Vuçiq: Në Mynih me Kameronin dhe Piçin për Kosovën, askush nuk ishte i lumtur për atë që bën Prishtina
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq bën të ditur se gjatë kësaj dite ka patur bisedime të rëndësishme në Mynih ku ka marrë pjesë në konferencën e sigurisë, ndërsa një nga temat ka qenë edhe Kosova duke thënë se askush nuk ishte i lumtur për atë që po bën Prishtina ashtu dhe sikurse duhet të gjenden zgjidhje për situatën pas vendimit që në Kosovë të ndalohet funksionimi i dinarit.
Vuçiq ka thënë se është takuar me shefin e diplomacisë britanike Dejvid Kameron dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor të këtij vendi Stujart Piç.
"Një nga temat më të rëndësishme ishte dhe Kosova. Me britanikët kam patur bisedë të mirë, korrekte, të hapur por jo të lehtë. Biseduam rreth katër temave-Kosova, rajoni, marrëdhëniet bilaterale dhe ato ekonomike. Përherë kam menduar edhe për Kosovën, popullin tonë në Kosovë, por edhe për zhvillimin ekonomik të Sërbisë” ka bërë të ditur ai.
Vuçiq tha se ka zhvilluar bisedime edhe me komisarin europian Johanes Han.
"Kam patur jo bisedë të shkurtër me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen. Biseda ishte më e gjatë sesa mendoja. Kam patur takime të rëndësishme edhe me njerëzit e BERZH e rëndësishme për ne për shumë arsye“ u ka thënë ai gazetarëve.
Ai tha se ka marrë pjesë në fjalimin e mbajtur nga Kamala Haris dhe se do të ketë bisedime me kongresmenë amerikanë, si dhe darkë me delegacionin amerikan në tubimin e Mynihut. Njëkohësisht pret që të nesërmen të bisedojë rreth Kosovës edhe me Zhozef Borellin.
"Nuk më ftoi në kafe... pasi ata kërkuan takim dypalësh, sigurisht (do bisedohet për Kosovën)", ka thënë presidenti i Sërbisë.
Pyetjes në lidhje me takimin e nesërm me deputetin e Bundestagut Piter Bajer dhe nëse pret që Gjermania të jetë e ashpër ndaj Prishtinës, Vuçiq u përgjigj se pret që ata përherë janë të ashpër ndaj Sërbisë.
"Pres që ata të jenë të ashpër ndaj nesh dhe shpresoj se kjo të mos jetë kështu dhe mundet që të kenë hije të mirë kuptueshmërie. Që mos t’u shesim mjegull njerëzve. A mundet që ata të ndryshojnë qëndrim? Kurrë asnjëherë, veçse çështja është dëshirojnë të kuptojnë pozicionin tonë dhe në cilën masë", ka thënë Vuçiq.
I pyetur se çfarë ka dëgjuar sot në të gjithë bisedimet, rreth lëvizjeve të Prishtinës, përfshirë edhe ndalimin e dinarit, ai u përgjigj se dëgjoi madje dhe se Britania e Madhe doli me letër të ashpër për këtë çështje.
"Askush nuk është i lumtur për atë çfarë bën Prishtina. Por unë nuk jam nga ata që deklaron lajme të mëdha, ndërsa nuk jemi në gjendje t’u tregojmë qytetarëve se mundëm të bënin diçka. Ne paratë duhet t’ia japim popullit. I kemi por dikush nuk do që t’ua japim njerëzve. Zgjidhjen duhet t’a gjejmë ashtu apo kështu. Ndërsa përse i duhet kjo dikujt, përse dëshirojnë të provokojnë dhe çfarë mendojnë me këtë të arrijnë në planin afatgjatë? Nuk jam i sigurtë nëse kanë zgjedhur rrugën e duhur", ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme çështja për Sërbinë mbi të gjitha për sërbët e Kosovës.
Vuçiq ka thënë se lajmi qëndror në forumin e sigurisë së Mynihut është vdekja e Aleksej Navalnit.
Vuçiq bën të ditur se pasdite vonë ka patur bisedime për tema ekonomike, pasi nisi të bisedojë me investitorë të ndryshëm me njerëz nga qeveria gjermane që merren me investimet, me të cilët ka në konsideratë tërheqjen e investimeve të mëtejshme.
“Çfarëdo që të bëjmë, si të punojmë të kemi në kokë dhe 2027 dhe Ekspozitën, si dhe çfarë duhet për të arritur deri atëherë. Këto nuk janë qëllime të arritshme kaq lehtësisht, por do t'i arrijmë”, nënvizoi ai dhe shtoi se duhen shumë investime të reja.
Kur është fjala për takimin me presidenten e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Vuçiq përmendi se Sërbia është vendi i pestë me nivelin më të lartë të bashkëpunimit me BERZH pasi norma e tyre e interesit është më e ulëta.
Ai tha se po mundohet që me këtë bankë të marrëveshohet në financimin e rindërtimit të shumë rrugëve lokale në Sërbi, pasi dëshiron që të gjithë qytetarët në Sërbi të shikojnë se qeveria punon për ta, e jo për numra.
“Atyre duan të bashkëpunojnë me Sërbinë, sepse e dinë se nuk ka probleme dhe se Sërbia lehtësisht i kthen paratë, por kjo inkurajon rritjen dhe zhvillimin”, tha Vuçiq, duke shtuar se dëshiron të tërheqë kompanitë më të fuqishme në botë për të investuar në Sërbi.
Vuçiq shtoi se nuk dëshiron t'u përgjigjet insinuatave të ndryshme sesi është i izoluar në tubim, sepse fjalë për fjalë „nuk ka askush që nuk do t‘a takojë në Mynih".
Pyetjes nëse mund të veçojë takimin më të rëndësishëm, ai tha se ka pasur bisedë jashtëzakonisht të rëndësishme për Sërbinë, por pikërisht për këtë nuk mund të japë detaje.
“Biseda ishte për prosperitetin ekonomik të Sërbisë. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të kemi lajme të mira për qytetarët”, tha Vuçiq.
Presidenti i uroi edhe një herë qytetarët për festën dhe i falënderoi për mënyrën dinjitoze të kremtimit të festës së Ditës së Takimit.
0 komentet