Vuçiq: Nuk do ta njoh Kosovën, nuk jam për Kosovën pjesë e OKB, sa herë duhet ta përsëris

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Nuk jam për Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e saj dhe asgjë nuk do të bëj në favor të tyre, ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Sërbisë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti sërb ka thënë se shefi i grupit parlamentar të Partisë Popullore Mirosllav Aleksiq ka shprehur gënjeshtra të tmerrshme dhe e ka pyetur sesa herë duhet ta përsërisë që të ndalin këto shpifje, pasi kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk është për anëtarësinë e saj në Kombet e Bashkuara.

Vuçiq ka shtuar se deputetët e PP kanë dalë nga salla e kuvendit pasi i largohen të vërtetës si “hajdutë“.

“Imagjinoni, ka një filxhan me figurën e ujkut dhe kjo është dëshmi se je me Millorad Ulemekun. A është e mundur që e keni thënë këtë? Si e kujtuat, sikur të ishte vrarë kryeministri Gjingjiq në kohën time“ konstatoi Vuçiq.

Pyetjes se përse përfaqësuesit e Listës Sërbe ndodhen në llozhë, presidenti sërb i’u përgjigj “sepse përfaqësojnë popullin e K&M prej të cilëve kanë marrë mirëbesimin, ndryshe nga ndonjë tjetër që nuk ka marrë as tre vota".

“Këtu ndodhet i ulur Millan Radoiçiq i akuzuar nga qeveria shqiptare, e më pas e kanë tërhequr këtë akuzë, por edhe kaq mjaftoi për t’a shpallur atë vrasës, sepse kështu i’u pëlqen” ka thënë Vuçiq”.

Janë marrëzi, theksoi ai dhe se nuk duhet të thotë shprehimisht se nuk është për Kosovën në OKB.

“Po e përsëris pasi për disa njerëz nuk vlen të flasësh kaq herë: nuk jam për Kosovën në KB dhe nuk do ta njoh asnjëherë pavarësinë e saj dhe asnjëherë nuk do të bëj asgjë në favor të tyre. Ku është fundi i këtyre gënjeshtrave” ka thënë Vuçiq duke shtuar se e nis nga vetja kur flet për shantazh.

“Sërbia e Madhe me lider të madh në rajon? Në këtë moment jemi lider ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe ndajmë vendin e katërt dhe të pestë nga pesë plus një në rajon. Asnjëherë kurrë nuk jam mburrur për marrëdhënie të shkëlqyera me liderët ndonëse ndonjë prej tyre më ka vlerësuar“, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka theksuar se është gënjeshtër që Sllavko Simiq anëtar i Listës Sërbe, të ketë votuar për formimin e FSK.

„Si nuk ju vjen zor që shpikni, t'a bëni me shenjë këtë njeri. Askush nga LS nuk ka qenë në atë seancë. Përse e bëni këtë” ka thënë Vuçiq.

Përsa i përket njohjeeve, ai tha se ato janë kryer gjatë kohës qeverisjes së tyre dhe se ato vende sigurisht nuk kanë pritur shtatë vjet për të kujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Vuçiq ka ndarë të dhëna rreth suksesit shkollor të Aleksiqit, por edhe se ai dhe vjehrri i tij, Ljubisha Knezheviq, formuan Fondin për Përmirësimin e Burimeve të Qytetarëve, përmes të cilit, thotë ai, kanë tërhequr paratë e shtetit, kur vjehrri filloi të punonte për SHKP.

Vuçiq hodhi poshtë kritikat ndaj investimit kinez në Bor duke pyetur nëse duan të shfarrosin këtë investim dhe ndërkohë nënvizoi se është gënjeshtër se ka ndonjë lidhje me Bill Klintonin për të cilin tha se është takuar vetëm dy herë në jetën e tij.

“Gjithçka përcillet tek Vuçiq e jo në K&M. Të gjitha janë trillime” ka thënë presidenti sërb.

Ky i fundit ka bërë të ditur rritjen e subvencionimit tek fermerët për qumështin sërb dhe ka kërkuar mënyrën për ta bërë këtë, me qëllim rritjen e numrit të krerëve.