Zeçeviq: Nëse Kurti vjen në Ohër me qëndrim se nuk ka BKS, është “bisedë e shurdhërve”
E vetmja gjë me të cilën mund të mburrej i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ishin zhvillimet e mundshme në bisedimet për disa tema të tjera të rëndësishme si energjia, thotë Sllobodan Zeçeviq nga Instituti për Studime Evropiane, transmeton Novosti.
Zeçeviq shton se nëse Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vjen në Ohër me qëndrim se nuk ka Bashkësinë e Komunave Serbe, atëherë kjo është “bisedë e shurdhërve”.
Ai beson se kur nuk ka përparim në bisedimet për Bashkësinë e Komunave Serbe, e vetmja gjë që mund të konsiderohet si progres janë bisedimet për tema të tjera të rëndësishme, për shembull për energjinë.
Në anën tjetër, Zeçeviq vëren se nëse Kurti vjen në Ohër me qëndrim se nuk ka BKS-në, atëherë është “bisedë e shurdhërve” sepse pala serbe nuk e dëshiron këtë.
“Kur është fjala për BKS-në, është e qartë se Kurti nuk do ta zbatojë atë që është dakorduar dhe se do të përpiqet të dëbojë popullatën serbe përmes presioneve dhe arrestimeve”, tha Zeçeviq.
Ai shton se kur bëhet fjalë për ofrimin e modaliteteve që nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, është e qartë se ato nuk mund të diskutohen dhe nuk e di pse do t'i ofrohej ndonjë model tjetër.
komentet