Vuçiq: Mund të më thërrasin në Bruksel vetëm pas formimit të BKS-së, nuk ka kuptim të shkoj si turist
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, tha sot se mund ta thërrasin në Bruksel vetëm pasi të formohet BKS, që gjithçka tjetër do të ishte për hir të turizmit.
Vuçiq, i cili sot mori pjesë në hapjen e hotelit të rinovuar "Planinka" në Kurshumllijska Banja, u pyet për njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Gjusepe Borel, se do t'i ftojë liderët e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për të shtyrë planin evropian, ai tha se e kishte parë deklaratën.
"Ata mund të thonë çfarë të duan, por duhet të më thonë se çfarë kuptimi ka. Unë kurrë nuk kam shmangur të flas për asgjë, për asnjë çështje. Para kësaj, BKS. Nëse mendoni të po më thërrisni në Bruksel, për të më bindur të them BKS njëkohësisht me diçka ose pas diçkaje mos më telefono se ateherë po më thërret për turizëm dhe nuk më intereson meqë kam qenë 200 herë në Bruksel. Nëse më thërret tl më njoftoni fillimisht se ata e kanë dorëzuar BKS-në, kështu që kur të dorëzojnë, unë do të vij të diskutoj gjithçka tjetër”, tha Vuçiq.
Vuçiq theksoi se sigurisht do të vijë edhe në turizëm nëse e thërrasin, që Serbia të mos ishte fajtore për asgjë, por të mos presin që të pranojë asgjë.
I pyetur për të komentuar deklaratën e Albin Kurtit i cili tha se janë 11 kryetarë komunash në Serbi që nuk janë të kombësisë serbe dhe nuk kanë bashkësisë së veçanta, Vuçiq ka theksuar se kjo është marrëzi dhe pafytyrësi.
"Ai do të donte të barazonte statusin juridik, politik, shtetëror-juridik të Serbisë me atë që ai e quan Republika e Kosovës. Pikërisht për këtë arsye kemi bisedimet tani sepse nuk janë të njëjta. Ti nuk ke çfarë të diskutojë për Serbinë qendrore. Ne kemi një temë dhe është në tavolinë. Serbia dhe Kosova nuk janë njësoj. Kur dikush mendon se ka të drejtë të jetë arrogant, sepse mendon se ka mbrojtës të mëdhenj, çfarë duhet të bëjmë ne. Këto janë truke të pakuptimta që nuk më shkojnë mirë as me mua, as me këdo tjetër që merret me punën e tyre”, ka theksuar Vuçiq.
I pyetur se çfarë ka biseduar me ambasadorët e Quint-it, ai tha se ata ishin ambasadorët të OSBE-së në Vjenë.
“Më thanë se çfarë mendojnë për Kosovën, kurse unë çfarë mendoj për Kosovën e Metohinë”, nënvizoi Vuçiq.
Vuçiq, i pyetur për të komentuar deklaratën e Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit të Kurtit me Miroslav Lajçak, se Kryeministri i Kosovës nuk ka pranuar asnjë marrëveshje nga Brukseli dhe se duhet të diskutohet për hapat e ardhshëm dhe cilat marrëveshjet duhet të modifikohen, d.m.th të zbatohen, ai tha se është "mirë që të gjithë thanë atë që mendojnë, dhe se tani i takon mbështetësve të tyre dhe miqve të mëdhenj perëndimorë ta zgjidhin atë".
Kur është fjala për autostradën Nish-Merdare, ai ka bërë të ditur se së shpejti do të hapet pjesa e parë Nish-Meroshin dhe më pas pjesa deri në Plloçnik dhe më pas nga Kurshumllija në Merdare.
0 komentet