Vuçiq: Format i çuditshëm në Athinë, thirret Prishtina, ndërsa nuk e njohin Kosovën

Aleksandar Vucic
Burim: Print Screen TV Pink

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq konstatoi se është mjaft i çuditshëm formati i takimit në të cilin merr pjesë mbrëmjen e sotme në Athinë me ftesë të kryeministrit grek Qirjakos Micotaqis dhe tha se nesër do të takohet me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski.

"Thirren pesë vende të Ballkanit Perëndimor por si dhe në cilën mënyrë si pasojë e raporteve të tyre bilaterale... Disa prej arsyeve të çuditshme, nuk kanë patur ftesë, ndërkohë që thirret Prishtina megjithëse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën, e madje me (Albin Kurtin) do të kenë takim bilateral në zyrat athinase me kryeministrin grek” u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Athinë.

Ai bëri të ditur se janë ftuar kroatët, siç tha, "ndoshta si njohës të mëdhenj dhe miq të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor", këta bullgarët, rumunët ndërsa Hungaria nuk ka patur ftesë.

Vuçiq ka biseduar me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, duke thënë se biseda ishte mjaft e mirë, serioze dhe e përgjegjshme.

"Kemi folur rreth projekteve të rëndësishme infrastrukturore, mbi të gjitha e kam lutur që BE të n’a ndihmojë për shpejtësinë e ndërtimit të linjës së shpejtë të hekurudhës Beograd-Nish, por edhe rreth bashkëpunimit strategjik BE-Sërbi në fushën e energjisë së gjelbër, minierave, si dhe për të gjitha çështjeve të rëndësishme politike ashtu sikurse dhe dialogun" ka sqaruar Vuçiq.

Ky i fundit tha se së shpejti në një kohë të shkurtër pret ardhjen e të dërguarit të BE për dialog Mirosllav Llajçak në Beograd.

Vuçiq tha se me Fon der Lajen bisedoi edhe rreth temave të tjera, prej të cilave njëra ishte-marrëdhënia e Sërbisë ndaj Rusisë.

"Të gjitha temat ishin në tryezë. Patëm bisedë mjaft korrekte dhe të mirë" ka shtuar Vuçiq.

Nesër në drekë takim me Zelenskin me kërkesë të presidentit ukrainas.

Vuçiq ka thënë se nesër do të takohet me Volodimir Zelenskin, me kërkesë të presidentit ukrainas.

"Do të bisedojmë tetë-a-tetë dhe për gjithçka çfarë po ndodh rreth Kosovës, njohjes, mosnjohjes dhe të gjitha temave të tjera" ka thënë presidenti i Sërbisë.

Vuçiq ka thënë se situata në Sërbi "nuk është më e lehtë", por kështu është edhe kur shkon për takime në Këshillin e Europës dhe mbarë tubimeve të tjera.

"Detyra jonë është të luftojmë për Sërbinë, për të ardhmen e saj europiane, por edhe nuk do të tërhiqemi nga interesat tona shtetërore e kombëtare, çka në periudhën pasuese do të jetë më e vështirë" nënvizoi ai dhe shtoi se në lidhje me këtë, do t’i drejtohet qytetarëve.

Vuçiq theksoi se Sërbia në të tillë pozicion është se dëshiron dhe do që vendi të udhëhiqet nga politikë e pavarur dhe e përgjegjshme.

"Nëse do të isha korrier politik, si shumë në Europë-nuk do të kishim asnjë problem në një takim si ky. Çështja është tek zgjedhja-a doni t'i krijoni probleme vetes ndërkohë që vendi mos të funksionojë? Pyetja është nëse doni t'i shërbeni dikujt tjetër apo popullit tuaj. Zgjodha atë që është më e rëndësishme për popullin tonë, t'i shërbej popullit tim. Të tillë politikë nuk mund të udhëheqin shumë vende edhe më të forta sesa yni. Dhe një Vuçiq i vogël nga ndonjë Sërbi e vogël zgjodhi rrugën e lirisë, të pavarësisë”, tha Vuçiq.

Qytetarët, thotë ai, e zgjodhën për të luftuar për vendin dhe për dëmin më të vogël të popullit të vet, çka e bën.

“Aq sa të sqaroj idiotët në Sërbi që flasin marrëzira... Edhe keni presion të tmerrshëm nga jashtë, edhe po ju presionojnë njerëz që nuk e kanë idenë për asgjë tjetër veçse të zbatojnë çdo vendim, lëvizje, urdhër nga jashtë. sepse kujdesen vetëm për pjesën e poshtme të shpinës dhe detyra ime është të kujdesem për vendin dhe qytetarët, çka mbrëmjen e sotme do të vazhdoj t’a bëj” tha Vuçiq.

Në përgjigje të deklaratës se nga të gjitha vendet e përfaqësuara në takim, vetëm Sërbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, Vuçiq tha se është i vetëdijshëm për këtë, sepse secili ka zgjedhjen e vet, dhe theksoi se Sërbia është në rrugën europiane, sepse kjo është më e mira për qytetarët.

“Edhe pas takimit me Zelsnskin, e dini se ka qenë deklarata e deputetit të tij, nga partia qeverisëse e ky është shefi i Këshillit të Politikës së Jashtme që është dakord që Kievi të njohë Kosovën, kjo për ne do të ishte goditje e madhe. Do të tentoj të bisedoj me Zelenskin..“ ka thënë Vuçiq dhe shtoi se nuk ka dyshim që Rusia të jetë tema kryesore.

Ka pasur, kujton ai, akte joformale, të cilat Sërbia nuk i ka nënshkruar, por thekson se nuk e ka problem të përsërisë formulimin e Kombeve të Bashkuara:

“E kushdo qoftë që ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe ka kryer pushtim, jemi të gatshëm të themi se jemi dakord, por egzistojnë gjëra me të cilat Sërbia nuk mund të pajtohet”.

Vuçiq thotë se e di që kjo do të jetë tema kryesore mbrëmjen e sotme në Athinë.

"Unë do të përsëris qëndrimin e Sërbisë, Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Gjithçka tjetër-respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresojmë se dhe ajo do të respektojë integritetin e Sërbisë, a e ka shkelur Rusia të drejtën publike ndërkombëtare-kjo është mëse e qartë, por kur bëhet fjalë për sanksionet dhe akuzat se kush i ka kryer krimet "ad hominem", unë në këtë nuk do të marr pjesë derisa të shikoj se vendi është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. E deri atëherë, do të flas, ndërkohë që ende nuk shikoj që vendi të përballet me situatë jashtëzakonisht të vështirë” tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se normale që e dinte që Zelenski do të merrte pjesë në takimin e Athinës, por rreth kësaj nuk ka folur sepse e luti kryeministri grek me qëllim që të mos i cënohej jeta presidentit ukrainas.

"Eja tani, çka keni hipokrizi në mbarë botën, sesa ne që kemi hipokritët më të këqij në vend. Kjo nuk është kundër meje, puna ime është të ecë në rrugën me gjemba dhe të vështirë, që njerëzit tanë të ecin në rrugën më të lehtë” ka thënë Vuçiq.