Vuçiq: Tentuan ta zgjidhin çështjen e Kosovës para vendimit të Këshillit të Evropës, por ne e penguam
Më lejoni t'ju them se disa u përpoqën dje para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës për të përfunduar gjithçka, por kjo u pengua falë ndërhyrjes së dy vendeve, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq tha se herët në mëngjes po nisej për në Paris.
Pasdite kemi takime të rëndësishme që janë të rëndësishme për ne dhe për Këshillin e Evropës dhe OKB-në, tha Vuçiq para gazetarëve të mbledhur në Zemun, ku nënshkroi mbështetjen e tij për listën e progresistëve dhe partnerëve të koalicionit për zgjedhjet e Beogradit "Aleksandar Vuçiq - Beogradi nesër".
Ai ka theksuar se pozita e Serbisë në disa çështje është më e mirë e në disa më e vështirë, por që na duhet unitet dhe të jemi sa më të qëndrueshëm dhe solid.
“Janë ditë të vështira përpara dhe sa i përket vendimeve për anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës, OKB, presionin e ashpër nga rajoni, Evropa dhe bota, por vendi duhet të zhvillohet dhe të ecë përpara. Nuk është fjala për kotësitë dhe dallimet partiake, por nëse mund të bëjmë diçka për vendin tonë”, tha Vuçiq.
0 komentet