Vuçiq me Jençën: OKB është për Serbinë garantuese e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Miroslav Jençën, dhe theksoi se OKB-ja është garantuese e Serbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
Vuçiq theksoi rëndësinë e misionit të UNMIK-ut në Kosovë dhe rolin e Zyrës së OKB-së në Beograd, e cila, siç deklaroi ai, përfaqëson kanalin kryesor të komunikimit midis Serbisë dhe sistemit të OKB-së.
"Shpreha mirënjohjen time për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë e Serbisë për të vazhduar të kontribuojë në paqen ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse, si dhe për të mbetur fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së OKB-së. Gjithashtu përsërita qëndrimin e Serbisë mbi domosdoshmërinë e respektimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ruajtjen e pranisë së UNMIK-ut në terren, në kapacitet të plotë dhe me një mandat të pandryshuar", theksoi Vuçiq.
Ai theksoi se Serbia mbetet një partnere e besueshme e OKB-së, duke respektuar vazhdimisht parimet e së drejtës ndërkombëtare.
"Jo vetëm për veten, por edhe në emër të të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e drejtësisë, paqes dhe barazisë midis vendeve", përfundoi presidenti i Serbisë.
0 komentet