Vuçiq: Nëse dikush nuk është i gatshëm të flasë, e lëre më të zbatojë BKS-në, nuk e di se çfarë kuptim ka
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot dhe nesër do të ketë takime me të Dërguarin të Posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Vuçiq tha se para nisjes për në Ohër do t'u drejtohet qytetarëve për t'i informuar se çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme.
“Më lejoni të mos them shumë për takimin me Miroslav Lajçak. Do të jem me të sot dhe nesër dhe do të përpiqem të punoj, të shoh se çfarë është kjo, jo para së gjithash se çfarë do të ëndërrojmë dhe për çfarë do të flasim, por çfarë ne mund ta bëjmë, nëse dikush nuk është i gatshëm të flasë, e lëre më të zbatojë Bashkësinë e Komunave Serbe, nuk e di se çfarë kuptim ka. Sot do të flas me Miroslav Lajçakun, dhe të mërkurën ose të enjten do patjetër t'ju drejtohem para udhëtimit në Ohër dhe t'ju tregoj se si i shoh gjithçka, çfarë mendoj për gjithçka dhe çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme", tha Vuçiq.
Takimi Vuçiq-Lajçak është planifikuar të mbahet sot në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, ndërsa pas takimit do të publikohet komunikatë për media.
0 komentet