Vuçiq nga Davosi: Rruga e vetme për paqe e stabilitet është bashkëpunimi dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare
Burim: instagram buducnostsrbijeav
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ka marrë pjesë në panelin me temë ”Zgjerimi i horizontit të Europës”.
Vuçiq ka thënë se rruga e vetme për rikthimin e paqes dhe stabilitetit, qëndron tek bashkëpunimi dhe respektimi i të drejtës publike ndërkombëtare.
“Në kohët e ndryshimeve tektonike gjeopolitike, rruga e vetme për rikthimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe përparimit të mëtejshëm, qëndron tek kuptimi i ndërsjelltë, bashkëpunimi dhe respektimi i të drejtës publike ndërkombëtare. Qëndrojmë të fortë e të sigurtë vetëm nëse gjejmë mënyrën të punojmë bashkarisht ndaj sfidave dhe interesave të cilat janë të njëjta për të gjithë dhe këto janë siguria, stabiliteti dhe prosperiteti për të gjithë qytetarët tanë në mbarë kontinentin tonë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e Instagramit "budućnostsrbije".
0 komentet