Vuçiq në Moskë: Nuk kemi të drejtë që të luajmë me rishikimin e së kaluarës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili sot udhëtoi drejt Moskës ku do të marrë pjesë në përvjetorin e Ditës Kundër Fashizmit, ka thënë se populli sërb nuk ka të drejtë që të luajë me rishikimin e të kaluarës pavarësisht viktimave që solli Lufta e Dytë Botërore. Lidhur me kritikat ndaj Sërbisë në Parlamentin Europian dhe komenteve të europarlamentarëve kroatë se Sërbia duhet të pranojë krimet, pyeti nëse është kjo që Sërbia duhet të njohë Jasenovacin, gllabërimin e Kosovës apo aleancën ushtarake me Shqipërinë e Kosovën.
“Për një ditë e gjysmë jam i sigurt se këtu do të mbahet manifestim madhështor me rastin e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin. Dhjetëra milionë njerëz vdiqën që ne të mund të jetonim normalisht sot. Nuk kemi të drejtë të luajmë me rishikimin e së kaluarës, si popull që vuajti nga pushtuesi nazist gjerman dhe shërbëtorët nazistë në rajon, të cilët luftuan kundër popullit sërb”, tha Vuçiq për RTS.
Ky i fundit shtoi se është krenar se si president i Sërbisë, do të jetë në gjendje të marrë pjesë në përvjetorin e fitores ndaj fashizmit, duke kujtuar se nuk ishin sërbët që pritën avionët dhe tanket e Hitlerit me lule dhe me britma gëzimi.
Vuçiq theksoi se vizita në Rusi është e rëndësishme edhe për arsye racionale, pasi ka të bëjë dhe me kontratën e furnizimit me gaz dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë.
Kur është fjala për ndalimin e fluturimeve mbi Letoni dhe Lituani, Vuçiq tha se është kundër masave reciproke.
“E kuptoj përse e bërën këtë ata, por kurrë nuk do të tentojnë të kuptojnë se përse shumica e popullit tonë nuk i kupton ata” shtoi Vuçiq.
Ky i fundit kujtoi se shumë vende europiane, së bashku me SHBA, bombarduan Sërbinë, në kundërshtim me të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare çka dhe sot, vëren, 26 vite më vonë, të gjithë e dinë shumë mirë dhe "nuk interesohet ta pranojnë".
“Në vend që të sillen lehtësisht ndaj nesh, çka do të ishte logjike të thonë se kanë bërë padrejtësi një vendi të vogël, një populli të vogël krenar, nga pikëpamja e tyre-‘u morëm atyre 14% të territorit e çfarë tjetër kërkojmë, na bërtasin, thonë se kishim të drejtë që i bombarduam, vramë 2,500 njerëz, që vdiqën kaq shumë fëmijë...’ A duhet t’u themi atyre se është e mrekullueshme që na e morën Kosovën? Na thonë me kë të mos flasim dhe kur u themi të mos e njohin Kosovën, përgjigjen se kjo është gjë e mbyllur dhe se duhet të shikojmë drejt së ardhmes”, tha Vuçiq.
Kur bëhet kjo kështu, atëherë është e qartë se të gjithë nuk mund t’i përgjigjen racionalisht, kështu që pasojnë kërcënimet, frikësimet dhe fyerjet, sikurse nga raportuesi Tonino Picula apo të tjerë, nënvizoi Vuçiq.
Sërbia të pranojë krimet? Jasenovac, rrëmbimi i Kosovës?
“Njerëz si Picula flasin për ndryshime në Sërbi dhe se Sërbia duhet të njohë të këqijat dhe gjërat e tmerrshme që ka kryer kundër popullit të vet.. A është ky Jasenovaci? A është rrëmbimi i Kosovës? A është aleanca ushtarake me Shqipërinë dhe të ashtuquajturën Kosovë dhe doni të zgjeroheni dhe drejt Bullgarisë për të rrethuar Sërbinë. Dhe ne të gjithë budallenj dhe naivë që themi-vetëm na gjuani dhe ne do të bëjmë sikur nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh”, tha presidenti Vuçiq.
Pyetjes nëse pret pasoja nga vizita e tij në Rusi, tha se beson se do të ketë, por mbi të gjitha për veten e tij, jo për Sërbinë, duke shtuar se ka mjaft eksperiencë të dijë se nderi, fytyra dhe krenaria nuk mund t’i jepen dhe shiten askujt.
Ai tregoi se i’a kishte premtuar Putinit mbërritjen e tij dhe askënd nuk kishte gënjyer se do të vinte, se këtë u’a kishte thënë zyrtarëve dhe liderëve europianë, dhe së fundmi dhe në bisedë me ministrin e ri të punëve të jashtme të Gjermanisë, Johan Vadeful.
"Ne këtu kemi gjëra të rëndësishme, duhet të sigurojmë furnizimin me gaz. Unë jam këtu për të luftuar për popullin dhe vendin tim dhe nuk më intereson se çfarë do të thotë kushdo në botë. Askush nuk më zgjodhi në Riga, Talin... Imagjinoni sikur atyre t'u thoshim se 14% e territorit të tyre nuk u përket atyre, apo 14% e territorit të Ukrainës. Por kurrë. Do të sulmohem tmerrësisht që jam këtu në Moskë", spegoi Vuçiq.
Ky i fundit kujtoi se Rusia nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, në dallim nga ata që do të donin të shkonin drejt së ardhmes pa vështruar të kaluarën.
Shprehu besimin se Sërbia do të mbetet në rrugën europiane dhe "nëse bëjnë diçka-do ta ndëshkonin".
Njoftoi se nesër takimin e parë do t’a ketë me patriarkun Kiril, të cilit do t'i dorëzojë urdhrin dhe po nesër do të takohet edhe me presidentin e Kazakistanit, Zhomart Tokajev.
“Po shikoj se si Fico do të mbërrijë në Moskë. Është e pabesueshme që vend anëtar i BE t’i ndalohet ardhja, veçanërisht pas fatit tragjik që pati”, shtoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se nesër në mbrëmje do të ketë darkë për të gjithë liderët ndërsa pasnesër, pas paradës dhe dreke e përbashkët, do të takohet me presidentin e Kinës, Si Gjinping e më pas me shefin e shtetit rus Vladimir Putin.
"Me Putinin do të diskutoj rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme bilaterale, nga gazi, përmes NIS, shinave, qendrat e dispeçerimit dhe bashkëpunimi politik", spegoi presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit tha se është nder i madh që lideri i një vendi të vogël ka mundësinë të takohet me dy nga tre ose katër liderët më të fuqishëm të botës.
“Përsa i përket rrugës europiane, Sërbia do të qëndrojë në këtë rrugë dhe unë do t’a pranoj ndëshkimin ndaj vetes”, përsëriti Vuçiq.
I pyetur përse u prit kaq shumë gjatë reagimi nga SHBA në lidhje me kthimin e tij të parakohshëm në Sërbi për shkak të sëmundjes, tha se do të shikohen disa gjëra për të cilat nuk do të flasë.
"Nuk dëshiroj foto me Trampin, por të bisedoj me të. Kam qenë pesë herë me Trumpin. Mua fotot nuk më interesojnë por çfarë mund të bëj për popullin tonë. Respektoj presidentin amerikan, besoj se po bën gjëra të mira. Mua më vjen keq që nuk arritëm në takimin me Besantin dhe Grenellin. Nuk do të shkoj kund për t'u argëtuar, ashtu sikurse as këtu, por të bëj gjëra për qytetarët tanë", shtoi ai.
Tha se priste “linçim të përgjithshëm” në takimin e Komunitetit Politik Europian në Shqipëri.
0 komentet