Vuçiq me Mitsotakis: Greqia nuk ndryshon qëndrim për çështjen e Kosovës
Burim: Instagram
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar të Greqisë për mosnjohjen e Kosovës.
Vuçiq shkroi në Instagram se ai dhe Mitsotakis do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat me interes të përbashkët.
“Kam pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë së cilës kam shkëmbyer mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në KdheM. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, është shkruar në profilin @buducnostsrbijeav.
komentet