Vuçiq: Lista Sërbe fitoi 10 nga të 10 mandatet, urime popullit tonë në K&M
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Sërbe ka fituar të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëtejshme të Albin Kurtit.
“Presim ende rezultate nga Sërbica, por aty kanë dalë gjithsej 143 sërbë. Dhe rezultatet janë të qarta, Lista Sërbe i ka fituar të dhjetë mandatet e mundshme. Urime popullit sërb në Kosovë e Metohi. Këto rezultate janë pothuajse të pabesueshme veçanërisht kur kemi parasysh se çfarë ka bërë Kurti për të shkatërruar popullin sërb dhe Listën Sërbe. Gjithçka që shumë të huaj bërën për të shkatërruar Listën Sërbe, fshehtas dhe publikisht duke ndihmuar gjithë të tjerët kundër përfaqësueses më të fortë sërbe” ka thënë Vuçiq në videomesazh të filmuar nga Zyra për K&M.
Ai uroi Listën Sërbe dhe theksoi se është pakufishëm mirënjohës popullit sërb.
“Kjo dhe për mua është besim i madh. Lista Sërbe mori pa Sërbicën dhe pa personat e zhvendosur në brendësi, 38. 533 vota ndërsa pasohet nga 3.217 vota. Sipas kësaj është tërësisht e qartë që Lista Sërbe ka fituar padyshim të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëpasshme të Kurtit”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit kujtoi se Albin Kurti “deri më dje, festonte shembjen në Beograd”.
“Kam frikë se tashmë duhet të kujdeset më shumë për veten dhe egzistencës së tij në pushtet. Faleminderit popullit sërb në Kosovë e Metohi për këtë besim, dashuri dhe mirëbesim. Gjithçka që mund t’ju them Kosova është Sërbi dhe ju dua jashtëzakonisht” ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë në Instagram shkruajti se i është mirënjohës ekipit të Zyrës për Kosovë e Metohi për gjithçka që kanë bërë për fitimin e të dhjetë mandateve.
komentet