Vuçiq për mbërritjen e “pesëshes së madhe”. Vijnë me planin që veç atyre u intereson

Aleksandar Vučić
Burim: printskrin

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se me “pesëshen e madhe” dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të cilët do të vizitojnë nesër Prishtinën dhe Beogradin, e presin bisedime të vështira rreth Kosovës.  

Duke i’u përgjigjur pyetjes së një gazetari në Davos se me çfarë plani po vijnë, duke pasur parasysh “vijat e kuqe” të njohura prej Sërbisë, Vuçiq u përgjigj prerë: “Me një plan që u intereson”.

“Ata janë fuqi, janë të mëdhenj dhe ne të vegjël, kështu që bisedimet do të jenë të vështira”, tha Vuçiq.

Në Prishtinë e Beograd nesër mbërrin i dërguari special i BE për dialog Mirosllav Llajçak, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, si dhe të dërguarit e presidentit francez, kancelarit gjerman, dhe i dërguari i kryeministrit italian, përkatësisht Emanuel Bone, Jens Pletner dhe Françesko Talo.