Vuçiq: Letra drejt Këshillit të Europës me premtime për BKS-hile e re e Prishtinës

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se letra e autoriteteve kosovare drejtuar Këshillit të Europës në të cilën premtohej se draft-statuti i BKS do t’i çohet Gjykatës Kushtetuese deri në fund të muajit, është hile e radhës e Prishtinës.

"Bëhet fjalë për hilenë e radhës që e kanë ndërmarrë së bashku Albin Kurti dhe ndihmësit e tyre përfshirë Gerald Knaus dhe lobistë të tjerë“, nënvizoi ai.

Vuçiq shtoi se Prishtina thotë se do të çojë tekstin e saj të draft-statutit.

"Kush jeni ju do të dorrëzoni tekstin tuaj. Në marrëveshjen e Brukselit thuhet qartë se këtë duhet t’a bëjë menaxhmenti sërb apo që kjo të jetë ajo çka të paktën jemi dakordësuar konceptualisht të jetë BE. Bëhet fjalë rreth hilesë pasi anglezët presionojnë gjithë të tjerët që të pranohet anëtare Kosova në KE“, shtoi ai.

Vuçiq shtoi se sigurisht që nuk bëhet fjalë për tentativë serioze për të bërë diçka për zbatimin e marrëveshjes, madje dhe draft-statutin e paraqitur nga BE. Pyetjes për të komentuar ndalimin e hyrjes në Kosovë të kryepeshkopit Porfir, tha se kjo është dëshmi sesi i respektojnë të drejtat e njeriut.

“Këtë që kryepeshkopin nuk e lejuan të hynte në Kosovë, është dëshmi sesi i respektojnë të drejtat e njeriut dhe kandidojnë për KE. Do të pres nesër kryepeshkopin dhe klerikët e tjerë dhe me ta do të bisedoj rreth kësaj”, tha ai.

Pyetjes sesi do të ndikojë votimi rreth rezolutës për Srebrenicën në raportet me Malin e Zi dhe çfarë mendon për rezolutën e Jasenovacit, Vuçiq përsëriti se, në dallim nga ata që vijnë në Mal të Zi për të thënë se çfarë duhet të bëjë ky vend, Sërbia këtë nuk e bën.

"Mali i Zi le të bëjë çfarë të dojë. A na intereson, a do të kënaqemi nëse ata e mbështesin rezolutën, sigurisht që jo. Mos na shtyni të themi se është bukur kur na godisni në kokë. Do t’i mbajmë ato goditje, por mos na detyroni të themi sesa bukur është për ne”, theksoi ai.

Përsa i përket rezolutës për Jasenovacin, thotë se kjo është ide e mirë dhe se Sërbia do t’a shikojë dhe t’a pranojë me gjithë zemër në të ardhmen. Vuri në dukje shumë argumente të pakuptimta në media, ashtu sikurse PSS votoi për rezolutën e genocidit, ndërsa PPS jo, dhe se ai do t’u gjendej pranë sërbëve përtej Ibrit, jo për Srebrenicën.

"Mua më dhëmb gjithçka çka po ndërmerret kundër popullit sërb në K&M“, ka thënë ai.

Rreth rezolutës: Sërbia nuk mund të fitojë ndaj Perëndimit kolektiv, veçanërisht jo në votim manipulues 

Në lutjen për të vlerësuar raportin e votave pro dhe kundër rezolutës së Srebrenicës në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe cilat vende janë kyçe për Sërbinë, Vuçiq tha se nuk ka vende kyçe dhe “jo kyçe”, pasi për Sërbinë, të gjitha shtetet meritojnë respekt për integritetin e tyre territorial.

“Respektojmë integritetin e të gjitha vendeve, në dallim nga disa në botë dhe rajon që nuk respektojnë as Kartën e KB dhe as Rezolutën 1244 të KS të KB. Për ne të gjitha vendet janë kyçe, ky është përherë parimi ynë”, shtoi Vuçiq.

Kur është fjala për numrin e votave, është e qartë se Sërbia nuk ka asnjë shans që të fitojë ndaj Perëndimit kolektiv.

“Nuk kam thënë për asnjë moment se kjo do të ndodhë, veçanërisht jo në votim manipulativ në të cilën numërohen votat pro apo kundër dhe jo abstenimet. Por po luftojmë për nder, për Sërbinë, për të drejtën e egzistencës së Republikës Sërbe. Këto janë motivet tona”, tha Vuçiq.

Tha dhe se rezultatet për shtatë ditë do të jenë më pak të favorshme për Sërbinë se sa do të ishin në rastin e sotëm, pasi presionet ndaj vendeve janë aq të forta, saqë e kanë vështirë të mbahen. “Për të gjitha pyetjet mund të jepni përgjigje si kështu e ashtu, por jo dhe për këtë-përse gënjeni se bëhet fjalë për fajësi individuale? Kjo është vendosur në gjykata. Kjo është deklaratë politike, vendim për t'i vënë shenjë në ballë një populli. Nëse kjo nuk është e saktë-më tregoni emrin e atij individi në rezolutë”, tha Vuçiq.

Në konstatimin e gazetarit që Sarajeva ndjek me vëmendje çka ai flet për këtë çështje dhe se nuk do të çalojë, bie dakord se kurrë pajtohet, madje as kur të miratohet rezoluta.

"Sepse nuk janë në gjendje t'i përgjigjen pyetjes sime se përse e bëjnë këtë dhe çfarë kuptimi ka. Sepse nuk është pika e devotshmërisë ndaj viktimave, as dhënia e ndërit. A do t’a shfuqizojë RS-sigurisht që jo. A do t’a donin këtë-natyurisht që do t’a donin. A do t’a shkatërronin Sërbinë-jo, ndërsa nëse do të donin t’a shkatërronin-jam i sigurt se do të donin", tha Vuçiq.

Do të vizitoj Robert Ficon, shpresoj se do t’a kapërcejë këtë telash

Përsëriti se ishte thellësisht i tronditur nga ajo që i ndodhi kryeministrit sllovak Robert Fico.

“Besoj se në ditët pasuese së bashku me Viktor Orbanin, do të marr leje nga familja e Ficos që t'a vizitojmë. Kjo nuk do të jetë nesër apo sot, por shpresoj që t’a kalojë telashin. Ai është luftëtar, lider jashtëzakonisht i fortë në kuptimin mendor dhe shpresoj se do t’a ndihmojë”, tha Vuçiq.

Kur është fjala rreth kërcënimeve që i kanë dërguar individë në rrjetet sociale, thotë se autoritetet bëjnë punën e tyre, ndërsa shton se njëri që e ka kërcënuar direkt në rrjetet sociale është njeri ku pothuajse përditë bën ndonjë vepër penale.

“Ka rreth 50 vepra penale, por edhe kjo është e zakonshme...”, thekson Vuçiq.

Plani i rritjes do të sjellë rezultate të mira për qytetarët

Presidenti Vuçiq ndodhet në Kotorr, ku mori pjesë në panelin “Situata aktuale dhe planet për të ardhmen-plani i ri i rritjes” në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian me titull “Një rajon-vizion i përbashkët”. Ai theksoi se kjo axhendë sjell jo vetëm ritme më të larta të rritjes ekonomike, përshpejtim të tregtisë së shërbimeve dhe kapitalit, jo vetëm në rajon, por me të gjithë rajonin, me hapjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve.

Raportoi se kishte mundësinë të fliste edhe me ndihmës Sekretarin e Shtetit të BE Xhejms O’Brajen.

"Diskutuam rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme, nga rruga europiane e Serbisë deri tek marrëdhëniet me Prishtinën dhe mbi të gjitha çfarë vjen pas miratimit të rezolutës së Srebrenicës të enjten e ardhshme" theksoi ai.

Pyetjes sesi rajoni mund të bashkëpunojë ekonomikisht, kur për disa çështje politike nuk ka pajtueshmëri, Vuçiq tha se pikërisht për këtë është më mirë të kalohet në temën ku mund të diskutohet, e ky është bashkëpunimi ekonomik.

"Epo, dhe këto disa i përdorën atë për bakhanali politike. Por kjo nuk do të ndryshojë dhe me këtë jemi mësuar", konstatoi Vuçiq.

Kur është fjala rreth Marrëveshjes rreth lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, tha se dha efekt pozitiv, pasi rreth 3300 persona shfrytëzuan këtë mundësi dhe u punësuan në Sërbi.

Vuri në dukje dhe se Sërbia ka mungesë të fuqisë punëtore, ndonëse shkalla e papunësisë është 8.9%, kështu që "importi" i fuqisë punëtore do të jetë i pashmangshëm, për të ruajtur rritjen ekonomike.

Rreth deklaratës në rusisht: Vetë vendos se si do të flas, përherë sipas rastit

Kundërshtimeve rreth të cilës çka dje në Shtëpinë Ruse në Beograd rreth rishikimit të historisë foli në rusisht, Vuçiq u përgjigj se nuk i intereson kush dhe çfarë do t’a kritikojë, sepse ka qenë e udhës që me këtë rast të flitej pjesërisht në rusisht.

“Përherë vetë do të vendos rreth kësaj dhe gjithmonë ashtu sikurse është më e mira dhe më e përshtatshme sipas rastit, duke respektuar faktin që përfaqësoj sërbët dhe Sërbinë”, shtoi Vuçiq.

I pyetur nëse “pajtohet” me Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Europës që kremtohen më 9 maj, tha se si Shumani dhe trashëgimia e luftës antifashiste janë trashëgimi të rëndësishme për Sërbinë.

“Nuk mundemi të harrojmë faktin të festojmë Ditën e Fitores mbi fashizmin, sepse po të mos ishte kështu, çështja është se a do të kishim vend dhe njerëz dhe ku do të ndodheshim sot”, tha presidenti i Sërbisë.

Nuk e fshehëm vizitën e ministrit ukrainas Kuleba dhe zonjës së parë të Ukrainës

Tek vlerësimet individuale se shteti fshehu vizitën e ministrit të jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba dhe zonjës së parë të Ukrainës Olena Zelenska, për shkak se në Beograd mungonin flamujt e vendit, ai u përgjigj se askush nuk ka fshehur asgjë dhe se flamujt nuk janë vendosur kur vijnë për vizitë ministrat.

"Ky është protokolli bazik diplomatik. Kurrë nuk varim flamuj për ministrat, por vetëm për shefat e shteteve dhe qeverive, dhe për samite të mëdha. Por për disa, mjafton të jesh i pacipë dhe që të tilla gjëra t’i shpikin" tha Vuçiq.