se sigurisht që egzistojnë presione ndërkombëtare nga të gjitha anët, pasi dëshirojnë që të marrë fund sa më parë çështja e pavarësisë së Kosovës.

"Prej 15 vitesh tentojnë t’a përmbyllin, u eci mirë deri më vitin 2012. Pas kësaj kemi shumë njohje. Kjo luftë nuk është e lehtë, bëhet fjalë për vende të mëdha dhe të fuqishme” ka shtuar ai.

Vuçiq ka thënë se ata që thonë se letra është e pakëndshme për Vuçiqin dhe se nuk i përgjigjen në disa kabinete, duhet t’a dinë se i përgjigjen në të gjitha kabinetet por që rrallëherë thërret dikë.

Presidenti ka theksuar se thërret vetëm kur është e nevojshme për të bërë diçka për Sërbinë, e jo të fotografohet.

“Nuk egziston shtetar që nuk e kam takuar në botë, kam takuar më shumë se kushdo në historinë e Sërbisë. Gjithçka që kam problem, nuk është problemi im, por problem i vendit, sepse dikush do që të detyrojë që të tërhiqemi nga interesat shtetërore e nacionale dhe dëshiroj të zotohem se vetë marrim vendimet tona” nënvizoi ai.

Vuçiq theksoi se nuk ishte në veçanti i mërzitur dhe se letra ishte përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që dëshirojnë të provokojnë konflikte, të cilët arrestojnë sërbët.

"Kjo është kur keni të bëni me njerëz që dëshirojnë të shkaktojnë konflikte, të na pengojnë të flasim për gjëra të tilla si zhvillimi i Sërbisë, të cilët dëshirojnë të na tërheqin në luftëra. Ne nuk dëshirojmë të marrim pjesë në këtë, por do të luftojmë për popullin tonë, për lirimin e të arrestuarve dhe do të jemi me njerëzit tanë” theksoi ai.

Gënjeshtrat po përdorin politikisht terrenin për sulm ndaj sërbëve

Në përgjigje të deklaratës se disa sërbë, mes të cilëve dhe Boban Bogdanoviqin, politikan nga Kosova dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit, falënderuan nënshkruesit e letrës, Vuçiq theksoi se nuk janë kundërshtarë të rëndësishëm politikë, por fakti që prej vitesh kriminalizohen sërbët nga veriu si e si për të përgatitur terrenin politik për sulm ndaj sërbëve.

"Nuk është kaq i rëndësishëm ky Bogdanoviqi, ai vjen vërdallë pas Kurtit, narko diler me 13 dënime... Dhe Zdravko Ponoshi shprehu kënaqësinë e tij me letrat e atyre që e urrejnë Sërbinë, që kërkojnë të njohim Kosovën dhe të heqim dorë nga RS. Por kundërshtarët politikë janë të parëndësishëm” tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se para pesë vitesh filluan t'i kriminalizojnë sërbët nga veriu, dhe në këtë, Sërbinë e speguan si Republika Sërbe një entitet dhe koncepti është "i shëmtuar dhe i neveritshëm" ndonëse është krijim i Dejtonit, duke pyetur sesi dikush mund të sulmojë RS dhe kushtetutën e një vendi.

“Ky është sulm i sinkronizuar ndaj sërbëve të veriut të cilët po kriminalizohen, që kur Kurti të sulmojë sërbët, të jetë i justifikuar pasi janë kriminelë dhe vrasës, ku të gjithë në Beograd e “dinë” se Radoiçiq ka vrarë Oliver Ivanoviqin e madje as shqiptarët nuk e kanë aktakuzën kundër tij... Deri tek Alisha Kerns e cila flet se priftërinjtë trafikojnë armë dhe përmes autoambulancave e bëjnë këtë akt... Gënjeshtra e gënjeshtrave, por kjo është fushatë e nevojshme, për të përgatitur terrenin politik për sulm ndaj sërbëve" tha ai. Vuçiq, duke shtuar se "përgatitje e thellë" e ngjashme zbatohet edhe në rastin e RS.

Duke komentuar akuzat e gazetës gjermane Shpigel e cila konstatoi se politika e jashtme e Sërbisë po “ecën në litar” ndërsa Vuçiq është "magjistar nga Ozi që ka simpatinë e Perëndimit, por që kjo nuk do të zgjasë shumë", Vuçiq theksoi se ka 11 vjet që lexon tituj të ngjashëm-"si Vuçiq nuk do të mund të ulet në dy karrige".

"Për të mijtën herë po ua përsëris të gjithëve-thelbi i politikës që ne udhëheqim, është Sërbi e pavarur e cila ndodhet në rrugën drejt BE, por ruan lidhjet me miqtë tradicionalë. Marrim të vetëm vendimet, kjo është politika jonë, karrigia jonë dhe nuk jemi të interesuar të jemi në karrigen tuaj, por vetëm në tonën” tha presidenti Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se për të tillë politikë ndihet krenar.

"Nëse jemi të vetmit-mrekulli, e nëse si pasojë e kësaj dikush kërkon të më rrëzojë…..E çfarë pastaj? Do të shkruajnë në tekstet shkollorë se nuk e kanë formuar qeverinë tonë Kameron Manter dhe Mishkoviq…veçse qytetarët e Sërbisë. Kjo është politikë e ndershme, krenare dhe e lirë" ka thënë Vuçiq.

Kjo është, theksoi ai dhe-politika e së ardhmes pasi pjesa më e madhe e njerëzimit kërkojnë pikërisht të tillë politikë.

"Dhe kjo do të jetë dominante. A do të mundemi dot t’a mbajmë, do ta shohim, por e kemi ndryshuar vendin në gjithçka” tha ai.

Vuçiq përsëriti se çdo lider botëror do t'i përgjigjet ftesës së tij dhe se vetëm në gusht do të ketë më shumë takime me zyrtarë të huaj, sesa disa presidentë përgjatë gjithë mandatit të tyre.