Pak prezencë në orët e pasdites në Lleposaviq, votuan të zhvendosurit nga Kosova

Leposavić glasanje
Burim: Kosovo Online

Në vendvotimet në Lleposaviq është vërë re prezencë e paktë në orët e pasdites ndërsa të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar të zhvendosurit nga Kosova të cilët votuan në vendet e caktuara për votim. Vendvotimet i kanë vizituar dhe përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Peter Bajer dhe Silvia Afholder.

Sasha Arsiq, person i zhvendosur nga Prishtina i cili jeton në Beograd erdhi dhe sikurse tha ushtroi të drejtën e tij qytetare.

“Unë kam lindur në Prishtinë, person i zhvendosur, jetoj në Beograd, erdha për të ushtruar detyrën qytetare, ky për mua është detyrim” ka thënë Arsiq. 

Stanko Velkoviq, person i zhvendosur nga Prizreni erdhi nga Beogradi dhe tha se më e rëndësishme është që të jemi të gjithë njerëz pa dallime.

„Pres të paktën të bëhet diçka mirë, jo 100% por afërsisht, të jemi të gjithë të njëjtët për gjithçka. Që të mos zihemi dhe të mos shkojmë tek ajo “kush e shiti, çfarë shiti, ku jeton, si jeton”. Të jemi të gjithë njerëz, sikurse e ka thënë Patriarku Pavle, kjo është dëshira ime” ka thënë Velkoviq. 

Rade Petroviq nga Mitrovica e Kosovës prej vitit 1999 jeton në Beograd. 

„Na duhet të shpresojmë dhe të jemi të durueshëm, për sërbët do të jetë bukur sikurse sot. Përshëndes gjithë sërbët, bëhuni të durueshëm“ ka thënë Petroviq.