Vuçiq: Na shqetëson në veçanti armatosja e Kosovës, në botë mbretëron forca

Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq theksoi sot se pas aksionit në Venezuelë, është e qartë se rendi i të drejtës ndërkombëtare dhe Karta e KB nuk funksionin fare dhe shtoi se Sërbinë veçanërisht e shqetëson armatosja e Prishtinës në kundërshtim me Kartën e KB dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.

Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, tha se Rezoluta 1244 ndonëse jo “de jure”, “de fakto” është anuluar nga ana e fuqive të mëdha perëndimore dhe të ndonjë lojtari rajonal sikurse është Turqia.

“Armatosin me shpejtësi Prishtinën, e veçanërisht kërcënohet integriteti territorial dhe sovraniteti që paraqitet me aleancën Prishtinë, Tiranë dhe Zagreb, e cila sikurse shikohet, po zhvillohet në fushë të gjerë, ndërsa përfshihet dhe prodhimi i përbashkët i sistemeve luftuese komplekse. Nga mjetet 4x4, deri tek ideja e armëve të fuqishme në të ardhmen” sqaroi ai.

Vuçiq theksoi se Sërbia këtë e ndjek me vëmendje.

"Këtë e ndjekim me vëmendje dhe jo vetëm po e ndjekim, por po përgatitemi për mbrojtje nga ata që madje as fshehtas por haptazi fare, përcjellin kërcënime vendit tonë. Besojmë se forca jonë do të jetë faktor i mjaftueshëm pengues dhe se qëllimi i parë që i kemi vënë vetes, është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Sërbi, do t’ja arrijmë me sukses", nënvizoi ai.

Vuçiq raportoi se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutuan tri tema.

"Njëra është siguria ushtarake dhe politike rajonale në lidhje me situatën në Europë dhe botë, tjetra është siguria energjetike dhe siguria e Sërbisë dhe e treta është aksioni amerikan në territorin e Venezuelës. Arritëm në konkluzione të përgjegjshme. Jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin që ka vendi ynë në rajonin e Europës Juglindore. Qëllimshëm e them në mbarë rajonin, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor. Dhe sigurisht, ky kompleksitet dhe kompleksiteti i situatës sonë, do të jetë më i theksuar duke pasur parasysh faktin që po shembet rendi i vjetër, se ligji më i lartë ndërkombëtar nuk egziston, ndërsa rendi i KB egziston në letër", tha ai.

Theksoi se vendet e vogla u ngelet që të vazhdojnë të mbrojnë rendin ndërkombëtar dhe Kartën e KB.

Por, thotë, pas aksioneve në Venezuelë, është e qartë se rendi ndërkombëtar i të drejtës dhe Karta e KB nuk funksionojnë më.

"Ajo çka dikush do të mbajë seanca të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku do të dëgjohen mendime të ndryshme, rezultati do të jetë i njëjtë-bota dominohet nga e drejta e forcës, e drejta e më të fortit. Kush është i fortë të shtyp. Ky është i vetmi parim i politikës moderne që egziston sot në botë. Parime të tjera nuk egzistojnë. Mjafton të shikojmë se si dhe në çfarë mënyre reaguan përfaqësues të caktuar të institucioneve europiane ndaj zhvillimeve në Venezuelë, ku kanë interesa të vogla për të zëvendësuar Maduron dhe sërish nuk mundën të thonë diçka sepse frikësohen se kush e ka radhën, Groenlanda, ku sërish do të dështojë uniteti europian. Shikoni se nuk ka më askund parime", tha Vuçiq.

Seanca ishte planifikuar pas zhvillimeve në Venezuelë kur operacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro, shkaktoi alarm në mbarë bashkësinë ndërkombëtare.

Për një vit e gjysmë kapacitetet e Ushtrisë së Sërbisë do të dyfishohen

Vuçiq në mbledhjen e Këshillit ka biseduar dhe për mënyrat e plotësimit të njësive speciale të Ushtrisë së Sërbisë, për armatosjen, investime të tjera në industrinë ushtarake dhe për përmbushjen e rezervistëve.

"Do të pasohet me forcim të ndjeshëm të kapaciteteve ushtarake për një vit e gjysmë. Do të thoja se do t'i dyfishojmë kapacitetet tona ushtarake, çka nuk është e lehtë, sepse nuk jemi ushtri e vogël dhe e dobët siç ishim deri në vitin 2015", informoi presidenti i Sërbisë.

Tha se për një vit e gjysmë, përveç kapacitetit njerëzor i cili do të rritet me rreth 30%, fuqia e zjarrit e armatës sërbe do të rritet me 100% pasi një pjesë e armatimit do të jetë prej prodhimit vendas, ndërsa pjesa tjetër do të blihet nga jashtë.

"Kjo është e vetmja formë dhe mënyrë e sigurt për të mbrojtur vendin në të ardhmen dhe e vetmja pengesë e vërtetë", tha Vuçiq, duke shtuar se shembulli i Venezuelës tregon se çdo vend duhet të mbështetet tek vetja, sepse edhe nëse dikush nga rajoni "ecën kundër Sërbisë"-askush nuk do t’i ndihmojë veç vetes.

"Nuk do të n’a sulmojë SHBA, as fuqitë e mëdha, ndërsa ato nga rajoni këtë nuk e bëjnë si lodër. Punuan me urdhër të dikujt tjetër, jo për të dekurajuar Sërbinë, por në këtë botë të çmendur, brenda natës gjithçka ndryshon dhe veprimet mbrojtëse shndërrohen në sulme. Detyra jonë është të jemi gati dhe do të jemi gati dhe të përgatitur", tha Vuçiq dhe shtoi se kjo është dhe arsyeja e sulmit ndaj tij, si dhe ndaj Ushtrisë së Sërbisë.

Ai tha se njësitë speciale ushtarake-Brigada e 72-të e Operacioneve Speciale, Njësia e 63 e Parashutistëve dhe "Kobrat" duhet të jenë të mirëplota dhe sigurisht, thotë ai, të kenë kushte më të mira pune dhe jetese. E njëjta dhe me njësitë speciale policore-Xhandarmërinë, Njësinë Speciale Antiterroriste, Brigadën Policore dhe të tjera.

"Të gjitha këto i them, sepse jam i sigurt se do t’a ruajmë paqen. Do ruajmë paqen me të gjitha forcat tona. Ne paqen e ruajmë duke mos sulmuar askënd, por duke pasur forcë të madhe parandaluese", ka qenë i qartë presidenti i Sërbisë.

Pozita e Sërbisë e qartë-rasti i Venezuelës është shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Vuçiq tha se pozita e Sërbisë për rastin e asaj çka po ndodh në Venezuelë, është e qartë si përherë.

“Jemi vend i vogël, dëshirojmë miqësi dhe me SHBA dhe me të gjithë, por detyra jonë është të themi se egziston shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe kjo është mëse e qartë.

Ky është imponimi i legjislacionit të brendshëm dhe supozimi dhe dominimi i legjislacionit të brendshëm mbi normat ligjore ndërkombëtare. Nuk mundet që legjislacioni i brendshëm të ketë dominim tek e drejta ndërkombëtare. Këto janë qëndrimet e Sërbisë”, theksoi Vuçiq.

Sërbia, shtoi ai, dëshiron që populli miqësor i Venezuelës, i cili përherë ka qenë pranë popullit sërb, të rimëkëmbet dhe të ndërtojë vendin e vet.

“Dhe do të jetë shumë e vështirë, sepse as ata që erdhën, as ata që thonë se do të vijnë, nuk janë tamam çlirimtarë”, vuri në dukje Vuçiq duke përmendur se Sërbia përvojë të tillë e ka patur në vitin 1999 dhe 2000.

Tha se situata nuk është më e mirë as në lindje, duke përmendur si shembull Sirinë.

Ndaj përsëriti se, përveç nesh, për Sërbinë askush nuk do të luftojë, ndaj është e rëndësishme që ekonomia e vendit të vazhdojë të forcohet.

Shtoi se mund të presim vazhdimin e veprimeve të ngjashme, si ato të djeshmet dhe nga ana e SHBA, ashtu edhe nga ana e vendeve të tjera.

“Sepse nesër, kush do të thotë, nëse ndodh në lindje të Europës apo në Azi, se kjo është hera e parë...” pyeti Vuçiq.

Përcolli se me seancën e Këshillit, i’u dha një urdhër Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe ASI dhe ASHU të bëjë analiza të Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare amerikane.

Tha se SHBA morën mbështetjen e vetëm tre vendeve latinoamerikane për sulmin ndaj Venezuelës, nga Argjentina, Ekuadori dhe Panamaja, ndërsa disa kërkuan respektimin e ligjit ndërkombëtar, por dy më të rëndësishmet kundërshtuan fuqishëm ndërhyrjen amerikane-Meksika dhe Brazili, ndonëse presidenti brazilian Lula Da Silva nuk është mik i Nikolas Maduro.

Shtoi se nga BE erdhën reagime kënaqësie pasi nuk ka më Maduro, por që duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare.

Presidenti Vuçiq, duke i’u përgjigjur pyetjes në lidhje me njoftimin në rrjetin social se duhet të orjentohet nga Rusia drejt Perëndimit, tha se për të Sërbia është gjithçka.

"Nëse dikush do të sulmonte këtë vend, të gjithë në familjen time do t’a mbronin këtë vend dhe nuk do të shkonin askund tjetër. Ndërsa jam i sigurt se kjo nuk do të ndodhë, pasi po e ruajmë me politikë të zgjuar paqen", theksoi ai.

Ai tha se Tito nuk i donte kurrë rusët, ashtu sikurse as Millosheviqi, i cili u besonte atyre.

Vuçiq tha se kur e pyeti Sllobodan Millosheviqin se përse nuk e ndaloi agresionin ndaj Sërbisë më herët kur pa se rezistenca ishte e pamundur, kurrë nuk mori përgjigje.

"Kurrë nuk mora përgjigje mjaftueshëm të mirë. E pyeta edhe një herë dhe tha se po priste rusët dhe kinezët dhe duhej t’a dinte se nuk kishte asgjë të tillë dhe se kjo ishte puna e presidentit", spegoi ai.

Kjo, sikurse shtoi, ashtu siç pyeti rusët shumë herë përse braktisën Kosovën.

"Pyeta rusët shumë herë se përse braktisën Kosovën e Metohinë dhe kurrë nuk mora përgjigje racionale. Të gjitha përgjigjet ishin pa lidhje. Sigurisht, kishte marrëveshje në nivel më të lartë të fuqive të mëdha rreth sferës së ndikimit. Nuk kam fare dyshime për këtë. Se për çfarë saktësisht u dakordësuan, kurrë nuk munda t’a mësoja dhe me gjasa kurrë nuk do t’a mësojmë", tha Vuçiq.

I pyetur për reagimin e Rusisë ndaj zhvillimeve në Venezuelë, tha se ishte e pritshme dhe e përshtatshme nga pikëpamja e tyre.

"Dënuan shkeljen e së drejtës ndërkombëtare. Në momentet kur kanë konfliktet e tyre të cilat janë të mëdha, nuk është për të pritur të ndihmojnë një vend kaq larg. Le të mos mashtrohemi se dikush do të na ndihmojë me armatim dhe ushtarë, kjo nuk do të ndodhë. Nuk ndodhi asgjë e papritur", tha ai, duke kujtuar se gjithçka ishte njësoj në lidhje dhe me Sirinë.

Vuçiq tha se SHBA nën konkurrentin e vetëm Kinën, janë fuqia e vetme në botë.

Kjo, thotë ai, mund të ndryshojë, sepse Kina po rritet seriozisht ekonomikisht dhe ushtarakisht, por Amerika është ende fuqia dominuese.

Vuçiq në fund kujtoi se Venezuela ka qenë gjithmonë aleate e Sërbisë për çështjen e Kosovës dhe për të gjitha çështjet e tjera dhe se kur dikush dhe populli i dikujt fyhen, duhet të mendojmë se çfarë lloj dëmi po i shkaktojmë vetes.

"Nuk isha i sinqertë deri në fund të thosha se çfarë mendoj për këtë aksion që të mos dëmtojmë raportet tona me SHBA” theksoi presidenti i Sërbisë.