Vuçiq: Millan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe
Burim: N1 Info
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll TV Española ka deklaruar se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë, transmeton Juronjuz Serbia.
“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiq.
Ai vuri në dukje se Listën Serbe e sheh si luftëtarë të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë.
Në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.
“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, ka thënë Vuçiq.
0 komentet