Brnabiq: Politika e mençur dhe durimi i serbëve në Kosovë e Metohi çoi në përparim
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka vlerësuar se përleshja e ndodhur në Kuvendin e Kosovës ishte një ngjarje katastrofike, duke shtuar se ka frikë se ky incidenti mund të rezultojë në një politikë edhe më radikale të kryeministrit të Kosovës Aljbin Kurti ndaj serbëve në Kosovë.
Brnabić në emisionin “Hit Tweet” në TV Pink tha se kjo ngjarje do të shkaktojë edhe më tej destabilitet.
Kurti nuk është i interesuar të bëjë diçka konkrete, është ideologji, mbledhja e pikëve politike për retorikën e luftës, kam frikë se kjo do të ndodh, sado që dikujt nga këtu i pëlqen t'i shohë ato skena, do të rezultojë me politikë edhe më radikale. Qështja është sa shumë dëshiron të tolerojë Perëndimi”, tha Brnabić.
Ajo bëri të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë javë do të shkojë në Bruksel dhe se do të vazhdojë luftën për ruajtjen e paqes.
“Presidenti po bën çmos për të ruajtur, nuk mund të them stabilitetin sepse më nuk kemi, por për të ruajtur paqen, dhe ai vazhdon të përpiqet t'u shpjegojë atyre në Perëndim se çfarë po ndodh dhe çfarë lloj presioni është mbi serbët në Kosovë”, theksoi Brnabiq.
Ajo thotë se nuk beson në planin e Kurtit për të deeskaluar situatën në veri të Kosovës.
Ajo shprehet se do të dëshironte të kishte dikë me të cilin mund të bisedoj dhe të dialogonte realisht.
“Kur keni një dialog të vërtetë, sado i vështirë dhe i pakëndshëm dhe i tmerrshëm të ishte, ju përsëri keni njëfarë stabiliteti dhe parashikueshmërie për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Deri më tani nuk kam parë te Kurti që ai dëshiron deeskalim, dhe kam frikë se humbja e besueshmërisë së tij politike do ta detyrojë atë të sulmojë sërish serbët”, shton Brnabić.
Ajo shprehet se në qendrat perëndimore të pushtetit kanë shumë mirëkuptim ndaj Kurtit, gjë që për të është e pakuptueshme.
"Vuçiq arrin ta zbusë situatën, më parë ishte e paimagjinueshme që Kosova të kishte sanksione nga SHBA-ja apo BE-ja, tani ka ndodhur. Ështe një situatë e pamendueshme, por politika e mençur dhe durimi i pakufi i serbëve nga Kosova çoi në të. Nga ana tjetër, duhet të jeni gati në çdo moment për t'i mbrojtur fizikisht serbët në Kosovë. Një 'Stuhi' e re nuk do të ndodhë", theksoi Brnabiq.
0 komentet