Vuçiq: Për mua Kosova dhe Metohia është Serbi dhe kurrë nuk do të jetë asgjë tjetër
Burim: Večernje novosti
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për të Kosova dhe Metohia janë Serbi dhe se kurrë nuk do të jetë asgjë tjetër.
Vuçiq ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të deklaratës së tij nga ditën e djeshme se për herë të parë pala serbe ka marrë diçka që është "burim i të drejtave" që FSK (Forcat e Sigurisë së Kosovës) nuk mund të shkojë në veri të Kosovës pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it.
“Për mua Kosova dhe Metohia janë Serbi dhe nuk do të jetë kurrë asgjë tjetër. Unë luftoj dhe do të luftoj për vëllezërit dhe motrat tona”, ka thënë presidenti i Serbisë në përshkrimin e videos.
komentet