Vuçiq: Kurti në Bruksel bëri hile që të fitojë kohë dhe të vazhdojë të keqtrajtojë sërbët
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq theksoi sot se kryeministri kosovar Albin Kurti dje në Bruksel bëri një hile me të cilën dëshironë të blinte kohë.
Vuçiq për TV Pink, ka thënë se është e saktë që bisedimet në një mënyrë në rrethin katror ku nuk është e lehtë të zgjidhet, kanë hyrë në një rreth vicioz nga i cili nuk do të jetë e lehtë të dalësh
"Kurti dje bëri një hile të bukur por afatshkurtër. Këtë kishte tentuar edhe më herët” shtoi ai.
Vuçiq tha se Kurti pati i pari takim me përfaqësues dhe liderët e BE të cilët i paraqitën idenë për të nënshkruar të tre dokumentet-marrëveshjen e Brukselit, marrëveshjen e Ohrit dhe e fundit propozimi rreth BKS.
"Deklaroi se për të ishte e qartë se Sërbia nuk mund t'i nënshkruante pasi unë dhjetë herë e thashë këtë. E dinte që liderët e BE nuk dinin çdo detaj të atyre dokumenteve. Bëhej fjalë për hile pasi ai nuk është i gatshëm të formojë BKS. Duke ditur se nuk dua të shkel Kushtetutën, ndërsa fjala është për anëtarësi të Kosovës në KB dhe integriteti territorial, ai këtë ofroi. Ndërsa e ka të qartë se nuk do të përmbushë gjithçka” ka speguar ai.
Vuçiq tha se me hilenë, Kurti dëshironte të blinte kohë dhe fitonte disa ditë në mënyrë që miqtë e tij në Europë dhe në SHBA, ku pas burgosjes së senatorit Menendez ka gjithmonë e më pak, të bënin diçka dhe të vazhdonin të keqtrajtojnë sërbët.
"Ne nuk kemi gënjyer për asgjë. Sërbia është e gatshme të pranojë gjithçka që nuk ka të bëjë me njohjen, anëtarësimin në KB dhe që nuk ka të bëjë me integritetin territorial të Kosovës. Mendoj se është mundësi që njerëzit në Europë dhe në botë. jo vetëm të shohin, por edhe disa që bënin sikur nuk e shikonin, tashmë e kuptojnë” ka theksuar ai.
Vuçiq tha se sot ka pasur tentativa nga e gjithë Sërbia që në Këshillin e BE, të flitet për masat kundër Beogradit dhe t’a cilësojë aktin në Banjskë si terrorist.
“Por kjo nuk mundi të kalonte në Këshillin Europian. Mirënjohje të gjithëve të cilët ruajtën stabilitetin dhe që ndihmuan pozitën e Sërbisë. Përveç kësaj që ishte ditë jashtëzakonisht e vështirë dje dhe sot, qytetarët mund të flenë të qetë. Do të vazhdojmë të ruajmë stabilitetin, të mbrojmë popullin tonë në Kosovë e Metohi. Mendoj se pozicioni ynë politik nëse do të sillemi vazhdimisht në këtë mënyrë, përherë duke mbajtur pozicionin tonë, do të vijojë të jetë më i fortë" ka theksuar Vuçiq.
U’a thashë në fytyrë zyrtarëve europianë atë çfarë Sërbia nuk mundet dhe nuk do
Vuçiq theksoi se qëndrimi i tij është se Sërbia nuk do t’a njohë pavarësinë e Kosovës dhe as anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, ku e dinë mirë liderët e BE dhe shtetet më të fuqishme anëtare, sepse atë asnjëherë nuk e fshehu, veçse e ka përsëritur dje.
“Ata e dinë për këtë qëndrim, kurrë nuk e kam fshehur. Por dje, Kurti më akuzoi se nuk dua t’a firmos. Sigurisht që duhet të ofrojnë diçka për të firmosur, ndonëse disa prej tyre e dinin qartë se cila ishte hileja e Kurtit. Unë sërish e përsërita para presidentit të Këshillit të BE Mishel, Zhozef Borellit, Mirosllav Llajçakut, para tre vendeve më të forta të BE se egzistojnë gjëra të cilat ne dëshirojmë dhe duam që janë të nevojshme, si dhe ato që nuk mundem dhe as i duam. Ua thashë këtë në fytyrë. Nuk ishte e lehtë. Mendoni nëse dikush mund t’a bëjë këtë” tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se është duke u sjellë në përputhje me Kushtetutën, duke pasur gjithmonë parasysh qytetarët e mençur të Sërbisë, popullin dhe vendin e tij.
"Por njëkohësisht kam dëshiruar që të vazhdojmë përpara, të arrijmë kompromis, pasi nuk është në interesin tonë të humbim kokën, por të bisedojmë. Mendoj se deri diku i‘a dolëm" tha Vuçiq.
Në konstatimin se Kurti është këmbëngulës në kërkesat e tij për sanksione ndaj Sërbisë, të cilat dje nuk ishin temë, Vuçiq tha se edhe sot ka pasur tentativa prej disave nga “ambienti perëndimor i Sërbisë” për të kërkuar masa ndaj saj dhe që Banjskën t’a etiketonin si sulm terrorist, por kjo nuk kaloi.
Vuçiq informoi vizita të rëndësishme nga Bashkimi Europian gjatë ditëve pasuese, gjatë së cilës do të vazhdojë biseda, duke theksuar se BE është partner kyç për Sërbinë.
"Besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe pse disa shpresonin se Sërbia do të ndëshkohej dhe punuan tek kjo. Kam frikë se do të jenë sërish dorëshkurtër" tha Vuçiq.
Shpallja e zgjedhjeve të mërkurën ose të enjten
Vuçiq tha se do të shpallë zgjedhjet të mërkurën ose të enjten dhe se qytetarëve u takon të dalin dhe të tregojnë qëndrimin e tyre-nëse dëshirojnë t’i kthehen së kaluarës, apo të shkojnë drejt së ardhmes. Ai theksoi se nëse shikojmë pas rezultatet janë të dukshme dhe se Sërbia sot është vend shumë më i qëndrueshëm dhe më i zhvilluar ekonomikisht se sa ishte para vitit 2012.
“Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit të mund të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe racionalisht të marrin vendim nëse dëshirojnë që vendi të kthehet në të kaluarën kur fabrikat ishin me dryn, shkatërrimi i interesave kombëtare sërbe, për faktin se heshtëm gjatë pogromit, shpalljen e pavarësisë së Kosovës, deri tek shkëputja e Malit të Zi, as nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte, as nuk patëm reagim politik, nuk e kuptuam se ishte parakusht për shkëputjen e K&M nga Sërbia” tha presidenti i Sërbisë.
Vuçiq theksoi se kur erdhi në pushtet, 500 mijë njerëz humbën punën e tyre dhe se deri atëherë nuk ishte ndërtuar asnjë objekt shëndetësor.
Qysh prej vitit 2012, thotë, janë ndërtuar 147 objekte shëndetësore, ndër to janë qendra klinike në Nish, Beograd, Vojvodinë dhe së shpejti, shton ai, qendra klinike do të jetë edhe në Shumadi. Vuçiq shtoi se falë projekteve infrastrukturore të realizuara qysh prej ardhjes në pushtet të PPS (SNS) u është lehtësuar shumë jeta qytetarëve.
Ai i‘u referua edhe konflikteve të fundit mes emigrantëve në veri të vendit dhe theksoi se ai si president ka të drejtë sipas Kushtetutës së Sërbisë të marrë vendime që ky problem të zgjidhet.
"Sot i thashë Gashiqit-ose do të bëni gjërat që mundeni, ose do të sjellim ushtrinë dhe do të zgjidhim gjithçka brenda 24 orëve. Thjesht si fasulet. Njerëzit janë të shqetësuar për situatën me emigrantët dhe policia duhet të më informojë nëse nuk është në gjendje të zgjidhë problemin me emigrantët për të lejuar Ushtrinë t’a zgjidhë. Do të sigurohemi që problemin me emigrantët t‘a zgjidhim në një mënyrë apo në një tjetër. Jam ngopur me premtime" tha ai.
Vuçiq beson se nuk mund të lejojë që migrantët në territorin e Sërbisë të zgjidhin konfliktet e tyre personale dhe me këtë të shembin sigurinë e qytetarëve të Sërbisë.
Ai theksoi se sot gjatë festës së Shën Premtes nga ana e PPS (SNS) bisedova me ministrin e mbrojtjes dhe kryetarin e partisë Millosh Vuçeviq dhe ramë dakord që lista në zgjedhjet e ardhshme të mbajë emrin "Aleksandar Vuçiq-Sërbia nuk mund të ndalet".
Sqaroi se është emërtesë simbolike të cilën përshkruhet gjithçka që partia e tij dëshiron-të ndërtojë rrugë, hekurudha, spitale dhe të sigurojë jetë më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët e saj.
Ai tha se qëllimi i vetëm i partisë së tij është mbrojtja dhe ruajtja e së ardhmes së vendit, duke shtuar se në kuadër të koalicionit SNS do të ketë ndryshime të caktuara, njerëz të rinj dhe opsione të reja politike.
Në fund, presidenti i Sërbisë i‘u drejtua qytetarëve që të mos shqetësohen, pasi kanë të ardhme të sigurt, sepse shteti sillet mjaftueshëm i përgjegjshëm, serioz dhe i përkushtuar.
“Kjo për të gjithë ne është çështje që të mos mbetemi në pushtet, por të ardhmes dhe vlerësimit në 30 dhe 40 vjet-çfarë kemi bërë për vendin. Kurrë nuk do të rrezikojmë interesat jetike kombëtare dhe gjithmonë kujdesemi për zhvillimin e Sërbisë” tha Vuçiq.
0 komentet