Vuçiq: Në Bruksel nuk do të arrijmë marrëveshje për heqjen e dinarit, veçse kërkojmë zgjidhje

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se çështja e anëtarësisë së Kosovës në Këshillin e Europës gjithçka e më shumë ndodhet "pranë", ashtu sikurse Sërbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje për heqjen e dinarit por në Bruksel të kërkohet zgjidhje sesi sërbëve të Kosovës të vijojnë t’u jepen pagat dhe pensionet.

"Kosova do të ketë diku mes 29 deri në 33 vota, ndërkohë që mjaftojnë 31 për t’u bërë anëtare. Gjithmonë e më shumë është pranë", ka thënë Vuçiq gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e EKSPO dhe stadiumit kombëtar të Sërbisë.

Sikurse tha, Prishtina tani përmes ndihmës së aleatëve të vet merret me hile sesi do të bindë francezët, italianët dhe Monakon pasi u nevojiten votat e tyre.

Beson se për çështjen e BKS, Kosova nuk do të ndërmarrë asnjë hap.

“E pastaj do të thonë se do t’i dorrëzojnë dikujt diçka për ndonjë lloj vlerësimi. Asgjë nuk do të bëjnë, do të presin që ata të tjerët t’a pranojnë si të mjaftueshme për të votuar “pro”. Si pasojë e fushatës së ashpër brutale të gjermanëve të cilët po punojnë në mënyrën më brutale, e kemi të vështirë të kundërshtojmë, por do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Vuçiq.

Sikurse shton, është krenar sepse deri para disa vitesh Sërbisë nuk i lejohej të thoshte se mendonte ndryshe, kurse sot lejohet edhe të kundërshtojë.

"Kuptojmë se si janë gjërat në thelb, por kjo nuk do të thotë se duhet të tregojmë dëshpërim. E jona është të bëjmë gjithçka që mundemi dhe të luftojmë", tha presidenti i Sërbisë.

Vuçiq, duke i’u përgjigjur pyetjes rreth asaj se takimi i ardhshëm në Bruksel është shansi i fundit për të shkuar drejt zgjidhjes për dinarin, tha se Sërbia nuk do të arrijë marrëveshje për heqjen e dinarit, por të kërkojë zgjidhje sesi njerëzve t’u japë pagat dhe pensionet.

Vlerësoi se bëhet fjalë për pamaturinë e atyre që, siç thotë ai, të paktën bëjnë sikur nuk e kuptojnë se për çfarë është fjala.

“Prishtina ka marrë vendim të kundërligjshëm për heqjen e dinarit, të gjithë e dinë, thërrasin për bisedime, pranojnë të gjitha postulatet që Prishtina i ka zbatuar tashmë e më pas nëse nuk e pranoni, thonë se të dyja palët nuk ishin të gatshme për kompromis. Bëjnë dhe naivin dhe të mos shikojnë dhe kuptojnë se për çfarë është fjala. Ne nuk do të arrijmë marrëveshje për heqjen e dinarit, ne kërkojmë zgjidhje”, tha Vuçiq.

Siç theksoi ai, asnjë marrëveshje nuk do të ketë pasi ky është vendim i padrejtë.

“Nuk na shkon mendja, që duan t’ua mundësojnë njerëzve të marrin rroga dhe pensione, nuk ka problem, por ata nuk do t’i pranojnë gjërat as logjikisht” tha ai.

Sikurse bën të ditur Prishtina as Bankën e Kursimeve Postare nuk do t’a pranojë pasi është shtetërore.

"U themi se do të gjejmë bankë private sërbe, ndërsa ata na thonë jo, as private, nuk do t’u japim liçensë", tha ai.

Bën të ditur se çështjet janë të vështira dhe se ka shumë probleme. Vuçiq thotë se të gjithë e dinë se kush është fajtor, por bëjnë të paditurin.

Presidenti shton se nëse nuk mundësohet dinari në Kosovë, atëherë do t’u paguhet njerëzve transporti për të ardhur deri në vendkalimet administrative.

"Tashmë kemi bërë marrëveshje dhe në Bërnjak, Jarinje por edhe në Merdarë, në Konçul do vendosim bankomatët dhe bankat tona dhe do t’u paguajmë njerëzve transportin. Por jeta do bëhet e padurueshme dhe për këtë nuk është fajtore vetëm Prishtina, por edhe ata që me ne nënshkruan marrëveshjen e Brukselit” tha ai.

Sikurse tha, kryeministrit kosovar Albin Kurtit pas asaj çka para 10 muajve ndali mallrat sërbe, ndali dinarin, keqtrajton dhe dëbon sërbët e boshnjakët, pezulon sanksionet ndonëse askush nuk e kuptoi se çfarë janë sanksionet ndërsa në këtë më të zëshëm e bëjnë gjermanët, skandinavët, ata të cilëve sikurse shton, më shumë zotohen për rezolutën pro kundër sërbëve.